Ngjarje e vërtetë:NËNA MË TORTURONTE, DONTE TË MË BËNTE MANEKINE (4)

  • 15 July 2018 - 16:33
Ngjarje e vërtetë:NËNA MË TORTURONTE, DONTE TË MË BËNTE MANEKINE (4)

Dua ta dish se kam plane të mëdha për ty - ma sqaroi derisa unë e shikoja e tmerruar. Fjalët e nënës më tmerruan aq shumë, sa që disa minuta nuk munda ta thosha asnjë fjalë. Jo vetëm se kishte vendosur rreth asaj se çka, kur dhe sa do të haja, por, sikur që dukej, nga tani kishte filluar të vendoste edhe për aspektet e tjera të jetës sime. - Ti, ti me të vërtetë je e sëmurë - ia dola përfundimisht që të thosha, çka e bëri nënën të qeshte me zë. - Nuk do të thosha, zemër. Më parë do të thosha se, një ditë, do të më falënderohesh për këtë që jam duke bërë për ty. Pra, nga sot harroji picat, sandviçët dhe ëmbëlsirat. Do t'i përmbahesh rreptësishtë regjimit tim të ushqimit dhe rezultatet nuk do të mungojnë. Dhe, të të mos shkojë mendja të më mashtrosh derisa je në shkollë - m'u kërcënua me gisht. - E di, gjithmonë mund ta thërras ndonjërën nga shoqet e tua dhe ta pyes se çka ke ngrënë. E tani, më fal. Po shkoj në kuzhinë për t'i pirë vitaminat e mi. Duke mos mundur të besoja, disa herë bëra me kokë, por duket se kjo nënës nuk i pengonte aspak, meqë në fytyrë vazhdonte që ta kishte atë buzëqeshje të cilën unë e urreja tepër. Derisa ajo largohej, më dukej se ishte duke mu zënë fryma. Jo, kjo nuk është duke ndodhur! Nëna me të vërtetë ishte çmendur, mendoja derisa merrja çantën shkollore. Përnjëherë doja që sa më parë të dilja jashtë, meqë më zihej fryma. Me një shpejtësi të çmendur u largova, sa më larg nënës dhe "ushqimit të shëndetshëm". - Çka ke, Tina? Disi më rri turivarur sot? A ke ndonjë problem? - më pyeti shoqja ime më e mirë gjatë pushimit të gjatë, derisa unë e haja mollën time të gjelbër e të thartë, e cila aspak nuk më shkonte në bark të thatë. - Jo, pse? - e pyeta e shqetësuar. - Më fal, por disi më duket se nuk je aq mirë kohëve të fundit. Je e dobët dhe e zbehtë. Vazhdimisht i ha ato mollë. Dua të them, e di se ato janë të shëndetshme, por nuk mund të jetosh vetëm me mollë - më tha ajo e shqetësuar. - Mos u shqetëso, vetëm desha t'i humbja disa kile të tepërta. E di, nëna më ka regjistruar në njëfarë audicioni për fotomodele dhe, nuk do të doja ta zhgënjeja - ia thash të vërtetën. - Kuptoj, por mos është paksa tepër i reduktuar ky lloj i ushqimit për ty? Mund të bëj be se nëna jote nuk e di se ti je duke duruar urie. Shikoje veten! Je tepër e dobët, si degë e tharë. Mendo pak, Tina. Ti duhet të hash, përndryshe do të sëmuresh e, atëherë nuk do të ta shohë hairin askush - vazhdoi ajo. Oh, shoqja ime! Ti nuk e di se çfarë nëne kam unë, mendova duke e shikuar dhe duke u munduar që të buzëqeshja. - A po të duket për të qeshur që përkujdesem për ty, a? - më pyeti ajo, paksa e ofenduar. - Jo, më fal, vetëm… - bëra me dorë. - Edhe ashtu, ti nuk do të kuptoje! Edhe pse për herë të parë prejse e njihja më vinte që t'ia thosha të vërtetën, sesi mu nëna ishte ajo që insistonte në këtë meny timen, megjithatë ia dola të përmbahesha. - Në rregull, por nëse dëshiron të bisedosh, dua ta dish se mua mund të më besosh - tha ajo me seriozitet. Ditët e ardhshme ishin mundim i vërtetë për mua, apo thënë më mirë, për lukthin tim, i cili falë nënës sime, çdo ditë ishte më shumë i zbrazur, sesa i plotë. Kafjallin të cilin ma servonte ajo deri diku mund ta quaje shujtë normale, por atë që ajo e quante drekë, nuk do t'i dilte as zogut, po ta hante. Për darkë më servonte perime të grira, pa asgjë, ashtu të thata, që ajo i quante sallata. (vijon)

 

(Kosova Sot)