Idioti i kushërirës më puthi me zor dhe ma futi… - Dashuri - Kosova Sot
Idioti i kushërirës më puthi me zor dhe ma futi…

Idioti i kushërirës më puthi me zor dhe ma futi…

Një vajzë ka një marrëdhënie intime me bashkëshortin e kushërirës së saj. Vajza thotë se gjithçka nisi pa dëshirën e saj, por tani ajo nuk ka në mend të heqë dorë. 

“Në fillim të kësaj lidhje jam ndjerë fajtore, por tani kam rënë në dashuri me të.

Unë që po ju shkruaj jam një 24-vjeçare nga Lezha dhe jetoj me shumë familjarë prej vitesh në Itali.

Komshie kam xhaxhin tim me familjen e tij dhe me kushërirën time kam një marrdhënie shumë të ngushtë, jemi rritur si motra.

Ajo është e martuar dhe burri i saj është i dashuri im.

Gjithçka ndodhi pa dëshirën time, ai vetëm më ngacmonte, më hidhte fjalë, shikime e derisa një moment më zuri vetëm dhe më puthi në buzë.

Nuk bëra zë në fillim sepse nuk doja të plaste skandali e kështu durova muaj ngacmimet dhe puthjet e tij sa herë i jepej mundësia.

Por gjatë natës nisa të mendoj për të dhe se sa shumë më pëlqenin ato puthje të rrëmbyera.

Derisa një ditë kur më dha puthjen e rradhës ja ktheva edhe unë me shumë dëshirë dhe prej asaj dite ne kemi krijuar në fshehtësi një lidhje.

Kushërira nuk dyshon sepse unë me të siç ju thashë kemi shumë hyrje e dalje.

Me burrin e saj kam bërë edhe udhëtime, normal kemi gënjyer që ai ka ikur me punë kurse unë me shoqet dhe ja kemi kaluar super.

Ai thotë se ka rënë në dashuri me mua. Kemi në mend që të ikim bashkë në një shtet tjetër dhe të nisim gjithçka nga fillimi.

Por problemi është se këta kanë një fëmijë të vogël dhe më vjen pak keq për kushërirën. Si mendoni?”, shkruan ajo.

 

(Kosova Sot)

11 orë e 23 minuta më parë
15/11/18