Roman dashurie: Vejusha (9)

  • 25 December 2019 - 15:16
Roman dashurie: Vejusha (9)

 Erdhe? - Po, siç po e sheh. Ulu plak, unë do të ulem këtu në kolltuk. Ajo u ul në të njëjtin vend, ku para disa ditësh ishte ulur kirurgu i ri. - Erdhe më herët sot. - Po, më vonë i kam disa punë në qytet, kështu që erdha që të shoh pse dëshiron që të bisedojmë. - Mirë. Së pari, më intereson a je e kënaqur me këtë reklamë? Ia tregoi reklamën e klinikës në kompjuter, e ajo e shikonte atë sikur nuk i interesonte. Samiu e vërejti. - Duket se nuk është momenti i duhur. Dukesh e hutuar. - Më fal, nuk kam fjetur mirë. Ditëve të fundit nuk po ia arrij që të fle me kohë. - Mungesa e mashkullit. - A është çdo gjë në rregull këtu? - Natyrisht që po, pse nuk do të ishte. Dëshironte që të dëgjojë se a ka ardhur Veli në punë. Në një moment e përfshiu paniku, që ai do të mund të mos e fillonte punën, dhe se më nuk do ta shihte kurrë. - Vetëm po pyes. - Kirurgu i ri është këtu, nëse të intereson. Tani në vete e vërejti një shikim të interesuar. U relaksua, duke pasur frikë se i ka zbuluar emocionet e çuditshme, të cilat ia turbullonin mendimin e kthjellët. - Natyrisht që më intereson. Ai është pjesë shumë e rëndësishme e ekipit, me të do të nisemi drejt fitoreve të mëdha.

- Po. E vazhduan bisedën e kur Samiu shkoi që t'i rregullojë disa gjëra ligjore, Lumja vendosi që si pronare e vërtetë ta vizitojë punëtorin e ri në ditën e parë të tij të punës. MST/ Kapitulli i nëntë Ai takoi duke i vendosur librat në raft në zyrën e vogël pranë sallës së madhe të operacioneve. Ishte i veshur me mantelin e bardhë, nën të cilin kishte një bluzë të ngushtë dhe xhinse të zeza. Vetëm atëherë e vërejti një vath të vogël në veshin e tij. - Mirëmëngjesi Vel! - Mirëmëngjesi Lume! - Erdha të shoh se si ta kanë rregulluar zyrën. - Jam i kënaqur, po është e vogël, por mjafton për mua dhe një pacient. E kam lutur doktor Samiun që të ma sigurojë ndonjë karrige për para derës, në mënyrë që pacientët të mos presin në këmbë. - Gjithsesi do të rregullohet kjo. Me kalimin e kohës do ta aktivizojmë edhe pjesën tjetër të ndërtesës dhe do të kalosh atje. Vetëm duhet të kesh pak durim. - Mirë. E ndërpreu palosjen e librave dhe i ofroi që të ulet, por Lumja refuzoi.

- Nuk mund të rri, kam shumë punë. Nëse ke nevojë për ndonjë gjë më trego, Ardiana do t'i japë të gjithë numrat e rëndësishëm. Natyrisht, mund të kontaktosh edhe me Samiun, nuk ka problem. - Më me dëshirë do të kontaktoja me ty. U shikuan, ndërsa gjunjët gati e lëshuan Lumen. Nuk buzëqeshi, edhe pse dëshiroi, por vetëm u kthye dhe doli jashtë. Ai mashkull kishte ndikim aq të fortë në të, saqë vazhdimisht mendonte në vetëkontroll. Ishte mbuluar nga djersa kur u kthye në zyrë. - Ardiana të lutem thirre dikë që sa më parë ta vendosë një klimë këtu, kam shumë të ngrohtë. - Por, jashtë është vetëm dhjetë gradë! Lumja e shikoi ashpër dhe me këtë ia bëri me dije që menjëherë duhet që të kujdesej për pajisjen. Më pas edhe vetë e kuptoi që ngrohtësia nuk vinte nga ndonjë kënd i hapësirës, ku rrinte dhe mendonte për Velin, por nga ai, direkt, nga zëri dhe sytë e tij. Po të kishte më shumë përvojë në këso gjëra, do ta njihte diagnozën e temperaturës së saj të rritur. Kështu, mendonte vetëm për atë reagim të çuditshëm ndaj mashkullit tërheqës, që ishte më i ri se ajo. /Vijon/


(Kosova Sot Online)