Romani:Një jetë më e mirë (36) - Dashuri - Kosova Sot
Romani:Një jetë më e mirë (36)

Romani:Një jetë më e mirë (36)

Lazim, fol me mua. A mos vallë nuk jemi aq të afërt sa për të qenë miq të mirë? - Nuk e di... si të ta them. Kam ikur nga e gjithë kjo, por në Nju-Jork jam dashuruar...atje ishte lehtë, askush nuk të paragjykon dhe aspak nuk e kanë problem se me kë fle. Këtu gjithçka është e komplikuar. - Të kuptoj. Këtë, duhet ta rregullosh. Mua më intereson se pse pikërisht unë u desh të jem në atë tregim? Pasi që kishte shpirt të pastër dhe isha naive, kështu ke menduar se kurrë nuk do ta kuptoj? - Isha i dashuruar në ty. Por, edhe ishe më ndryshe se të gjitha femrat që i njihja. Nuk ishte një që bëje vrull ndaj gjërave, thjesht më ishe futur nën lëkurën time. E kur jam kthyer nga Amerika e kam kuptuar se ti je femra ideale të jesh gruaja ime. Je e vetmja, me të cilën do të mundja të jetoja. Pos kësaj, bëra dashuri me ty është kënaqësi, ndoshta për faktin se këtu jam më i fortë dhe me përvojë. Nuk e di ... thjesht ishte ashtu. - Po... jeta shkon rrugëve të çuditshme. - Tash do të më braktisësh? - Më duhet. Nuk ka kuptim të jemi bashkë. - O t'jua thuash të gjithëve përse? - Jo, nuk do t'ia them kujt. - E kur të pyesin pse nuk jem bashkë? - Nuk do të më pyet kush. Po zhvendosem nga Prishtina. Lazimi me të madhe i hapi sytë. - Ku? - Mjafton larg nga këtu, por pranë afër. T'i dëshiroj të gjitha të mirat në jetë. Dhe, gjindu. Ji krenar në atë që je. Edhe unë njëherë kam ikur nga jeta ime, kam dashur të harroj prej nga vij. Fati po më kthen atje, dhe po ma përkujton se nuk duhet të turpërohem për faktin se kush jam dhe nga vij. Për mua ky është shpërblim, me dashuri. Kam fat ... Kapitulli i njëzetegjashtë Porta ishte mbyllur. Ishte ulur në veturë për dy orë rresht. E më pas dëgjoi zërin e veturës dhe qartë e pa fytyrën e Agimit. Nuk e kishte vërejtur veturën me tabela të Prishtinës 01, të parkuar pranë shtëpisë së tij. Ndezi edhe motorin edhe dritat dhe u nis drejt tij. Kur ishte parkuar, ishte nisur të mbyllë derën. Atëherë e kishte vërejtur se një veturë po qëndronte aty. Jehona doli. Kur e vërejti vrapoi për ta takuar. Ngadalë e përqafoi dhe e ngriti lart. Ishte gëzuar si fëmijë. - Mos ma thuaj se je në kalim e sipër. - Kam marrë shumë gjëra, mjaftojnë për dy verat e ardhshme. - Për të tjerat përkujdesemi vetë. A Zot sa më pëlqen t'i shikoj ata sytë e tu. Sa të njohur më duken... dhe ishin që nga takimi i parë. - Ndoshta vetëm për faktin se jemi takuar, dikur moti... Ke blerë cigare, e unë kam kaluar. Të kam shikuar, e edhe ti e ke vërejtur këtë. Atëherë kam menduar për ty një muaj rresht. - Vetëm një muaj? - Mjaftueshëm për një shikim të vetëm. - Atëherë do të shikoj tërë natën se si do të mund të jesh i sigurt se do të mendosh për mua gjithë jetën. - Për këtë as mos u brengos ... U puthën fort. Koha më nuk kishte ndonjë rëndësi. - Është ftohtë. Hajde të shkojmë brenda e vazhdojmë. Jehona ishte pajtuar duke bërë shenjë me kokë. E dinte se ishte kthyer në shtëpi. (Fund)

(Kosova Sot)

11 orë e 43 minuta më parë
19/09/18