Roman dashurie: Ai i verteti (9)

  • 26 May 2018 - 14:13
 Roman dashurie: Ai i verteti (9)


Kuru pas një ore hyri në banesë, nëna e uli në kolltukun e saj dhe po e shikonte. - Nuk ke ngrënë asgjë tërë ditën? Doruntinën e befasoi kjo pyetje. Për një kohë të gjatë nëna nuk ishte interesuar për oreksin e saj. - Nuk kam uri. - Je e pikëlluar për shkak të tij? Sërish një pyetje e papritur! Sarandën e bënte konfuze shikimi i saj. U ul në divan pranë nënës dhe i mbylli sytë për një moment. - Për shkak të kujt? Nëse mendon për Rinorin, nuk e di prej nga kjo pyetje. - Nuk të ka marrë me vete, e për këtë je e pikëlluar. - Nuk është pikëllimi në pyetje, jam më shumë e zbrazët sepse mezi prisja që të shkoj në pushim veror. E tani është tepër vonë që të organizoj diçka. - Mendoj se nuk dëshiron t'ia pranosh vetes disa gjëra. Kjo bisedë po shkonte në një drejtim të çuditshëm. Për një kohë të gjatë nëna nuk e kishte analizuar. Ajo vetëm e kishte kritikuar. Për këtë arsye Saranda vendosi që ta pranojë temën edhe pse i pengonte fakti se po flitej për diçka që edhe e lëndonte. - Cilat gjëra, nënë? - Të themi, se ti në njëfarë mënyre ende je e dashuruar në Rinorin. Edhe pse nuk i qeshej, Saranda pas kësaj qeshi me gjithë zemër. - E dashuruar? Jo, nuk jam. Tashmë për një kohë të gjatë kam kaluar nga ndjenjat e dashurisë në ndjenja të miqësisë. - Nuk do të thosha. Vetëm i ke fshehur ato në mënyrë që të mos lëndohesh. - Nënë, nuk ke të drejtë. Rinori dhe unë jemi miq të mirë . - Kjo dihet, por është fakt se ti nuk je indiferente. Për këtë arsye tani qëndron këtu dhe e shikon qiellin derisa ai e kalon kohën me ndonjë tjetër. Saranda u ngrit, kjo po kalonte sërish në kritikë, e një gjë e tillë i nevojitej më së paku. - Po shkoj të fle, jam e lodhur. - Po më shmang pasi që kam të drejtë? U ndal dhe e shikoi nënën. Vetëm para dy minutave dukej se po paraqitej një lidhje mes tyre, por tani shihet se ishte vetëm një iluzion. - Nuk ke të drejtë, por unë e di se nuk mund të ta dëshmoj. Natën e mirë. Nuk mori përgjigje. Shkoi në dhomën e saj me dëshirën për të qarë. Ndjehej shumë e vetmuar, e ajo vetmi po e shkatërronte më shumë se dikur shikimi në pasqyrë. Atëkohë së paku kishte justifikim për arsyen se nuk ishte e lumtur, por tani nuk mund ta gjente ndonjë arsye të mirë. Dukej se gjithçka ishte e kotë. Mendoi në Rinorin dhe Jehonën, e në mendime u dëshiroi të dyve pushim romantik. Dëshironte që miku i saj të jetë i lumtur. KAPITULLI 7 Pas dy ditëve shkoi para përfundimit të orarit të punës në bankë dhe kërkoi që të kthehet në punë pas një jave. Kolegët u habitën, por nuk pyetën shumë. Saranda gjithmonë dukej sikur dëshironte që disa gjëra t'i mbajë për vete, kështu që të tjerët nuk e pyetnin për jetën e saj, por prisnin që ajo të tregojë vetë nëse dëshiron. U ndal me portierin e moshuar i cili pas dy ditëve do të dilte në pension. Të gjithë të punë- suarit por largoheshin, ndërsa ajo u përshëndet me portierin para se të largohej nga banka. Sapo arriti në parkingun e bankës dhe u nis në drejtim të veturës së saj, në telefon i arriti një porosi. Rinori nuk i ishte lajmëruar fare dhe mendoi se ai i kishte shkruar porosinë. Menjëherë e gjeti telefonin në çantën e saj të madhe dhe po, ishte ai. I shkruante se por rrotullohej lakuriq nëpër rërë dhe se po pinte shumë birra. Kjo do të thoshte se ishte duke kaluar për mrekulli. Filloi që t'ia shkruajë një porosi, por nuk dinte çfarë t'i shkruante, në mënyrë që të jetë mjaftueshëm noshalante dhe ta bëjë të qeshë e të mos i duket si provokim. (vijon)

(Kosova Sot)