Roman dashurie: Ai i verteti (32)

  • 18 June 2018 - 16:43
Roman dashurie: Ai i verteti (32)

Vajza u trondit dhe e shikonte gruan përtej rrugës. Këtë pyetje do ta priste në kombinim me një ironi akuzuese, por mori një të buzëqeshur, nga pak të varur në buzë dhe me mbylljen e njërit sy. Nëna tallej me të, nëse kishte guxuar t'u besonte syve të saj. Për të mos e prishur atë ndjenjën e re, kishte vendosur që edhe vetë t'ia kthente buzëqeshjen. - Mund të them që nuk është. - Do të thotë pikëllim? - Total. - Atëherë më mirë që je kthyer. E çfarë ka ndodhur me Rinorin? Tash e një kohë të gjatë nuk është, as nuk lajmërohet? Pas disa ditëve e ka ditëlindjen. Doruntina shumë shpejt e kishte llogaritur. - Për dhjetë ditë saktë. Jemi grindur. Nëna u duk sikur të mos ishte befasuar shumë nga ky fakt. - E për çfarë? - Epo, kush e di. Mendoj se shoqëria jonë ka zgjatur për së tepërmi dhe për së tepërmi është mbështetur në faktin se si shumë e re isha e dashuruar në të, e ai kishte zemër të mirë dhe kjo disi më ishte imponuar mua. Tashmë që të dy jemi të rritur dhe këto ndjenja kanë filluar të zbehen, e disa të reja po shfaqen, gjithnjë më të këqija se ato që ishin dikur. - A keni fjetur bashkë? Doruntina u trondit thuajse ishte lagur me ujë të ftohtë akull. As nga sjellja e saj e as nga reagimi, nuk po jepte shenja se kishte pasur diçka më shumë midis tyre. Këtë e vërejti menjëherë e ëma e saj. - Prej nga kjo tani nënë? - Keni fjetur apo jo? E kam ditur se një ditë kjo duhet të ndodhte midis jush. Ishte më shumë se sa e ditur, sidomos nga momenti kur e ke bërë këtë transformimin drastik në veten tënde. Mendoj se edhe ai ka qenë shumë i dashuruar në ty. Një buzëqeshje i depërtoi nëpër buzë, e Doruntina ia ktheu shpinën nënës në mënyrë që të buzëqeshje me gjithë shpirt. - Nënë, nënë, më bëre të qesh! Prej nga kjo marrëzi se ai mund të jetë i dashuruar në mua? Sikur Rinori të më kishte njohur në këto dy apo tre vitet e fundit, do të thosha në rregull, por, ne njihemi që nga vitet kur as unë nuk e doja veten time, e lëre më ai. - Ai për ty është lidhur mendërisht. Ndoshta nuk i ke pëlqyer se si dukesh nga jashtë, por se kishte diçka në ty që i ka pëlqyer, prandaj edhe nuk jeni ndarë kurrë. Por, kur tashmë je transformuar në një femër, për të kjo ishte një shok i vogël, jam e sigurt. Befas ai u gjend para një femre të bukur, pothuaj të përsosur, sipas shijes së tij. Por ti ishe e ndaluar për të, pikërisht për faktin se ishe shoqja e tij. Do të ishte interesante kjo teori, e kishte pranuar Doruntina, por edhe më tutje nuk po e besonte një teori si kjo. - Epo, kjo nuk ka rëndësi më. Rinori dhe unë jemi larg njëri-tjetrit sa toka dhe qielli,. . a po nisemi? - Vetëm t'i rregulloj paksa flokët dhe po marr dokumentet. - Në rregull pra, po të pres te dera. Derisa ato po shkonin te mjeku, Doruntina po e pyeste veten se çfarë po ndodhte me nënën, prej nga ky ndryshim, dhe atë për të mirë, kur ato dyja tash e një kohë të gjatë nuk kishin biseduar dhe nuk kishin analizuar gjërat. Dëshironte që gjithmonë të jetë kështu, por diçka thellë saj i thoshte se kjo nuk ishte e mundur. (vijon)

 

 

(Kosova Sot)