Dieta erotike, menuja më e mirë për të kaluar një natë magjike

  • 25 September 2018 - 13:44
Dieta erotike, menuja më e mirë për të kaluar një natë magjike

A ka një dietë të aftë për të kombinuar të ngrënin mirë dhe shëndetshëm me erotizmin dhe dëshirën për dashuri? Përgjigjja është “po” dhe do të bëjë shumë çifte të lumtur. Dieta e erosit, në fakt, garanton një darkë të hollë që shërben si një prelud për një natë magjike, të paharrueshme.

Le të shohim “menunë” e kësaj diete të veçantë që stimulon dashurinë.

Në krye të ushqimeve përforcuese është çokollata: ky ushqim, i pasur me flavanolë dhe antioksidantë, nxit qarkullimin e gjakut në trup dhe tonifikimin e trupit. Përveç kësaj, kafeina, serotonina dhe endorfina që përmbajnë çokollatat, përveç dhënies së energjisë, stimulojnë koncentrimin dhe dëshirën seksuale.

Pasues i saj është padyshim piper i kuq, stimuluesi më klasik: është një nxitës natyral që përmirëson qarkullimin, mbron sistemin imunitar dhe në sajë të kapsicinës, stimulohen organet gjenitale, në të cilat ka një qarkullim më të madh të gjakut.

Në dietën erotike duhet të merren në konsideratë edhe dy fruta: banane dhe luleshtrydhe. Banania është e pasur me vitaminë B, kalium, magnez dhe substanca të tjera që japin shumë energji, por kjo nuk është e gjitha: në këtë ushqim ekziston një enzimë Bromeliaceae që lufton pafuqinë. Luleshtrydhet, nga ana e tyre, janë në këtë kuptim një nga ushqimet e preferuara nga njerëzit, veçanërisht nëse janë të lyera me çokollatë ose nëse hahen të shoqëruara me krem, për një përzierje të kënaqësisë, shijes dhe eksitimit seksual.

E fundit, por jo më pak e rëndësishme, mjalti: sheqernat e pranishme brenda tij stimulojnë prodhimin e lëngjeve seminalë, ndërsa vitamina B dhe kripërat minerale e mbushin trupin me energji. Përveç kësaj, bori, një element që përmban mjalti, ndihmon në rritjen e niveleve të estrogjenit (hormonet kryesore seksuale femërore) dhe rrit nivelin e testosteronit. Për një natë me emocione të forta!

Ushqimet që duhet të shmangen në dietën erotike janë djathërat, mishi i kuq, të skuqurat dhe bishtajoret (sidomos fasulet). 

(Kosova Sot)