Roman dashurie:Si u dashurova në ty (4)

  • 18 September 2018 - 15:48
Roman dashurie:Si u dashurova në ty (4)

"Nell? Çfarë nuk është në rregull, shpirt"? Zëri i nënës nga ana tjetër e derës dukej i brengosur dhe i ëmbël. "Unë nuk…nuk dua që të flas për këtë". "Nell, hape derën dhe fol me mua". "Jo". E kam dëgjuar zërin e thellë të Kyle-it, prapa nënës sime. "Nell, Kyle është këtu". "Unë nuk dua ta shoh atë. Detyroje që të shkojë nga këtu". E kam dëgjuar nënën time, duke i thënë Kyle-it se do të fliste me të, se do të ishte në rregull. Unë madje po qaja aq shumë dhe e kisha të vështirë t'i kuptoja gjërat. Në veten time kisha me qindra hutime. Isha e eksituar për daljen me Jason-in. Apo së paku, dukesha ashtu. Po provoja që ta imagjinoja dorën e Jason-it në dorën time, dorën e tij përreth belit tim. Po provoja ta imagjinoja veten time duke u puthur me Jason-in. Po mbyllja sytë dhe po provoja që këto imagjinata t'i largoja nga mendja ime. Pra, pse isha kaq e lumtur? Vetëm për faktin se isha ftuar në takim nga një djalosh i bukur? Ndoshta. Mendoj, ishte dije e zakonshme që Nell Hawthorne ishte jashtë kufijve për të gjithë dhe secilën. Më kanë kërkuar të dal edhe më parë, kur isha pesëmbëdhjetë vjeçe, vitin e kaluar. Aaron Swarnicki ishte i lezetshëm, por i mërzitshëm. Më pas doli baabi në skenë dhe tha se nuk mundem të dal me të. Pas kësaj ndodhën disa gjëra jo të mira. Kjo edhe ndikoi që askush më të mos më ftojë për të dalë në takim. Kjo për faktin se i ati im ishte një figurë që kishte ndikim në qytezën tonë. Vetëm i ati i Kyleit ishte më i rëndësishëm dhe kjo vetëm për faktin se ai ishte një kongresist. Babai ishte pronar i disa ndërtesave në qytet dhe shumë të tjerave në vendin përreth. Ai po ashtu ishte i pranishëm në bordin e qytetit. Pra, ishte prefekt dhe një guvernator shteti. Përmes Zr. Calloway, ai po ashtu kishte qasje në figurat kombëtare të shtetit. Kjo ishte tashmë e habitshme, kur po e mendoja këtë. Ndoshta babai i kishte thënë diçka djalit që më kishte kërkuar të dalim. Mendja ime ishte kthyer te Kyle. Te reaksioni i papritur ndaj Jason-it, kur më kishte ftuar që të dalim. Si dhe reaksionin tim ndaj reaksionit të tij "pse jo". Pse jo? Kjo ishte më e mira që kishte mundur të dilte? Isha e zemëruar përsëri nga fillimi dhe nuk po mund të ndaloja. E dija se ishte irrituese. Po provoja që ta imagjinoja veten time me Kyle-in, pa marrë parasysh se çfarë domethënie kishte kjo. Shumë lehtë po mund t'i imagjinoja gishtërinjtë e lidhur të duarve. Fytyra ime në gjoksin e tij, buzët e tij duke puthur me të miat, derisa dielli po perëndonte prapa shpinës sonë. I thashë vetes sime që të hiqja dorë nga kjo melodramë. Por, nuk po mund ta hiqja imagjinatën. Pothuajse po mund ta dëgjoja dhe ndieja dorën e Kyle-it në qafën time, duart e tij duke depërtuar nëpër belin tim, duke depërtuar me rrezikshmëri në fundshpinën time. Po mund ta imagjinoja dëshirën time që duart e tij të depërtojnë madje edhe pak më poshtë. Pothuajse po mund të ndieja buzët e tij, të ngrohta, të buta dhe të lagura, duke rrëshqitur sipër buzëve të mia. Unë po skuqesha në shtratin tim, duke u kthyer sa në njërën atë aq në anën tjetër, duke kapur fytyrën time me duar dhe duke e shtrënguar atë. (Vijon)

 

(Kosova Sot)