28-vjeçarja: Nuk mund ta refuzoj s*ksin me ish-të dashurin, por kam shumë frikë…

  • 18 September 2018 - 16:13
28-vjeçarja: Nuk mund ta refuzoj s*ksin me ish-të dashurin, por kam shumë frikë…

Një 28-vjeçare i ka shkruar psikologes të “The Sun” për të marrë një këshillë se çfarë duhet të bëjë, pasi ka ende kontakte me ish-të dashurin e saj.

Letra e 28-vjeçares:

Kemi katër vite që njihemi, dhe së fundmi jemi ndarë. Ai është 29 vjeç dhe seksi me të është i mrekullueshëm. Edhe pse më ka lënduar, unë nuk e refuzoj dot pasi jam ende e dashuruar me të.

Pasi u ndamë, u takuam në një festë të një miku tonë të përbashkët e ne nisëm që të flinim bashkë edhe njëherë. Problemi qëndron se familja ime nuk e pëlqen aspak atë, pasi ai më la për t’u kthyer me ish-in e tij të parë.

Ndjenjat e mia për të nuk kanë ndryshuar. E dua atë shumë dhe nuk mund të ndaloj së kryeri marrëdhënie me të. Nuk dua gjë tjetër veç se të jem me të, por familja ime dhe ish-i i tij janë pengesa jonë.

Por kudo që jam me të unë ndihem e lumtur dhe e frikësuar, të dyja ndjenjat njëkohësisht. Jam munduar që mos të shkoj në çdo takim me të, por pasi të kalojë pak koha ne të dy përfundojmë sërish në shtrat.

Jam shumë konfuze se çfarë duhet të bëj. Nuk dua ta humbas atë.

Përgjigja e psikologes:

Ndonjëherë seksi me ish-të dashurin mund të jetë shumë i këndshëm, edhe për njerëzit që nuk kanë si qëllim që të kthehen bashkë.

Por mos mendo se ai ka të njëjtat ndjeja si ti. Familja jote të do dhe sigurisht që dëshiron më të mirën për ty. Janë si mburojë për ty dhe duan të të shohin të lumtur, e mendojnë se ti nuk mund të jesh e gëzuar me ish-in.

Është jeta jote, e nëse ti mendon se rikthimi me të është i drejtë atëherë asgjë nuk mund të të ndryshojë mendim. Pyet ish-të dashurin se çfarë dëshiron nga ti. E nëse nuk u përgjigjet kërkesa të tua, atëherë heq çdo kontakt me të dhe jepi vetes një shans për të patur një lidhje me një person që mund të të dojë ashtu siç e do ti.

 

(Kosova Sot)