Roman dashurie: Ai i verteti (31)

  • 17 June 2018 - 17:03
Roman dashurie: Ai i verteti (31)

 Nuk ka rëndësi. Edhe pse nuk mund të thuhej se si ishte katastrofale, se sa dikush do të mund të kuptonte në bazë të fjalëve të tij, Doruntina nuk kishte durim që ta ngushëllojë. Më e keqja ishte se ajo pa vetëdije filloi që t'i krahasojë Drenin dhe Rinorin në shtrat. - Këtë e thua sikur dëshiron që të më heqësh qafe. E dinte se i duhej që ta ndryshojë sjelljen e saj, përndryshe Dreni do ta humbte besimin në burrërinë e tij, e kjo pas një varg reagimesh zinxhirore kishte sjellë deri te fakti që ai të fillojë ta urrejë atë dhe ta konsiderojë fajtore për problemet e tij. Për këtë arsye iu afrua, e përqafoi dhe e vendosi kokën në gjoksin e tij. - Hera e parë rrallë mund të jetë e shkëlqyeshme. E edhe jemi të lodhur, kemi punuar dhe jemi rraskapitur. Hera e ardhshme me siguri do të jetë më e mirë. Nuk besonte në atë që e thoshte, por ashtu dëshironte. - Unë nuk do të pres gjatë për ta përmirësuar këtë, do të ta dëshmoj në mëngjes. Ajo qeshi, por më pas e kuptoi që diçka nuk është në rregull në atë fjali. - Nuk do të mundesh në mëngjes, por lëre për ndonjë herë tjetër. - Pse? - Nuk do të fle këtu. - Ke thënë se do të flesh! Pse e ndryshove mendimin? Për shkak të kësaj që ndodhi? Doruntina me të vërtetë kishte mbledhur guximin dhe i kishte thënë nënës se natën do ta kalojë te i dashuri. Kurrë nuk kishte thënë një gjë të tillë por edhe nëna e saj kurrë më parë nuk kishte reaguar më qetë ndaj dëshirave të Doruntinës. - E kur do të shkojmë te mjeku? Pasnesër? - Po, pasnesër. - Mirë. Kjo ishte e tëra. Do të thotë, ajo ka mundur pa problem që të flejë te ai, por nuk dëshironte. Thjesht ndihej e tepërt në atë shtrat. - Kam menduar se do të qëndroj te ti, por kam frikë për nënën, kështu që është më mirë që ta dërgoj në mëngjes. Ka kohë, do të fle një herë tjetër. Shihej se ai nuk ishte indiferent, por e pranoi vendimin e saj. Pas një ore ajo tashmë ishte në rrugë për në shtëpi.

KAPITULLI I NJËZETETRETË

Nëna u befasua kur e pa në mëngjes duke dalë nga dhoma dhe duke shkuar në banjë. - Ti ke fjetur këtu? - Po. Ndryshova mendjen. A do t'ia dalësh të vishesh për 20 minuta e të shkojmë te mjeku? Do t'i lajmëroj në punë se do të vonohem. - Nëse ti dëshiron, mundemi... Por kam vënë kafen, mund ta pimë nga një para se të nisemi? - Në rregull. Pas disa minutave ato ishin duke pirë kafe në dhomën e ditës. Doruntina pothuajse kishte harruar kur e kishin bërë për herë të fundit një gjë të tillë. - Çfarë ndodhi mbrëmë? Kureshtja e nënës kurrë nuk hynte në hollësitë e jetës së vajzës jashtë shtëpisë. Për këtë kjo pyetje ishte shumë habitëse. - Asgjë. Pse po pyet? - The se do të flesh tek ai. - Nuk munda të fle tek ai. - Nuk ishte i mirë, apo jo? (vijon)

 

(Kosova Sot)