Roman dashurie:Ai i verteti (27)

  • 13 June 2018 - 16:00
Roman dashurie:Ai i verteti (27)

 E çfarë ke bërë me mua atëherë? - Me siguri për faktin se e kam kuptuar se më nuk jemi vetëm miq dhe mund t'ia thosha këtë. - Miqësia nuk është punë e momentin, por e përjetësisë. Për asnjë sekondë nuk ke mundur ta kuptosh se nuk jam më mikja jote. Mendoj se është diçka tjetër në pyetje, nuk ke ditur ta kontrollosh burrërinë tënde, ke menduar, siç e bën shpesh, më shumë me kokën e vogël se të madhen. Dhe tani, kur të vjen turp se çfarë ke bërë, dëshiron të më poshtërosh mua, të më fajësosh mua. Buzëqeshja e Rinorit nuk ishte më e sinqerta, por e bëri. - Për hir të Zotit, ti po më sulmon mua! Ti më ke kërcyer përreth qafës dhe më pas më ke puthur. - E ti nuk ke mundur të shtyhesh prapa dhe të më refuzosh? - Pse do ta bëja? Sikur ta kisha bërë këtë, nuk do të kisha as shoqe të mire as seks të mirë. Jam sjellë kështu pasi që miken e kisha humbur. E ti mendo më mire se si do ti arsyetohesh të dashurit tënd, se ku po gjendesh, dhe të mos gjejë në një vend ku nuk bën të jesh. - Ti mos u brengos për të dashurin tim! Nuk duhet të flasim për të këtu. Po flas për ty dhe për veten time. - E unë nuk po flas për këtë. Ta kam thënë atë që kisha. - Nuk mund të kontrollosh çfarë do të them! - Kjo frikë nga kontrolli do të shkatërrojë Doruntina. A e di se nuk është i tmerrshëm ai Jetoni, e as tjetri para tij? Ata nuk ishin problem, ata kanë folur çfarë dëshirojnë për ta kontrolluar veten e tyre. Problemi është kur një mashkull të kontrollon, e ti nuk e ke idenë, je e pavetëdijshme dhe mendon se gjithçka lejohet. - Pikërisht je kështu ti Rinor! - Ndoshta tani, e ke të lehtë kur kam fjetur me ty që të bëj gjithçka me ty, më beso, nuk je aq inspiruese për të kontrolluar. Por ka kush të sjell në vete ty. Ai i yti që ishte para restorantit, edhe pse e di se je me tjetrin në darkë, ai për të cilin djersitesh dhe merr frymë thellë, duhet të presë nga gjysmë ore. Ai është ai i duhuri për ty. Nuk ke merituar më mirë. E tani shko, unë kam kohë dhe do të merrem me disa femra interesante. Nuk kishte se çfarë t'i përgjigjej, fytyra e saj ishte skuqur dhe ishte plor me mllef e zemërim. Gjëja më e keqe ishte pikërisht ajo se që të dy ishin të vetëdijshëm se diçka e tillë për të parën herë po ndodh në jetën e Doruntinës - për të parën herë dikush po e braktis ashtu, po e hedh nga banesa dhe po sillet ndaj saj thuajse ishte një person që nuk ekzistonte fare. Natyrisht, kur bëhet fjalë për meshkujt. Ajo ishte mësuar që njerëzit të jenë jo të mirë ndaj saj, por jo sikur në mënyrën që kishte reaguar Rinori. (vijon) 

 

(Kosova Sot)