Meshkujt i ‘urrejnë’ partneret e tyre kur bëjnë këto gjëra, është mirë t’i dini

  • 24 September 2018 - 10:40
Meshkujt i ‘urrejnë’ partneret e tyre kur bëjnë këto gjëra, është mirë t’i dini

Meshkujt kanë disa preferenca të çuditshme dhe këtë e dimë të gjitha. Sa herë ata shohin një vajzë të bukur, me grim, me flokë të krehur bukur që i shkëlqejnë e me buzë të kuqe, vështirë të mos e kthejnë kokën, ama kur është fjala për partneren e tyre, disa detaje të grimit nuk i durojnë dot fare:

Buzët shumë të kuqe: Ndodh që një femër me buzët shumë të kuqe të bjer në sy lehtësisht, por në rast se partneri dëshiron t’ju puthë apo ta puthni, ato nuk janë aspak të përshtatshme, duke qenë se lënë gjurmë kudo.

Flokët e mbledhur: Meshkujt kanë shumë dëshirë të ledhatojnë flokët e femrave dhe një gjë e tillë sjell ndjesi shumë të mira, në rastet kur ata janë të lëshuar e veçanërisht të gjatë. Mos i mbani shumë kapur, pasi efekti që ato do të lënë tek partneri juaj nuk do të jetë pozitiv.

Laps i zi shumë i theksuar: Ju bën të dukeni jashtë normales dhe natyrales. Për më tepër, dukeni si të ngjyrosura.

Flokët shumë të shkurtër: Flokët e shkurtër janë në modë, por flokët shumë të shkurtër dhe për një kohë të gjatë nuk pëlqehen aspak nga meshkujt.

(Kosova Sot)