Masakra e 2 prillit në Shkodër/ Kush e fsheh të vërtetën? Flasin familjarët

  • 06 March 2017 - 09:49
Masakra e 2 prillit në Shkodër/ Kush e fsheh të vërtetën? Flasin familjarët

Familjarët e katër dëshmorëve të vrarë më 2 prill 1991 në Shkodër, përpara Komitetit të PPSH-së, shprehen të zhgënjyer që autorët e këtyre vrasjeve ende nuk janë zbardhur dhe kjo ngjarje është e mbushur me mister.

Në një intervistë për Panorama, Ahmet Kryeziu, vëllai i Nazmi Kryeziut, shprehet se, ndonëse kanë kaluar kaq vite, vrasja e vëllait të tij ka mbetur pa autor dhe se tashmë ai nuk ka më besim se kjo ngjarje do të zbardhet.

Z.Kryeziu, vëllai juaj, Nazmi Kryeziu, është njëri prej dëshmorëve të 2 prillit në vitin 1991. Kanë kaluar kaq vite dhe nuk është zbardhur vrasja e tij, dhe as e tre dëshmorëve të tjerë…

Kjo pyetje më bëhet prej vitesh kudo që shkoj. E njëjta përgjigje është sërish edhe sot pas 25 viteve: sa të jenë Gramoz Ruçi dhe Fatos Nano të gjallë, as nuk ka shans që të dalë e vërteta në shesh.

Po na dalin tani pionierët e socializmit me në krye Bruno Shllakun, që po na e vlerëson Gramoz Ruçin, na e bën edhe engjëll dhe neve familjarëve që kemi personat tanë më të dashur të vrarë, Bruno na bën bashkëfajtorë. Koçi Xoxe i sotshëm është Gramoz Ruçi dhe sipas Bruno Shllakut, meqë ne familjet e 4 dëshmorëve jemi bashkëfajtorë, u dashka që të presim që të internohemi.

I lutemi Bruno Shllakut që të prononcohet për familjen e vet dhe jo për ne dhe t’i jetë mirënjohës demokracisë që e lë të flasë lirshëm. E theksoj, ai të prononcohet për veten e tij dhe jo t’i japë jetë më shumë Ruçit në daljet publike që bën përmes intervistave të ndryshme, sepse duke i dhënë jetë më shumë atij, edhe atë shpresë të fundit që presim të dalë për ngjarjen e 2 prillit ku u vranë 4 dëshmorët, do ta eklipsojë.

A keni besim se një ditë ju si familjarë të dëshmorëve të rënë 25 vite më parë në këtë vend do të më- soni emrat e autorëve të këtyre vrasjeve?

Zoti vonon, por nuk harron! Shpresa vdes e fundit. Siç e thashë më lart, përderisa Gramoz Ruçi është gjallë, nuk ka si të zbardhet. Ai është arkitekti i 2 prillit, arkitekti i katër të vrarëve dhe 123 të plagosurve. Arkitekti i krejt asaj ngjarjeje që çoi në vrasje e plagosje pa pasur nevojë sepse komunizmit i kishte ardhur fundi dhe të rinjtë në atë protestë kërkuan vetëm demokracinë dhe lirinë.

Si ndiheni sot që jeni mbledhur këtu për të përkujtuar 2 prillin?

Si mund të ndihemi, të zhgënjyer dhe plot dhimbje për ata që ikën në lule të rinisë/ Senad Nikshiqi.

(Kosova Sot)