6 FAZA TË NDARJES DHE SI TA TEJKALONI DHIMBJEN

  • 13 November 2018 - 17:22
6 FAZA TË NDARJES DHE SI TA TEJKALONI DHIMBJEN

Asnjë ndarje e secilës lidhje nuk është e këndshme. Nuk dhemb vetëm humbja e personit të dashur, ndarja fizike, por edhe keni mbetur të lënduar. Secila ndarje dhe kapërcimi i ndarjes sjellë faza të ndryshme nëpër të cilat kalojmë.

FAZA E PARË: TRONDITJA Pa marrë parasysh nëse lidhja ndodh krejt papritmas apo është rezultat që e keni pritur tashmë, kur ndarja ndodhë, jeni të tronditur. Ndiheni thuajse ju ka goditur rrufeja, jeni të habitur, të shtangur. Nuk mund të hani as të flini. Kjo gjendje zgjat disa ditë apo disa javë.

FAZA E DYTË: PIKËLLIMI Ju prekin ndjenjat e humbjes dhe brengës. Kujtoni partnerin, mendoni për pajtimin, e pasi që kjo nuk është e mundur, kjo mund t'ju dërgojë drejt depresionit dhe mungesës së shpresës. Secili që nuk kalon nga kjo fazë për një muaj, duhet kërkuar ndihmë të psikologut.

FAZA E TRETË: NDJENJA E FAJIT Pas fazës së parë të dhimbjeve, për të hedhur fajin nga vetja, fajësojmë personin që na ka braktisur, vetveten ose dikë tjetër për ndarjen në lidhje. Mund të shfaqen vetëm ndjenja të kundërta.

FAZA E KATËRT: HEQJA DORË Shumica nuk e arrijnë këtë fazë. Ata nuk heqin dorë nga gjithçka duke kërkuar nga të tjerët ta kuptojnë se si lidhja e tyre ka përfunduar.

FAZA E PESTË: RIORGANIZIMI Përsëri filloni të kujdeseni për jetën tuaj. Kërkoni miq të rinj, zhvilloni interesa për punë të re apo hobi.

FAZA E GJASHTË: LIRIMI Fillon jeta e re. Konfliktet i keni mposhtur, keni kthyer qetësinë tuaj. Përsëri do të filloni të ndjeni. Kjo është ajo koha kur do të filloni të kërkoni një partner të ri.

Nëse po kaloni nëpër një ndarje të rëndë, përcillni këto këshilla: Flini tri herë më shumë se zakonisht ose mos flini aspak. Bisedoni me shoqet tuaja disa herë në ditë, pa të vrarë ndërgjegjja. Shkatërroni fotot e tij, e mikes tuaj i thoni t'i fshijë të gjitha fotot e tij nga telefoni juaj dh kompjuteri. Shoqërohuni me miqtë - e ata le të mendojnë se je super. Blini vetes ndonjë dhuratë.

 

(Kosova Sot)