Ngjarje e vërtetë:SI E MASHTROVA BURRIN ME NJË VALLTAR TË RASTIT (8)

  • 18 June 2018 - 16:45
Ngjarje e vërtetë:SI E MASHTROVA BURRIN ME NJË VALLTAR TË RASTIT (8)

- E çfarë me foshnjën time, bashkëshortin tim - po e dëgjoja veten time duke e shtruar këtë pyetje. Në ndërkohë përfundimisht më la ai shok te mjeku dhe tani gjerë e gjatë ka filluar të m'i shpjegojë mundësinë e mjekësisë bashkëkohore. - Natyrisht se ekziston rreziku, por foshnja juaj ka gjasa që në këtë botë të arrijë krejt shëndetshëm - konkludoi në fund. Më duhet ta pranoj se kishte tingëlluar shumë optimiste. Për një moment madje po mund ta ndjeja një moment lumturie shkaku i shtatzënisë. Pak më vonë në korridor, pasi që ka dhuruar gjakun për analizë dhe u kthye me mëngën lart nga laboratori, Toni m'u afrua dhe shumë fort më kapi për dorë. - Do të qëndrojmë së bashku, Nita. Pa marrë parasysh se cili është rezultati i testit, ti je dhe gjithmonë do të mbetesh bashkëshortja ime. A më kuptove? Mbeta pa fjalë. Isha e mbushur me lot si pasojë e dashurisë dhe besimit të tij. E sikur ta dinte të vërtetën… Nuk guxoja as ta mendoja një gjë të tillë. Derisa shtatzënat e tjera mund të relaksohen dhe të lumtura të presin, te unë po shfaqeshin sulme paniku, vaj me ngërçe, por edhe vendosmëri që gjithçka të mbajë në vete. Nëse për shembull, sot kam qëndruar e shtrirë në shtrat pasi që nuk kisha vullnet për asgjë, dhe se gjithçka ishte e zezë për mua, të nesërmen do të vrapoja nëpër shtëpi thuajse po më ndjekin të gjithë djajtë. - Duhet të kesh më shumë besim, e dashura ime. Këto tanimë nuk janë punët tua! - Toni ishte i brengosur një ditë kur më takoi derisa po i pastroja dritaret e hipur mbi një karrige. Dhe derisa përfundimisht plot me nervozizëm po prisja rezultatet e testit, tek ai nuk po vërehej asnjë frikë. Po ashtu, për asnjë moment nuk ma kishte hedhur fajin mua. Përkundrazi, madje kishte hedhur dyshime se mos ndoshta ai më kishte infektuar mua. - M'u kujtua se si pesëmbëdhjetëvjeçar ai ishte operuar. Çfarë nëse atëherë më kanë infektuar e deri më tani askush nuk e kishte vërejtur këtë? Atëherë kjo do të thoshte se unë të kam infektuar ty! Më me dëshirë do të qeshja në teorinë e tij, madje do të qeshja me zë, për këtë teori naive. Toni po bënte gjithçka që mundte që unë të ndihesha mire dhe të mos jem e mjerë. Mes tjerash, ai po më dërgonte nga njëri dyqan i fëmijëve në tjetrin, duke më shtyrë të blej gjëra me ngjyra të lumtura për foshnjën. Kur përfundimisht rezultatet e testit ishin para nesh në tavolinë, të gjitha teoritë e Tonit me një të goditur ranë në ujë. -Por, nëse unë nuk jam i infektuar, atëherë kjo do të thotë se as Nita nuk mundet të jetë e infektuar, apo jo- te bashkëshorti im u shfaq një lehtësim kur mjekja i tha se nuk kishte dalë pozitiv në testin për HIV. - Kjo nuk do të thotë gjë … - tha ajo e pavendosur. - Vallë a nuk keni kurrfarë dije se ku keni mundur të infektoheni? Ja, tani përfundimisht e kishte parashtruar pyetjen që edhe ia kisha frikën. E kam përpirë pështymën dhe po mundohesha ta fshihja dyshimet që mund të shkaktonin pyetje. Për një moment mendova se ky është moment që të them të vërtetën, por po aq shpejt sa m'u shfaq kjo ide edhe më shpejt m'u largua. Jo! Kurrë! Toni nuk guxonte ta dinte se e kam tradhtuar, madje atë një ditë para martesës sonë. Përsëri po përtypesha në vete. - Ja pra! - Toni befasishëm i ra me shuplakë ballit. - Mendoj se tani e di se kur kishte ndodhur. Nita, shpirt, kthjellu! Para tri viteve … Kur ka përmendur tri vite, më kaploi një djersë e ftohtë. Para tri viteve kam fjetur me valltarin e infektuar me HIV pozitiv! Mos vallë ai e ka kuptuar disi këtë? (vijon)

 

(Kosova Sot)