Kjo është mosha kur femrat ndjehen më së shumti seksi…

  • 04 May 2016 - 23:40
Kjo është mosha kur femrat ndjehen më së shumti seksi…

Nëse jeni më e re se 30 vjet dhe mendoni se e keni arritur majën, jeni seksi, e mençur etj., atëherë e keni gabim.

Sipas një anketimi të ri të 2,000 grave në Britani të Madhe, del që mosha 34 vjeçare është mosha në të cilën femrat ndjehen më së shumti seksi.

Sipas Daily Mail, 64% e të anketuarave më të vjetra se 30 vjeç, kishin thënë se ndjehen më seksi në dekadën e tretë pasi që kanë më shumë vetëbesim, të cilin e kanë fituar përgjatë viteve, ndërsa 34% kanë hënë se janë ndjerë më seksi sepse janë në lidhje më të mira.

Ndërsa, 26% nga femrat kishin thënë se ndjehen më seksi se kurrë për shkak se kanë vetëbesim më shumë se kurrë në shtrat.

Një zyrtare e kompanisë që e ka kryer anketimin ka thënë për Daily Mailse mendon që është një gjë e mrekullueshme që femrat vazhdojnë të ndjehen seksi dhe me vetëbesim, pavarësisht çfarë moshe kanë.

Mirëpo, ka shtuar se është befasuar kur e ka kuptuar se mosha 34 vjeçare është mosha ku femrat ndjehen më së shumti seksi.

(Kosova Sot)