Roman dashurie:Si u dashurova në ty (10)

  • 24 September 2018 - 16:36
Roman dashurie:Si u dashurova në ty (10)

Unë bëra panik. "Unë-po? Unë mendoj se, shpresoj që po. Unë nuk e di se çfarë ka ndodhur, pse jemi puthur ashtu, në atë mënyrë, pse je bërë kaq xheloz dhe pse unë nuk kam mundur që të dal me Jason-in. Unë dua të them, e di…por nuk e kuptoj pse tani. Ti a e di? Duke të puthur ty, ndjeva…nuk e di se çfarë. Dhe, ti ende je ai. Unë ende jam ajo që isha dikur. Ne ende jemi vetvetja, Kyle dhe Nell. Por…për më shumë, së paku mendoj ashtu, që jemi edhe më shumë". Kyle mori frymë thellë në shenjë relaksimi. "Unë kisha frikë…Unë mendoj-nuk e kisha për qëllim që të puth. Kjo ndodhi vetvetiu. Kjo ishte mahnitëse dhe nuk kam dashur fare të ndalem". Më në fund mendja e tij u pajtuat me timen, gishtërinjtë e tij tashmë po ledhatonin flokët e mija. "Unë dua të puth përsëri, pikërisht tani, në këtë moment…kam frikë se nuk mund të ndalemi kurrë". "Kush të tha ty se unë dëshiroj të ndalem? Unë të kam puthu pa ndaluar, Kyle. Unë nuk e di se çfarë do të thotë kjo për neve, çfarë na bën kjo neve dyve në mes vetes. Dua të them, a jemi të dashur tani? Nuk e di. Çfarë do të thonë prindërit tanë? Në fakt të gjithë kanë menduar se ne edhe jemi të dashur, apo jo"? Gjuha e Kyle-s po ia prekte buzën e poshtme, dhe e di se po mendonte për të më puthur. Mund të vija bast për këtë. U shtriva poshtë, flokët e mi u shtrinë nga anash, ndërsa që u ndal e gjithë bota. Dora e Kyle-s tashmë ishte në dorën time, po pushonte ngadalë në kraharorin tim dhe në shpinën time. Ai po hezitonte disi, e në fakt edhe unë. Puthjet ia nisën dhe buzët na u bashkuan. Sytë tanë u takuan, po e vëreja shikimin e tij, pasigurinë e tij për atë që dëshironte. Po lëvizja me lehtësi, por aq shumë saqë pesha ime të peshonte sipër tij, duart e mia ishin të shtrira në gjoksin e tij. Këtë pozitë e kisha parë në një film më parë dhe tani po e kuptoja fare mirë. Ishte shumë intime. Isha shumë rehat dhe... U ndjeva se nuk kisha fjalë, u ndjeva e rritur. Përplot me dëshira. Unë nuk po kuptoja dhe nuk e dija si të veproj më tutje. E ndjeva fortësinë midis nesh dhe shikimi i tij ma bënte me dije se edhe ai ishte i vetëdijshëm se çfarë po bënim. A thua çfarë të bëj tani? Lëviz? Në filma e kam parë se puthjet në këtë mënyrë lëvizin në të gjitha anët e trupit. N filmin "True Blood", ku është momenti kur Eric me shkathtësi largon rrobat e Sookie-s dhe skenat ndryshojnë, ai kalon sipër saj dhe ata do të bëjnë dashuri...dhe se që të dy ata po e dinin fare mirë se çfarë ishin duke bërë. Unë isha kaq e sigurt për këtë. Duke e parë pa këmishë, kjo mjaftoi të më skuqte. Duke ndier lëkurën nga gjoksi i tij, duart e tij në lëkurën dhe mishin tim... Nuk isha e gatshme. "Pse të ngadalësojmë tani Nell". "Po…pooo". Më pas e mora këmishën që e kisha në bar. Po ndieja muskujt e mi, duart i kisha mbi kokën time. Unë jam skuqur. "Çfarë"? unë pyeta megjithëse e dija. "Asgjë". Sytë e Kyle-s shkuan më larg dhe nuk po mund të ndalesha duke prekur muskujt e tij, derisa po shikoja pantallonat e shkurtra të tij, edhe më shumë po skuqesha. (Vijon)

 

 

(Kosova Sot)