Anët pozitive të të qenit “singëll”
Po, e dimë! Të jesh në një lidhje të lumtur është më mirë sesa të jesh vetëm. Por, edhe të jesh vetëm i ka përparësitë e veta
Ka edhe njerëz të tjerë që ju duan
Nuk janë vetëm të dashurit ata që janë të ngarkuar që t’ju duan. Keni me gjasë shumë anëtarë të familjes, miq dhe kolegë, të cilët ju duan dhe ju pranojnë të tillë si jeni, transmeton gazeta Kosova Sot Online.
Mund të flirtoni pa frikë
Kur nuk jeni në lidhje, sa herë që shihni ndonjë djalë të pashëm, mund të flirtoni me të, pa pasur frikë se mos ju sheh dhe ju kritikon i dashuri. Natyrisht, nuk duhet ta teproni në këtë drejtim, meqë më pas ju del “zani i zi”.
Keni më shumë kohë për shoqërinë
Lidhjet e suksesshme kërkojnë që ta kaloni një kohë më të gjatë me personin e dashur. Meqë jeni “single”, keni më shumë kohë që ta kaloni me miqtë, me veten tuaj, bile edhe të fitoni para.
Nuk ju duhet t’i arsyetoheni askujt
Nuk keni nevojë t’i arsyetoheni askujt kur shkoni në ndonjë ndejë (me përjashtim të prindërve, kuptohet). Nuk ju duhet që të shqetësoheni se me kë flisni dhe qesheni gjatë ndejave.
Nuk ka rrezik që dikush t’ua thyejë zemrën
Nëse zemrën tuaj nuk e posedon asnjë djalë, atëherë as nuk ka rrezik që atë t’ua thyejnë, apo jo? Kënaquni me të qenit “single” derisa të zgjatë.
Nuk keni nevojë t’i vizitoni të afërmit e tij
Nëse nuk keni të dashur, rrjedhimisht nuk keni as familje të të dashurit, njerëz të panjohur për ju, të cilët shpesh dinë t’ju bëjnë të ndiheni si mos më keq. Në vend të tyre, mund ta kaloni kohën e lirë me dajat, axhët dhe tezet tuaja.
Nuk ju duhet t’i rruani këmbët gjatë dimrit
Kur jeni në lidhje, duhet që vazhdimisht të jeni e përkryer për të, por kur jeni singëll, atëherë të paktën gjatë dimrit mund t’i lejoni vetes të keni ca qime në këmbët tuaja, apo jo?!
Nuk ju duhet të shpenzoni para në takime
Edhe pse janë djemtë ata që zakonisht paguajnë gjatë takimeve, kohët e fundit ata kanë filluar të modernizohen dhe të kërkojnë që edhe femra, herë pas here, ta paguajë faturën. Meqë jeni e lirë, jeni e lirë edhe nga ky obligim.
Më mirë vetëm, sesa në një lidhje të keqe
Nuk do diskutim se, më mirë është të jesh vetëm, sesa në një lidhje të keqe. Mos e harroni këtë sa herë që mendoni ta filloni një lidhje me këdo, vetëm e vetëm që të mos jeni e vetme.
Mund të hani lirshëm
Kur doni ta hani ndonjë ëmbëlsirë të shijshme, nuk ju duhet që ta ndani përgjysmë, meqë nuk keni të dashur. Të gjitha vajzat e dinë se sa shumë hanë djemtë!
Mund të rrini me miq
Kur jeni në lidhje, i dashuri mund të bëhet xheloz nëse ju sheh me ndonjë shok, por kur nuk keni të dashur, atëherë lirisht mund të bisedoni dhe kënaqeni me të gjithë shokët tuaj.
Shpenzoni më pak në telefon
Kur jeni në lidhje, një pjesë të madhe të kohës e kaloni duke bërë telefonata, apo duke dërguar mesazhe. Kur jeni e lirë, shpenzimet e telefonit i keni shumë më të vogla.
Mund të “dashuroheni” në djemtë e famshëm
Djemtë "realë" kurrë nuk janë aq të mirë sa djemtë e famshëm. Kjo ju bën që të ndiheni më mirë duke shikuar intervistat e Benedict Cumberbatch-ut, sesa të dilni në takim.
Mund të qëndroni në pizhame gjatë tërë ditës
Nuk keni nevojë që gjatë tërë kohës të jeni e pispillosur. Në fakt, gjatë ditëve të fundjavës mund të rrini gjatë tërë kohës me pizhame. A ka më mirë? Lidhjet dinë të jenë të mrekullueshme, por kjo nuk d.m.th. se duhet të bini në depresion kur jeni e vetme.
(Kosova Sot)