Roman dashurie:Si u dashurova në ty (61)

  • 17 November 2018 - 16:50
Roman dashurie:Si u dashurova në ty (61)

Dera rrapëllin, si reagim dhe unë qeshem. Më vjen mirë që ajo mund të qeshet. Dua të them, me të vërtetë kjo d.m.th. se është duke e marrë veten, edhe pse e di se shumëçka ajo është duke e mbajtur në vetvete. Së shpejti në dorë do të ketë vraga të reja. Ajo del e veshur me një palë xhinsi dhe me një bluzë ngjyrë vjollce, me grykë V. Më duhet që ta largoj shikimin, në mënyrë që të mos ia nguli sytë. Asaj nuk i duhet vëmendja ime tani. Ajo e kap çantën nga vendi ku e kisha lënë. Ia zgjati dorën. "Hajde, Tinkerbell." Ajo e kapë dorën time, më pas diçka i bën përshtypje. "Tinkerbell?" "E qeshura jote. Ajo gajasja jote. Ajo ma kujtoi filmin e vizatuar Tinkerbell". Ajo përsëri gajaset, rastësisht, por më pas e mbyll gojën me dorë. "Dreq. Tani nuk mund të qeshem, pa mu kujtuar kjo. Mund të më quash edhe Tinkerbell". "Mos u merr me hollësi. Mendoj se je e këndshme". Ajo e rrudhë hundën derisa e mbyll derën pasi që dalim. "E këndshme? A është kjo gjë e mirë?" Unë e ngrit vetullën. "Ka shumë fjalë të cilat mund t'i përdori për ty. Tani për tani le të përkufizohemi këtu". "Çka d.m.th kjo?" Ajo e mban dorën time disi me indiferencë. Ia bëj me shenjë një taksie dhe hyjmë brenda. Ia jap taksistit adresën time. Ai e shikon dhe ma kthen. Më pas, kur fillon të vozitë, ai lëshon muzikë arabe. Unë kthehem kah Nell. "Me të vërtetë dëshiron të të përgjigjem në atë pyetje?" Ajo më shikon dhe, pas një pauze, më përgjigjet. "Po". "Ti je shumëçka për mua, Nell Hawthorne. Ti je komplekse. Je e ëmbël, je e dashur, je argëtuese, je e bukur". Duket se ajo është e kapluar nga emocionet dhe e ka vështirë të përgjigjet. Prandaj, unë vazhdoj. "Ti je torturuese, je lënduese, je mahnitëse, je e talentuar, je seksi dhe hot". "Seksi dhe hot?" Ajo e lakon kokën dhe në faqe i bëhet një vrimë e vockël nga buzëqeshja. "Po". "A nuk është njësoj, si seksi, si hot?" "Kur thuhen bashkë, janë më shumë. Shumë më shumë". Ajo vetëm tundë kokën. "Je i sjellshëm. Por, kur flasim për mua, unë dhe ti, më duket se jemi duke folur për dy persona të ndryshëm". "Kjo me gjasë është e vërtetë". Shikoj poshtë, duart tona të bashkuara, e më pas e shikoj atë përsëri. I fus gishtat e mi midis gishtave të saj. "Çka sheh kur e shikon vetveten?" "Shoh një person të dobët, të frikësuar, të dehur, të zemëruar, të shëmtuar, në ikje e sipër". Sapo e thotë këtë, ajo e kthen shikimin kah dritarja."Nuk shoh gjë, askënd". E di se ndjenjat e saj nuk mund t'i ndryshoj me fjalë, prandaj nuk i them gjë vetëm e mbaj për dore dhe e lë heshtjen që të veprojë. Ajo kthehet kah unë."Pse nuk grindesh me mua, kur them marrëzi të tilla? Pse nuk mundohesh të më bindësh për vlerën që kam dhe për marrëzi të tilla?" "A do të ndryshonte kjo ndonjë gjë?", e pyes. Ajo i picërron sytë, e më pas tundë kokën. "Ja, për këtë shkak nuk flas. Mund të të them atë që e di për ty. Mund të të tregoj si ndihem. Por, grindja me ty nuk do të zgjidhë asgjë. Mendoj se të dy neve të tjerët janë përpjekur që të na rregullonin. Por, nuk ka funksionuar. Mund ta rregullojmë vetëm vetveten. Ta shërojmë vetëm vetveten". "Por, unë nuk jam asgjë nga ajo që the. Thjesht, nuk jam! Dhe, nuk mund të bëj asgjë për veten time. Nuk mund të rregullohem. Nuk mundem". "Dëshiron të mbetesh e lënduar përgjithmonë?" "Dreq, Colton. Pse po e bën këtë? Ti nuk më njeh mua". "Unë dua", iu përgjigja në të dyja pyetjet e saj. (vijon)

 

(Kosova Sot)