Mëso këto 4 sekrete dhe çmende partnerin në seks

  • 23 May 2018 - 22:47
Mëso këto 4 sekrete dhe çmende partnerin në seks

Iku koha kur meshkujve u interesonte vetëm akti final! Tashmë e kanë mësuar “hilenë” dhe kanë zbuluar që rruga për te akti final fal gjithashtu shumë kënaqësi. Një mashkull nuk përpiqet t’i kodojë mesazhet në shtrat, i jep ato të gatshme, por si gjithmonë femra përpiqet të kapë kuptimet e fshehta,ndonëse ato rrallë ekzistojnë.

Në një marrëdhënie seksuale, duhet të kalosh disa hapa që të dy partnerët të marin kënaqësinë në shtrat, tani bëhet fjalë për gjininë mashkullore dhe gjërat që duan ata nga partnerja e tyre kur janë duke kryer marrëdhënie seksuale.

Të përdorni fjalë të pista

Sepse vetëm të bërit seks nuk mjafton. Ndaj vajza, nuk ka gjë më eksituese për një mashkull nëse i pëshpëritni gjatë kohës që kryeni marrëdhënie dhe e siguroni që gjithçka po shkon mirë. Ata duan të flasin fjalë të pista, por kur këtë gjë e bën partnerja e tyre, kënaqësia nuk ka fund.

Mund ta merrni situatën në dorë

S’është nevojë të nxjerrësh kamxhikun e çizmet e lëkurës për t’u treguar shefja. Mund të jetë diçka kaq e thjeshtë sa ta shtysh lehtë në krevat e të vendosësh krahët rreth tyre ndërkohë që ti je sipër.

Mund t’i propozoni pozicione të reja

Mos ngurroni apo mos keni turp t’i kërkoni atij gjëra që nuk i keni provuar më parë. Meshkujve iu pëlqen shumë kur i “sfidoni”, edhe në seks.

Vajza, lëreni t’ju shikojë

Sepse stimulimi vizual i bën meshkujt të tërbohen. Madje të zgjedhësh një pozicion mbrapsht, ku ata mund të shohin tamam se çfarë po ndodh, është shumë eksituese.

 

(Kosova Sot)