Shenjat e horoskopit qe nuk ngopen me s*ks

  • 25 December 2019 - 18:53
Shenjat e horoskopit qe nuk ngopen me s*ks

Me poshte jane shenjat ku deshira per seks nuk shterron.

Dashi
Periudha e shkurtër pa seks (fjala është për një apo dy ditë) e bën nervoz. Bëhet agresiv ndaj ambientit, andaj më mirë është që të qëndrojmë larg tij. E vetmja gjë që për kohë të shkurtër e qetëson janë filmat pornografikë, mirëpo kjo mund të bëhet shpatë me dy teje: mund ta bëjë edhe më të pezmatuar.

Binjakët
Binjakët e paqëndrueshëm dëshirojnë të kërcejnë nga njëra lule te tjetra, sapo të vërejnë që partneri nuk i plotëson nevojat e tyre të mëdha. Pa seks bëhen të tërbuar dhe shumë të shpërqendruar, andaj nëse vërejnë që në punë bie efikasiteti, duhet ta dini – ka arritur periudha “e thatë”.

Luani
Lakmitar! Është i pangopshëm dhe seksin e ka në kokë 24 orë. E po, natyrisht, aty mund të ndodhin edhe pushtime, zotërime, e çka jo tjetër? Dhe kur fillon të lavdërohet, vajmedet! Nëse grindeni me Luanin, duhet ta dini që pa seks është së paku 48 orë.

Akrepi

Keni dëgjuar shprehjen “i pangopshëm/e pangopshme”? E po ai është i krijuar bash për këtë epitet. Akrepi mund të humbë vetëkontrollin kur është i pakënaqur, mirëpo nëse nuk ka pasur seks një kohë të gjatë, bëhet i tërbuar, sulmues dhe i mundimshëm. Nuk përjashtohet mundësia që gjatë kohës së abstinencës seksuale të kërkojë shërbime të prostitutave.


(Kosova Sot Online)