Roman dashurie:Si u dashurova në ty (32)

  • 18 October 2018 - 16:12
Roman dashurie:Si u dashurova në ty (32)

"Cila është adresa juaj zonjushë", po përsëriste operatori disa herë në qetësi. "Nëntë…tre….katër…një…rruga "Rayburn"…" pëshpëriti Kyle. Unë po e përsërisja adresën operatorit. "Dikush do të jetë atje sa më shpejt, që është e mundur, zonjushë. A dëshiron që të qëndroj e të flas në telefon me ty"? Nuk po mund t'i përgjigjesha. E largova telefonin, e dëgjoja zërin e saj duke përsëritur pyetjen. Unë i kisha ngulur sytë në një vend, derisa shiu po përplasej në ekranin e telefonit, po shikoja me ngjyrë të kuqe "end call", ikonat e bardha për 'mute', 'keypad' dhe gjithçka tjetër ishte bërë me ngjyrë të hirtë, derisa operatori po ndalonte, apo tashmë ishte shkëputur linja. E kapa telefonin përsëri, sikur të mund t'i ndihmoja Kyle-s. E kapa, por me dorën e gabuar. Gishtat e mi nuk po funksiononin, dhe lëngu i kuq i përzier me shiun në ekranin e errët, po rrite nga bërryli dhe nga gishtërinjtë e mi. Iu ktheva Kyle-s. Sytë e tij po shkëlqenin, ishin të ngrirë dhe të ftohtë. E mora dorën e tij në dorën time. E shtriva në baltë, në mënyrë që të shtrihesha dhe të jam ballë për ballë me fytyrën e tij.. "Mos më braktis", unë i thashë e mezi se e dëgjova zërin tim. "Unë…Unë nuk dua" pëshpëriti ai. "Unë të dashuroj. Të dashuroj". Këto dukeshin të vetmet fjalë që ai i dinte, tani. E përsëriste këtë kurrë pa ndalur, e unë i thashë më pas të njëjtat, thuajse këto ishin fjalët që po e mbanin në jetë. Unë po i dëgjoja sirenat nga larg. Kyle më pas mori frymë, më shtrëngoi fort për dorë, por ai ishte shumë i dobët, ishte një prekje e lehtë dhe e ftohtë. Sytë e tij po i rrotullonte, po më kërkonte mua. "Jam pikërisht këtu Kyle. Ndihma po vjen. Mos shko. Mos më lësho". Po e vëreja se sytë e tij po turbulloheshin, thuajse ai nuk po mund të më shikonte. I preka buzët e mia me të tijat, duke e shijuar gjakun. Buzët e tij ishin të ftohta. Por, ai ishte në shi, kështu që edhe ishte i ftohtë, apo jo? Kështu ishte i tëri, ai vetëm se ishte i ftohtë. E putha përsëri. "Kyle? Më puth edhe ti. Kam nevojë për ty. Zgjohu". E putha për të tretën herë, por buzët e tij ishin të ftohta në krahasim me buzët e mia. "Zgjohu. Zgjohu. Ne duhet të martohemi. Të dua". Ndjeva se duart e dikujt më ngritën, më tërhoqën tutje. Disa zëra po më flisnin mua, por fjalët po më humbnin. Dikush po më bërtiste. Kyle ende ishte i qetë, po qëndronte i qetë. Vetëm se ishte i ftohtë, i ngrirë. Mos shko, mos shko. Jo. Jo. Dora e tij po rrotullohej duke mbajtur timen, por unë isha më larg, po më merrte era. Nuk po ndieja gjë. As dhimbje, madje as atëherë kur krahun tim e hodhën mbi një barelë. E pashë Kyle-n, nga larg, shumë më larg tani, po dëgjoja më shumë zëra në kokën time, më shumë pyetje, derisa po m'i mbanin duart me kujdes. Dhimbja ishte si një uragan, e ftohtë tani. Sikurse shiu, e ftohtë dhe e harruar. Të dua. Nuk isha e sigurt, nëse fjalët që po i thosha ishin me zë të artë. "Sytë m'u mbyllën, më mbuluan me batanije, ishte errësirë, por pashë drita porsa i hapa sytë. Nuk e di pse të merrja frymë, pse, kur ai kishte shkuar". Diçka e ftohtë dhe e fortë ishte vendosur për gojë dhe hundë, unë po merrja frymë përsëri. Po shikoja në dorën time, se çfarë po mbaja, ishte diçka, por nuk e di se çfarë? I forcova gishtat për ta hapur grushtin, derisa e pashë një unazë me gur diamanti me shkëlqim. Provova ta vendos ndorën e majtë, aty ku duhej të ishte. Dua t'i them atij kur të dal se "po, të dashuroj, do të martohem me ty, por qëpari duhej ta vendosja unazën". (Vijon)

 

(Kosova Sot)