Nga një i dashur me këto tipare ikni sa më larg

  • 19 June 2018 - 11:00
Nga një i dashur me këto tipare ikni sa më larg
Me disa meshkuj mjafton një shëtitje, por nëse ndonjërin prej tyre e dalloni me këto tipare, më së miri t''ia futni vrapit. MST/ Nuk është i interesuar për ju Në fillim ndoshta aktron se i intereson se si ju ka kaluar dita dhe cilat janë interesat tuaja, por nëse me kalimin e kohës ndalon që të mundohet për ju dhe rreth jush, lehtësojani punën dhe ikni prej tij.

KUR JU NËNÇMON Disa njerëz ushqehen duke nënç- muar të tjerët, sepse kjo i bën të ndihen mirë. Nëse kjo është mënyra më e mirë e tij për të komunikuar, është vetëm çështje minutash kur do të bëhet i padurueshëm.

HEDH FAJIN Në fillim të lidhjes natyrisht se nuk ka grindje e nuk do të ketë nevojë për hedhjen e fajit, por nëse e vëreni se këtë e bën me të tjerët, është e qartë se me kalimin e kohës këtë e bën edhe me juve. I dashuri që hedh fajin në dikë tjetër ka problem me marrjen e përgjegjësisë.

(Kosova Sot)