Roman dashurie:Si u dashurova në ty (62)

  • 18 November 2018 - 16:06
Roman dashurie:Si u dashurova në ty (62)

KAPITULLI I TETË

Ne arritëm në dyqanin tim, një garazh i vjetër me një derë të mbështetur, me një apartament të vogël nga sipër. I nxora çelësat nga xhepi, e hapi derën nga anash dhe shkoj te drita. Dysheme e çarë prej betonit, drita të varura në kafazet e tyre, disa mjete të kuqe të punës të ngjitura nëpër mure, zinxhirë nga makina dhe motorë të mbetur, një shasi e një veturës së vjetër,"66 Mustang Shelby GT", një kontejner i gjelbër, ku kishte hapësirë për mbeturina si dhe shishe të zbrazëta të birrës dhe plot kuti prej letre të picave të porositura. "Nuk është ku ta dimë se çfarë, por është imja". Unë qesha. "Me të vërtetë, nuk është aspak shumë. Nuk po mundem të besoj se të kam sjellë këtu. Është kaq vend papastër dhe kaq i keq". Po e shoh kështu për të parën herë, në një mënyrë. Unë kurrë nuk e kam sjellë një vajzë këtu më parë. Kam dërguar vajza në vendin tjetër, por se ato kurrë nuk kanë dashur ta shohin punëtorinë time, ato vetëm ishin të interesuara për shtrat. Unë po shikoj nga anash, duke shikuar atë që duhet të shohim. Më pas ajo më befason. "Më pëlqen. Ndihem …ndihem sikurse në shtëpi. Është një vend që duket se më pëlqen". Unë ia ngula sytë. "Është shtëpi. Do të flija lart, por ky garazh është shtëpi. Më shumë sesa që di ti". Më duket se gjatë gjithë jetës sime kam fjetur në një thes gjumi, pikërisht aty në dysheme, ku është vetura "Mustang" tani, para se apartamenti sipër të ishte rinovuar. E kam sjellë këtë për ta rinovuar, sepse ishte dëmtuar. I refuzuar, i padëshiruar, i braktisur. Sikurse unë. E kam rregulluar. Është bërë imi. Ajo po shëtitej poshtë dhe lart nëpër punëtori, duke shikuar mjetet e punës dhe duke hapur dyert e dollapëve. Ajo kishte duar aq të pastra, por se tashmë i kishte të ndyta. Ajo gjithmonë i kthente mjetet e punës aty ku i merrte. Ajo ishte kaq e urtë. Ne në fakt nuk e njohim fare njëri-tjetrin. Ajo di shumë për mjetet e punës. "Më trego se çfarë bën", më tha ajo. Unë strukem. I drejtohem motorit. "Ky motor këtu", po bëj me gisht në pistonin e hapur. "E kam blerë në një hekurishte disa ditë më parë. Ishte shumë i ndytë dhe i dëmtuar. Ishte i vendosur në një veturë të vjetër, unë e kam marrë motorin, ia kam rregulluar pjesët dhe i kam bashkuar". Nga anash po ia shpjegoj motorin, secilën pjesë t shtrirë. "Kështu. Më pas gjithçka bashkoj përsëri, pjesë pas pjese. Pothuajse është gati. Vetëm se më duhet t'ia instaloj edhe disa pjesë të tjera, dhe është gati". Ajo më pyeti nëse janë pjesë të ndryshme të veturave. Unë u struka. "Po, që të gjitha janë pjesë të ndryshme, por i kam kompletuar". "Kjo është e mahnitshme. Si e di ku përshtatet të gjitha këto pjesë të ndryshme. Si i rregullon ato"? Unë qesha. "Kam shumë përvojë. E di sepse e kam bërë me miliona herë. Të gjithë motorët thuajse janë të njëjtë, por me disa dallime të vogla. Motorin e parë e kam shpërndarë kur isha vetëm trembëdhjetë vjeç? Natyrisht, në fillim e kam shpërndarë, por më pas nuk kam ditur ta bashkoj, por ky ishte procesi i mësimit. (Vijon)

 

(Kosova Sot)