Ngjarje e vërtetë:Edhe pse jam e ve, kam Shumë larg shtëpisë të drejtë në dashuri (2)

  • 15 August 2018 - 16:38
Ngjarje e vërtetë:Edhe pse jam e ve, kam Shumë larg shtëpisë të drejtë në dashuri (2)

Unë po i rritja fëmijët, po kujdesesha për shtëpinë tonë dhe "rrugës" po shkoja në punë. Karriera ime gjithmonë ishte në vend të dytë, tretëm, apo edhe në të katërtin karshi gjërave tjera të rëndësishme në jetë. Në fakt ajo as nuk ekzistonte sepse për karrierë në shtëpinë tonë ishte Amiri. E unë, ashtu siç thuhej në një term ushtarak, isha logjistika. Ai ishte heroi në front, e unë një persona i parëndësishëm në prapaskenë. Ekzistimi im ishte arsye për përparimin e tij. Kështu ishte që nga fillimi. Mua, një gjimnazistes, më ishte imponuar pasi që një student i ri i mjekësisë po interesohej për mua. Kur filluam të dalim bashkë, isha e lumtur,e kur më propozoi martesë, tepër e lumtur. Dhe jo vetëm unë. Ishte përmbushur edhe ëndrra jetësore e prindërve të mi. Dhëndrin e kishin mjek! Në hapësira të vogla provinciale, kjo ishte më së shumti që një familje mundej të kërkonte. Me martesën time kam përmbushur edhe ëndrrat e tyre, por edhe të mijat. Por, martesa ishte më pak përrallore se sa që kisha menduar, pasi që mjeku im ambicioz operacionin e tij të parë të madhe kishte bërë në mua. Më kishte amputuar të gjitha idetë për përparimin tim dhe krijimin karrierës sime. Në fakt ai këtë nuk e ka thënë kurrë, por kështu ishte puna. Me një burrë ambicioz, që i ishte përkushtuar përparimit të vet, kurrë nuk kam mundur ta planifikoj një dalje nga shtëpia për fundjavë, sepse nuk ishte e sigurt kur ai do të kthehej në shtëpi, e as nëse do ta kalojë natën në shtëpi. Nuk kam shkuar në shumë provime sepse puna e tij ishte aq e rëndësishme dhe e paparashikueshme kështu që nuk po mund të planifikoja asgjë për veten time. Për dallim prej vetes sime, ai ishte një tip i njeriut që nuk dëshironte të humbiste asnjë mundësi. Në fillim ua kisha lakmi ambicieve të tij, sakrifikimin e tij për punë, por më pas e shikoja më me pak respekt. E kam kuptuar se ai nuk është edhe aq shumë i dhënë pas punës në krahasim m atë sa ishte i dhënë pas vetes së tij. Se ishte një ambicioz i sëmurë me qëllime të qarta, të realizojë gjithçka, pa marrë parasysh çmimin. Nuk e lëshonte asnjë mundësi të mos jetë në shoqërinë e ekspertëve, jo se mësonte diçka, por ta forcojë vendin e tij midis tyre. Linte përshtypje se dëshiron të mësojë, se i intereson dija, por kjo ishte vetëm një pozë. Nuk dua të them se ai nuk ishte ekspert, por dëshironte të jetë i rëndësishëm. Dhe ishte. Por me çfarë çmimi? Dhe çfarë është me rëndësi, kush e paguante? Jeta e tij ishte vetëm e tij, e unë kisha qasje vetëm aq sa ai më lejonte. Në shtëpi qëndronte aq sa i konvenonte atij. E nga unë priste ta pres e qeshur dhe e lumtur. Nuk mund të them se ishte baba i keq, por ishte vetëm kur kishte kohë. Me fëmijët nuk merrej kur ata dëshironin, por kur ai kishte kohë për ta. Fëmijët dhe unë e kemi pranuar këtë. E adhuronim nga largësia, duke u mburrur me sukseset e tij. Koha ime nuk kishte vlerë, por e tij kishte vlerë prej arit. Unë, përkundrazi, për të gjithë isha një mjet universal. Një mbrëmje, kam bërë një diçka të papritur. Ndodhi në mënyrë krejt spontane. Paraprakisht e kisha vizituar të atin tim, i cili ishte i sëmurë, por as ai nuk dëshironte ta ngarkonte Amirin. Por, pasi që gjendja e tij shëndetësore më kishte brengosur, dëshiroja që mendimet e mija t'i ndaj me bashkëshortin. Edhe pse ishte vonë, pa lajmëruar jam kthyer në spital, të cilin e kisha rrugës. Gjithçka ishte qetë dhe heshtur, ashtu si duhet të jetë natën në spital. Me qetësi shkova te ordinanca e tij dhe trokita në derë. (vijon)

(Kosova Sot)