NGJARJE E VËRTETË:NË PËRQAFIM TË INSTRUKTORIT TË SKIJIMIT (3)

  • 16 November 2018 - 16:47
NGJARJE E VËRTETË:NË PËRQAFIM TË INSTRUKTORIT TË SKIJIMIT (3)

Në fakt, ai dhe Adelina disa herë kishin qenë në Aspen për skijim dhe ishin udhërrëfyes të mirë të rrugës. Pos atyre dyve, kolegët dhe koleget e tjera ishin shumë të zotë në skijim, e vetmja unë kurrë nuk kisha qëndrua mbi ski. Natyrisht, po ashtu kisha frikë nëse në shtëpi do të kthehem me gjymtyrë të thyera në shtëpi, por dëshira për udhëtime kishte pushtuar frikën time. Aspen është ëndrra më e bukur amerikane e të gjithë atyre q merren me skijim. Natyrisht, ky është një vend i krijuar për personat e pasur, për personat e falshëm, të kujdesshëm, të etur për argëtim të mirë, adrenalinë dhe kënaqësi. Aspen jo gjithmonë ka qenë vend i luksit, e as nuk ka qenë vend i elitës. Qyteti në fillim kishte filluar të zhvillohej si qytet industrial. Mali për skijim është përplot me hyrje të fshehta dhe tokë të punuar. Aty gjendet një nga shtigjet më të shpejta në botë, ndërsa që malet për një kohë të gjatë kanë mbetur të pandryshuara. Aspeni është magnet për personat e fortë dhe të falshëm, një park i madh për fëmijët që dinë mirë të skijojnë dhe kënaqen me shoqërinë e të njëjtëve. Kjo është një pjesë që përfshin katër male: Aspen, Snoumas, Hajlands dhe Batërmillk, që janë ambient i hatashëm për skijim. "Silver Queen Gondola", e cila dërgon skiatorët në një vertikale prej 3,267 shkallë për dymbëdhjetë minuta. Posedon shtigjet për lëshim, e një numër i madh njerëzish e shijojnë këtë pamje. Kur e kam parë gjithë këtë, e kam kuptuar se si duhet pasur jetë të rehatshme për të lindur në lëkurën, e cila lufton për një kafshatë bukë apo për një ekzistencë. Për mua kjo e tëra ishte një botë tjetër - përrallë. Qëndrimi në hotelin luksoz ishte ideal. Kolegia dhe unë po ndanim një dhomë. Kurrë më parë nuk kam qenë në një ambient më të përshtatshëm dhe më të bukur. Po ndihesha sikurse një princeshë, e me mua po pajtohej edhe shoqja ime. Isha e lumtur për faktin se pajisjet i kisha blerë, e të cilat po më shkonin mjaft mirë, pa marrë parasysh se më kishin kushtuar një pagë të tërë. Dhe, nuk ka lidhje kush je, por kur je aty, dëshiron që të përshtatesh me vendin, me bukurinë dhe magjinë, së paku për një moment ta ndiesh veten në një pjesë ndryshe të botës. Sauna, pishina, shoqërim me bashkëshorten e drejtorit dhe me kolegët… e gjitha kjo më pëlqente shumë. E kam urryer faktin se e vetmja unë do duhet të shkoj në shkollën e skijimit, e unë nuk kam dashur që kolegët e mi të qeshin me mua kur të rrëzohem. Në fillim kam vendosur ta anuloj mundësinë e shkollës dhe flisja si do t'i shikoj të tjerët derisa kënaqen. Drejtori dhe kolegët kanë shkuar në një shteg tjetër, e unë me shoqen time kam shkuar në shtegun për fillestarë. Jam rrëzuar ende pa qëndruar mirë mbi ski. Disa njerëz qeshën, e pos mikes sime, në ndihmë më erdhi edhe një mashkull i këndshëm. - Unë jam Bobi, mësuesi i skijimit. Është fat që jam vonuar paksa, përndryshe nuk do të mund t'ju ndihmoja. Kjo që keni bërë ju, është një gabim fillestar klasik i secilit fillestar - më tha, e më pas më tha se çfarë duhet të bëj. Po kopjoja lëvizjet e tij, por ishte shumë më e lehtë ta shikoja, sesa t'i kopjoja e t'i bëja vetë. Natyrisht, isha më e reja midis fillestarëve. Bobi menjëherë e kishte kuptuar këtë, dëshironte që gjithnjë e më shumë të jetë pranë meje. Më jepte udhëzime, drejtohej tek unë, më përkrahte dhe më thoshte se të gjitha gabimet e bëra janë normale për mua në këtë fazë, për dikë që kurrë më parë nuk kishte hipur mbi ski. Skuqesha shkaku i gabimeve, por edhe si pasojë e ajrit të freskët që më frynte në fytyrë. Dëshiroja ta mbaj mend secilën këshillë të tij, por kujtesa nuk kishte fort lidhje me koordinimin e trupit tim. (vijon)

 

 

(Kosova Sot)