Nazistët që u bënë spiunë të amerikanëve

  • 19 April 2017 - 09:52
Nazistët që u bënë spiunë të amerikanëve

Është i njohur fakti se shumë nazistë pas Luftës së Dytë Botërore kanë punuar si agjentë për shërbimet e fshehtaamerikane.

Studiuesit amerikanë kanë nxjerrë në pah numrin e tyre dhe misionet që kanë patur këta nazistë, shkruan DW.

Sipas studimeve, numri i nazistëve që kanë bashkëpunuar me shërbimet e fshehtaamerikane ka qenë rreth 1.000 persona.

Ja sa ka qenë numri dhe veprimtaria e nazistëve që kanë bashkëpunuar me shërbimet e fshehta amerikane

Rasti i nazistit Klaus Barbie, një kriminel lufte, i cili ekstradua nga Bolivia në Francë në vitet ‘80-të të shekullit të kaluar, bëri të njohur publikisht një fakt të panjohur më parë: 

nazistë të nivelit të lartë u bënë pjesë e shërbimeve sekrete amerikane. Barbie jo vetëm që u rekrutua nga kundërspiunazhi amerikan, por edhe arratisja e tij nga Evropa u bë i mundur me ndihmën e amerikanëve. Më vonë ai punoi edhe për Shërbimin e ri Informativ Gjerman - BND.

Tani historianët amerikanë kanë publikuar një studim të zgjeruar të këtij fenomeni si edhe cilësinë e informacioneve, kanë dhënë spiunët nazistë. Sipas vlerësimit të tyre dhe pas shqyrtimit të dosjeve të shërbimeve sekrete amerikane, numri i nazistëve që kanë punuar për amerikanët ka qenë rreth 1000.

"Është një llogaritje e përafërt", deklaron njëri nga studiuesit, Norman J.Ë. Goda, profesor për studimet e Holokaustit në Universitetin e Floridës në bisedë me Deutsche Welle. "Vlerësimi bazohet në një analizë të stërholluar të akteve. 

Por, e vërteta është se nuk kemi një shifër të saktë. Kjo sepse jo të gjitha dosjet iu vunë në dispozicion studiuesve, ndërkohë që një pjesë e tyre konsiderohej e humbur. Po ashtu nuk merret parasysh edhe numri i atyre spiunëve të rinj nazistë që rekrutoheshin nga spiunët e vjetër nazistë, tashmë të rekrutuar nga FBI apo CIA. As numri i nazistëve jogjermanë, si nazistët hungarezë, rumunë, apo ukrainas”

Sipas tij, nuk kemi asnjë rast të njohur ku mund të themi se janë dhënë informacione vendimtare. Si shembull studiuesi përmend rastin e Ëilhelm Hëttl, një punonjës i SD-së - shërbimit të fshehtë austriak - i cili u rekrutua nga amerikanët. Por, erdhi një kohë kur CIA zbuloi se raportimet sekrete, që dërgonte Hëttl, bazoheshin në leximet e gazetave!

Sipas studiuesit Goda, agjentët gjermanë, që rekrutuan amerikanët, nuk kanë qenë agjentë shumë të përgatitur. Shumë prej tyre u përgjuan nga sovjetikët, apo ndërruan krah. 

Ajo që i ka habitur studiuesit ka qenë mungesa e njohurive që kishin rekrutuesit amerikanë për të shkuarën e agjentëve të tyre, ndërkohë që shumë dosje ndodheshin në duart e vetë amerikanëve.
Për shkak të mungesës së njohurive apo kontrollit, u bënë rekrutime të njerëzve që kishin qenë të përfshirë në krimet e rënda të nazistëve.

"Ka pasur një rast në fillim të viteve ‘50-të, kur kundërspiunazhi amerikan i ushtrisëamerikane punësoi një person me emrin Hermann Hëffle. Ky person kishte pasur një funksion drejtues tek Odilo Globocnik gjatë ‘Aksionit Reinhard’ (drejtues nazist dhe SS, përgjegjës për vrasjen e më shumë se një milion hebrenjve në Poloni). Pra ky nuk ishte një punonjës i parëndësishëm i Gestapos, ai kishte qenë kokë drejtuese gjatë fushate spastrimi në Poloni”.

Shërbimet amerikane e rekrutuan për të survejuar grupet e djathta ekstremiste në hapësirat përreth Munihut, pa e ditur se me kë kishin të bënin, thekson Goda.

"Është i pabesueëshëm fakti që u krijua një relacion me këtë njeri, që më vonë u arrestua nga gjermano-  perëndimorët”.

Megjithatë, me njohuritë e sotme është shumë e thjeshtëzuar të kritikosh shërbimet sekrete amerikane për rekrutimin e personave me një të kaluar të errët, të cilët as nuk dhanë ndonjë informatë të vlefshëm për amerikanët. Micha Brumlik, ish-drejtues u Institutit të Frankfurtit Fritz Bauer për studimin e Holokaustit, thotë se "në SHBA sundonte vërtet një atmosferë ku njerëzit ndjeheshin realisht të kërcënuar". Në këtë kontekst, çështjet morale luanin një rol të dytë krahasuar me dobësimin e Bashkimit Sovjetik.

Sipas tij, "nuk duhet harruar se në fillim të viteve ‘50-të në SHBA sundonte një lloj histerie, një lloj paranoje ndaj komunizmit, e para një sfondi të tillë askush nuk druhej të merrte në shërbim edhe kriminelë, për të dobësuar, ashtu si mendohej atëherë, një kundërshtar shumë të rrezikshëm”.

Të dy studiuesit, Gota dhe Brumlik, janë skeptikë se është në natyrën e shërbimeve sekrete që të punojnë me natyra të dyshimta, apo karaktere me të shkuar të errët.

"Nëse ka një mësim, atëherë është ai, që duhet pasur gjithmonë njohuri për burimin e informacionit", thotë Gota.