SHENJA TË FORTA SE PARTNERI JUAJ ËSHTË I DASHURUAR NË JU DERI NË VESHË

  • 22 May 2018 - 19:53
SHENJA TË FORTA SE PARTNERI JUAJ ËSHTË I DASHURUAR NË JU DERI NË VESHË

A shihet gjithmonë dashuria me syrin e lirë? A është fakti më i madh i dashurisë përmes dy fjalëve magjike "të dua", ose ato nuk vlejnë asgjë pa veprat tuaja. Në vazhdim lexoni se cilat janë ato shenjat bindëse se partneri juaj është i dashuruar deri në vesh me ju

TELEFONIN E LË 'PA ÇELËS'

Jorastësisht është në listën e gjërave të para. Sado që të tingëllon çuditshëm, sot obsesioni në telefona është e pranishme, e shumë 'pasuri' i mbajnë të kyçura fshehtësitë e tyre me çelësin e artë. Nëse partneri nuk i jep shumë vëmendje telefonit, kjo do të thotë se ju jeni më e rëndësishme për të - si dhe se nuk ka gjë për të fshehur.

NDRYSHON SHPREHITË E VETA

Ok, nëse personi juaj i dashur, për shembull, më së shumti dëshiron që fundjavën ta kalojë para ekranit televiziv dhe duke shikuar seritë e tij të preferuara, por për hatër të dashurisë ndaj teje pranon ta kalojë ditën përjashta - duke ngarë biçikletën, shëtitje dhe ngjashëm, atëherë duhet ta keni të qartë se është i dashuruar në juve deri në veshë. Shprehitë përfundimisht vështirë ndryshojnë, sikurse dhe njerëzit, por nëse kemi motivim për personin që pëlqejmë dhe me të cilin dëshirojmë të kalojmë më shumë kohë, atëherë gjithç- ka është e mundur.

JU BLEN LULE

Edhe pse pjesëtaret e gjinisë së bukur të çmendura pas luleve, meshkujt disi rrallë i blejnë. Ku qëndron problemi? Në fakt, nuk bëhet fjalë për lulet ekskluzivisht - kjo është metaforë për shenja të vogla të vëmendjes që do të thonë shumë. Është shenjë e mirë ku ju dhuron diçka të vogël krejt papritur, apo në një buqetë lulesh ju lë një porosi dashurie. Nëse partneri juaj është pikërisht i tillë dhe ka shije për ju, atëherë kjo është shenjë se ju dashuron.

MUND TË KALOJË ORË TË TËRA DUKE BISEDUAR ME JU

Gjinia e fortë shpeshherë nuk flet shumë. Bota e meshkujve është botë në vete dhe në atë botë shpesh vend zë loja e futbollit, lojërat etj. Nëse partneri juaj më me dëshirë ndan kohën për të biseduar me ju, sepse kjo e plotëson, ky është tregues i shkëlqyeshëm që jeni në lidhje me një mashkull që bën me dije se ju dashuron.

DËGJON KËSHILLAT TUAJA

Mos ta harrojmë atë krenarinë prej një mashkulli, që jo rrallëherë di të jetë prej guri dhe gjithmonë vështirë e pranojnë se kanë gabuar diku. Por, nëse dikë vërtetë e dashurojnë, kjo do të thotë se pos ndjenjës së adhurimit, ka respekt për juve dhe se gjithmonë i interesojnë temat që i hapni ju.

ME JU NDAN USHQIMIN E PREFERUAR

Dhe krejt për fund, një dëshmi "joserioze" se është i dashuruar në juve deri te veshtë. Por, vajzat nuk do ta vërenin. Nëse ndan një pjesë të ushqimit të tij të preferuar, për t'jua dhënë juve, e është mjaft i uritur në atë moment, apo jua lë kafshatën e fundit juve - mos e nënvlerësoni. 

(Kosova Sot)