Roman dashurie:Si u dashurova në ty (60)

  • 16 November 2018 - 16:48
Roman dashurie:Si u dashurova në ty (60)

A mund ta shoh dyqanin tuaj"? Zëri i saj i ndritshëm dhe i kthjellët dhe me shpresë. "Tani"? "Po, pikërisht tani. Nuk mund të rri këtu. Po vazhdoj ta shoh Danin. Po vazhdoj…po vazhdoj t'i ndiej duart e tij në mua, po vazhdoj ta shoh të shtrirë atje në dysheme, duke rrjedhur gjak". Ajo po bënte me dorë në vendin ku ai kishte qenë i shtrirë. Ajo ishte e qetë për momentin, dhe, unë e dija se çfarë po pasonte më pas. "A është ai…a ka vdekur"? "Jo. Mos u brengos më për të. Ai e mori atë që e ka merituar". "E keni lënduar mjaft". "Do të ishte më mirë ta vrisja krejt. Unë kam mundur. Nëse ai do të …" E drodha kokën. "Ka marrë fund. Harroje". "Unë është dashur ta vëreja se po vinte". Fjalët nuk më befasojnë, por më kanë zemëruar. E shikoj me shkëlqim atë. "As mos të shkojë mendja, Nell Hawthorne. As mos guxo t'ia ngarkosh vetes këtë. Nuk është dashur t'i shikosh ndyrësirat e tilla". Ajo ma kthen shpinën, e frikësuar nga intensiteti, dhe e di se po rrezatonte tek unë kjo. "Colton, unë vetëm desha të them se ai gjithmonë do të shfaqet". "Stop. Vetëm ndalu aty ku je. E dënuar kështu nuk do të ishim përfshirë së bashku, por kjo nuk e arsyeton atë për atë që ka bërë". Po e tërheq në drejtimin tim. Ajo reziston. "A ke frikë prej meje tani"? E pyeta për ta ndryshuar temën. "Pak. Ti ishe…i frikshëm. Ti vetëm se ..... e ke shkatërruar atë. Madje edhe pasi të ka goditur ty, dhe e kam parë të luftojë më parë". E shikova atë. "E ke fjalën në TV"? Ajo e uli kokën. "Jo, luftëra të tjera. Ato nëntokë. Ato për të cilat miku yt po fliste për to. Në Harlem". "Ke shkuar në luftëra të tilla"? Jam shokuar. Tmerr. Këto janë gjëra brutale, të dhunshme, luftëra të fëlliqura, të zemëruar, një mashkull e shkatërron një tjetër. "Po, nuk më ka pëlqyer aspak". "Kam shpresuar që jo. Ata janë të këqij". Po provoj ta mbaj zërin neutral. Pas pak, unë e pashë fytyrën e saj dhe vërejta diçka. "Ti ke luftuar me të". "Dikur po". "Pse"? Zëri i saj ishte i hollë. E shkunda kokën. Kjo është pjesë e tregtisë, shpirt". Ajo zemërohet. "Mos më quaj shpirt". Zëri i saj është i fortë, por i qetë. "Më fal". "Në rregull është". "E di. Kam dëgjuar". E kam kthyer drejt meje, që të shihemi drejt e në sy. "Përgjigju në pyetje, megjithëse, a ke frikë prej meje"? "Unë jam përgjigjur. Unë thashë pak. Kam frikë nga ajo se çfarë mund të bësh. E kam fjalën. Unë ndihem e sigurt me ty, e di se kurrë nuk do të më lëndoje". E marr në dorë fytyrën e saj. Sa e njohur që më është. "Unë do të mbroj gjithmonë. Nga të tjerët dhe nga vetja jote". "Pse", më pyeti. "Sepse, dua. Sepse…" Unë nuk po mund të gjeja fjalët e duhura. "Sepse e meriton, dhe ke nevojë". "Jo nuk e meritoj". "Po ke". Ajo uli kokën. "Jo, unë nuk e meritoj". E pashë se po debatonim fort. "Mbylle më Nell". Ajo qeshi, e më bëri dhe mua të qesh. "A po shkojmë ta shikojmë atë dyqan apo jo? (Vijon)

 

 

(Kosova Sot)