Si e “pushtuan” shqiptarët ambasadën gjermane në korrik 1990 (Pamje të rralla)

  • 07 April 2017 - 11:03
Si e “pushtuan” shqiptarët ambasadën gjermane në korrik 1990 (Pamje të rralla)

Një kronikë e gjatë e ngjarjeve të ambasadave korrik 1990 është publikuar nga mediat gjermane. Janë pamje të panjohura të atyre ngjarjeve.

Më 3 korrik të vitit 1990, një kamion me katër burra kaloi murin e ambasadës gjermane në Tiranë, ngjarje që shënoi fillimin e përpjekjeve të mijëra Shqiptarëve që përpiqeshin të futeshin në ambasada me shpresën e një jete në liri.

Janë 21 minuta filmim origjinal që tregojnë shumë, – rinia dhe pjesa “rebele” e shoqërisë që rrezikon jetën dhe braktis politikën izoluese të vendit, dhe nga ana tjetër, -elitat politike të regjimit që mblidhen në miting për të treguar besnikërinë e tyre ndaj një sistemi në degradim.

Më 3 korrik të vitit 1990, një kamion me katër burra kaloi murin e ambasadës gjermane në Tiranë, ngjarje që shënoi fillimin e përpjekjeve të mijëra Shqiptarëve që përpiqeshin të futeshin në ambasada me shpresën e një jete në liri. Foto: Peter Gebert.

(Kosova Sot)