Sekretet e çifteve që plaken bashkë

  • 31 August 2015 - 08:39
Sekretet e çifteve që plaken bashkë

1- Mos nënvlerësoni asnjëherë vlerën e të pyeturit partnerin/en se si e kaloi ditën.

2- Disa zënka janë thjesht zënka. Mos i ekzagjeroni e t’i bëni drama.

3- Pranoni faktin që çdo lidhje vjen me disa lloj detyrimesh për të dyja palët.

4- Surprizat e vogla kanë shumë rendësi. Praktikojini herë pas here.

5- Mos sforconi daljet me disa çifte kur jo të gjithë janë miq të mirë.

6- Jepini një puthje para se të filloni të bëni diçka tjetër kur vini në shtëpi, dhe një tjetër sa herë do të dilni.

7- Disa herë duhet t’ju thoni JO disa ftesave që të mund të kaloni kohë me njëri-tjetrin.

8- Trajtojeni familjen e tij/saj si tuajën.

9- Më shumë ‘Të dua’ janë më mirë se më pak.

10- Tregoni mbështetje kur ai/ajo është e sëmurë. Kjo nënkupton se duhet të anulloni planet e tjera me miqtë.

11- Kur partneri/ja vonohet në punë, filloni të bëni ju disa nga punët e shtëpisë.

12- Mos bëni shaka në sy të të tjerëve mbi shpenzimet e tij/saj. Ai/ajo nuk është thes boksi për humorin tuaj të errët.

13- Jini të përpiktë me orarin.

14- Nëse dikush flet keq për të, mbrojeni!

15- Mbani njëri-tjetrin në dijeni mbi planet tuaja personale.

16- Përgjigjujini telefonatave dhe mesazheve të njëri-tjetrit.

17- Mos u zini kur jeni në një udhëtim. Ruajeni për një ditë tjetër.

18- Jini spontan.

19- Duajeni atë pa asnjë kusht.