Romani:Ai i vërteti (37)

  • 23 June 2018 - 16:00
Romani:Ai i vërteti (37)

E dhe pse ajo e kishte refuzuar desertin, Rinori i kishte porositur ëmbëlsirë, të preferuarën e saj që ajo e donte shumë. Kafshatën e parë ia la në gjysmë telefoni. Po thërriste Dreni. Nuk ishte aspak e lumtur se duhej t'i lajmërohej para Rinorit, sidomos për faktin që të dashurit të saj, tashmë ish të dashurit të saj, do t'i thoshte se nuk dëshiron më ta shoh, pasi që ai nuk ishte interesuar fare as për të e as për nënën e saj. Iu kujtua skena në restorant kur Rinori me qëllim ia kishte dhënë çantën në dorë, pasi që e kishte nuhatur se diçka po ndodhte, dhe me interesim po e shikonte se si Doruntina po e gënjente dhe pikërisht kjo skenë e kishte shtyrë atë që të mos e gënjente më. Prandaj, edhe ishte lajmëruar në telefon. Natyrisht, Dreni së pari kishte filluar me komplimente, deklarata për dashurinë, e më pas i kishte kërkuar të falur që nuk kishte mundur të shkonte te ajo, pasi që i ishte prishur vetura dhe më pas ishte munduar shumë derisa e kishte dërguar te mjeshtri. Të gjitha këto po i dëgjonte Doruntina, derisa nga anash Rinori po priste derisa ajo ta përfundonte bisedën. Kur Dreni nuk kishte mundur që ta thoshte më asnjë arsyetim, Doruntina e mori fjalën. - Po besoj se vetura jote gjithë natën ishte e prishur, si edhe gjithë pasditen e sotshme. Pa marrë parasysh në gjithë këtë, më duhet të ta them se një veturë, qoftë edhe ajo e fundit në botë, është më e rëndësishme se një nënë, pa marrë parasysh se kujt është ajo nënë. Kështu që nuk ekziston mënyra që të them se është në rregull që nuk pyete fare për të. Disa njerëz mund ta lënë ndejën e ditëlindjes për t'i ndihmuar dikujt në momente të vështira, e për ty shitorja dhe vetura janë gjërat më të rëndësishme në botë. Nuk kam asgjë kundër, le të mbetet edhe ashtu. Por të lutem, mos më thirr më, ti dhe unë kemi përfunduar gjithçka që kemi pasur, pa marrë parasysh si e quan ti këtë. Kur e kishte lëshuar telefonin në tavolinë, u takua me shikimin e Rinorit. - Dreni ... - Po, e kuptova. Do të thotë mori fund. - Kam arsyet e mia. Nuk komentoi më tej, por për pak sikur e kishte përmirësuar disponimin. Pasdite përsëri kanë shkuar te spitali, por ndryshime nuk kishte. Në ato momente Rinorin e kishte lajmëruar një koleg i veti, i cili me urgjencë e kërkonte në lidhje me një material, e ajo shkoi në shtëpi të ndërrohej, e në mbrëmje duhej që përsëri të takoheshin dhe të shkonin te spitali. Ashtu edhe ishte, e Doruntina kishte arsye që të gëzohej, pasi që nëna e saj kishte fituar forcë që t'i thoshte se ndihej mirë dhe se do të shërohej. E puthi nënën saj në ballë dhe me lehtësim doli me Rinorin në rrugë. KAPITULLI NJËZETETETË: - Mendoj se sonte do të duhej të flesh tek unë. Doruntina e shikoi. U ulën në veturë përballë ndërtesës së tij. Kur kishte menduar se nga spitali po e dërgonte në shtëpi, ishte ma
shtruar.
 (Vijon)