Roman dashurie:Gruaja me sekrete (21)

  • 16 July 2018 - 16:42
Roman dashurie:Gruaja me sekrete (21)

KAPITULLI I PESËMBËDHJETË

Në një afat prej vetëm një muaj, Dini dhe Vlora kanë nënshkruar një marrëveshje të detajuar, i përbërë nga shtatë faqe të shkruara. Kishte frikë nga mbiemri i saj në letër dhe nga frika se do ta pyeste kush ishte partneri i saj i ri. Por, Dini tashmë ishte pajtuar me këtë fakt. Deri në nënshkrimin e kontratës ata dy më nuk kishin komunikuar. Po takoheshin në agjencinë e Samirit apo në zyrën e avokatit të Samirit, ku ata të dy më shumë po merreshin me detajet dhe për gjërat ligjore, përderisa Vlora dhe Dini dëshironin që kjo sa më parë të përfundonte. Disa herë kishin folur në telefon, por ishin biseda të shkurta rreth disa imtësirave, të cilat avokatët nuk kishin mundur t'i zgjidhin. Dhe kjo ishte e tëra. E gjatë gjithë kohës Vlora ishte pranë Samirit. Jo vetëm se ishin përcaktuar rreth pozitave të tyre, por edhe kishin shkuar në kinema, në darka, në kafe, gjatë pasdites dhe në mëngjes. Vlora e kishte të qartë se Samiri nuk e nxiste atë lloj të eksitimit sikurse e kishte kur ishte në praninë e Dinit. Por, ai ishte tashmë një mik, si një mbrojtës i saj, si një djalosh i këndshëm, ndaj të cilit ndihej mirë kur ishte me të. Ajo e dinte se ai kishte gjithnjë e më shumë dëshirë që të ndodhte diçka më shumë midis tyre, por i ishte falënderuese sepse ai nuk nxitonte. Tash kur ishte midis dy meshkujve krejt të ndryshëm, thjeshtë nuk po guxonte të mendonte se cili ishte më i mirë për të. Mes të tjerash, te Dini mendonte ta konsideronte si mollë të ndaluar. Ai kishte të dashur, ai ishte dikush që vërehej në qytet. E Samiri ishte krejt i lirë. Kur kanë nënshkruar kontratën, së pari iu desh t'ia shtrinte dorën avokatit të Dinit, njeriut kokëfortë dhe insistues, i cili më shumë insistonte në mbrojtjen e klientit se sa vetë Dini. Më pas e kishte puthur Samirin në faqe dhe i ishte falënderuar për gjithë mundin. E më pas u kthye në drejtim të Dinit, buzëqeshi. - Partner, të përgëzoj. Jam e sigurt se disa herë ke menduar nëse kishe nevojë për këtë. - Nganjëherë e kam bërë këtë, por aty janë nganjëherë edhe dilemat e mija të vogla. Mirëpo, mendoj se kjo lëvizje ishte një nga ato lëvizjet e mija të mira në jetë. - Po gënjen, por s'ka lidhje. Të shkojmë diku për drekë dhe ta festojmë? Sytë e tij të kaltër u zhytën në sytë e saj. - Po, të shkojmë. E nga nesër fillojmë të funksionojmë së bashku. Këtë e keq të qartë? Nuk po e kuptonte se çfarë dëshironte t'i thoshte. Me siguri këtë e kishte lexuar në shikimin e saj. - Eja të shkojmë në drekë. E nëse nuk e ke problem, pas drekës, do të dëshiroja që më vonë të mi kushtosh nja gjysmë ore. E më pas do ta shpjegoj çfarë vetëm ka mbetur e paqartë e që nuk ishte në kontratë. Në këtë moment ju është afruar Samiri. -A po shkojmë partnerë? Jam i uritur, i etur dhe i gatshëm që t'i mundoj mundimet e mia të këtyre ditëve. Vlora e kishte fshehur fytyrën e saj të skuqur, kështu që e kishte ulur pak kokën. Më pas u nis e para, si një lidere, para tre meshkujve, e njëri prej tyre mund ta shkatërronte borën në shpirtin e saj. (vijon) 

 

(Kosova Sot)