Ndalimi i fesë 60 vjet më parë: AQSH publikon letrën e rrallë të një prifti

  • 10 March 2017 - 09:30
Ndalimi i fesë 60 vjet më parë: AQSH publikon letrën e rrallë të një prifti

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave ka përkujtuar 50-vjetorin e ndëprerjes me ligji të të gjithë aktivitetit fetar në Shqipëri, ku më pas, me Kushtetutë i shpall vend ateist. Dhe kjo shoqërohet me një dokument të rrallë në gjuhën greke, shkruar nga një klerik në jug të vendit, në lidhje me atë që po ndodhte ato ditë pranvere të vitit 1967.

Ja ç’shkruan Drejtoria e Arkivave në faqen e saj në FB:

“Brenda vitit 1967 në qytetin e Durrësit u shkatërruan apo u mbyllën 60 xhami, 8 kisha dhe 5 teqe. Kjo valë u përhap në gjithë Shqipërinë, pa kursyer as pasurinë kulturore të tundshme apo të patundshme që ruhej nga institucionet fetare. Nga viti 1967 sjellim kronikën e shkruar nga Papa Mihali, prift i fshatit Vodhrishtë në Gjirokastër, i cili përshkruan ngjarjet e atij viti në vetë të parë. Kronika është shkruar në greqisht në faqen e titullit të një libri shërbesash. Këtu po japim përkthimin në shqip dhe transliterimin nga origjinali: “Më 25 shkurt 1967, ditë të shtunë, në orën 12 të mesditës, mbyllën kishën e enorisë së Vodhrishtës. Më 4-3-1967, ditën e shtunë, Mitropoliti Damian mblodhi të gjithë priftërinjtë e zonës së Gjirokastrës dhe na tha të rruhemi dhe të heqim rasot, siç dhe u bë. [u shkrua] për kujtim. Papa Mihali”

(Kosova Sot)

(Τή 25 Φευρουαρίου 1967, μέρα Σάββατον  ρα 12 μεσιμέρη κλησαν τήν κκλησίαν νορίαςΒοδρίστηΤ 4-3-1967 μέρα Σάββατον μς συγκέντρωσε  Μητροπολήτης Δαμιανός λους τος ερες τής περιφέρειας ργυροκάστρου κα μς επεν να ξιραφησθομεν καί νά βγάλουμεν τα ράσακαθς και νεινεδι ενθύμιονΠαπ Μιχάλης).