E gjeta të zhveshur në dush dhe…çfarë problemi ka djali tani me shoqen e dashnores?

  • 27 May 2018 - 17:38
E gjeta të zhveshur në dush dhe…çfarë problemi ka djali tani me shoqen e dashnores?

LETRA

E dashur Deidre,

Unë jam 24 vjeç dhe prej 3 vitesh jam i lidhur me një vajzë fantastike të cilën e dua shumë. Lidhja jonë shkonte më së miri, por kishte diçka që më bezdiste shumë… Ishte pikërisht shoqja e saj e ngushtë e cila vinte thuajse 3 herë në javë tek shtëpia jonë.

Edhe pse ia kisha thënë të dashurës që kjo gjë më bezdiste, ajo më thoshte se e ka mike dhe nuk mund t’i thoshte asgjë.

Kur u zgjova një mëngjes dhe e dashura ime kishte ikur në punë, mendova se dhe shoqja e saj kishte ikur bashkë me të. Por kur futem në tualet për të bërë dush, e gjej atë të zhveshur. U ndjeva në siklet dhe menjëherë u ktheva me kurriz, por ajo më tha që nëse doja mund ta shikoja.

Ajo ditë kaloi, por mua më ngeli mendja dhe në fakt e imagjinoja edhe kur bëja seks me të dashurën time. Një fundjavë e dashura iku me pushime tek prindërit e saj, dhe në mesnatë bie dera. E hap dhe ishte shoqja e saj, e cila më tha se kishte ardhur për t’i sjellë orën që e dashura ime kishte harruar tek ajo.

E futa brenda dhe në moment ajo u zhvesh dhe filloi të më prekte. Edhe pse u përpoqa t’i rezistoja, nuk munda dhe e hodha direkt në krevat. Seksi më të ishte i çmendur por të nesërmen i thash se ishte një gabim i madh dhe se nuk duhet ta përsërisnim kurrë më.

Ajo filloi të qante dhe të thoshte se ishte faji i saj, si dhe më kërkoi që të mos i tregoja të dashurës sime. Që prej asaj dite, edhe pse e mendoj, nuk kam bërë më seks me të sepse nuk dua të prish lidhjen time pasi e dua shumë të dashurën.

Dua t’i rrëfej asaj gjithë këtë gabim por kam frikë se mos ndahet”.

 

(Kosova Sot)