Firma e Enver Hoxhës: Refuzohet falja e dënimit me vdekje të disa deputetëve (Dokument)

  • 05 February 2017 - 12:39
Firma e Enver Hoxhës: Refuzohet falja e dënimit me vdekje të disa deputetëve (Dokument)

Më 22.1.1948 Gjykata e Lartë Ushtarake dha vendimin kundër grupit të dytë të deputetëve, disa prej të cilëve u dënuan me vdekje. Para se të kryhej ekzekutimi, të dënuarit iu drejtuan me lutje të veçanta Presidiumit të Kuvendit Popullor, organit kolegjial që ishte në rolin e kryetarit të shtetit. Para shqyrtimit të kërkesave, në mënyrë të fshehtë, ministri i Mbrojtjes Kombëtare iu drejtua Presidiumit duke i kërkuar refuzimin e faljes së jetës së të dënuarve me vdekje. Ndër të dënuarit ishte edhe Surja Selfo, ish mik dhe shok i E.Hoxhës. Në pleqëri të thellë, diktatori shkroi (gënjeu siç bënte zakonisht) se pushkatimi i Selfos ishte punë e Koçi Xoxes. Kjo që shihet në dokument është nënshkrimi i Enver Hoxhës me të cilën kërkon refuzimin e faljes së jetëve të personave të dënuar me vdekje.

(Kosova Sot)