Si u zhvarros Enver Hoxha në vitin 1992 (Foto të rënda)

  • 11 April 2017 - 17:44
Si u zhvarros Enver Hoxha në vitin 1992 (Foto të rënda)

Ish- drejtori i Arkivës të ministrisë së Brendshme, Kastriot Dervishi sot në përvjetorin e vdekjes së diktatorit komunist Enver Hoxha poston disa foto të rralla të zhvendosjes së tij nga varrezat e Dëshmorëve për në Sharrë.

Sot bëhen 32 vite nga vdekja e një prej diktatorëve më famëkeq në Evropën Juglindore.

Enver Hoxha udhëhoqi me dorë të hekurt nga 1945 deri në 1985.

Për çfarë duhet ta kujtojmë Enver Hoxhën?

Në "përkujtim" të 11 prillit 1985, ditës së vdekjes zyrtare të diktatorit komunist të Shqipërisë, po rendis disa arsye pse emri i tij duhet kujtuar. Ka shumë arsye më tepër se kaq, por unë mendoj se ai duhet kujtuar për:

-Luftën civile të viteve 1943-1944. -Eksodin e vitit 1944. -Shkatërrimin e shtetit shqiptar të ndërtuar me aq sakrificë në vitet 1920-1939. -Përçarjen e madhe midis shqiptarëve nga zhvillimi i luftës së klasave. -Ndërtimin e shtetit eksperimental sovjetik me tipare klanore dhe krahinore. -Vrasjen dhe burgosjen e inteligjencies shqiptare të shkolluar nga Perëndim. -Grabitjen e vjedhjen e 320 tonë flori. -Grabitjen e individit, pronave dhe sendeve të tjera të paluajtshme -Bashkimin doganor dhe monetar me Jugosllavinë. -Izolimin e Shqipërisë nga bota dhe aleancat me armiqtë shekullorë të Shqipërisë. -Shkatërrimin e natyrës me çpyllëzime, vepra industriale të panevojshme e me humbje financiare dhe ekologjike. -Gatimi i njeriut të ri internacionalist proletar. -Burgimet, internimet e persekutimet e popullsisë. -Shkatërrimin e rrjetit arkivor të vendit dhe pasurisë kulturore të vendit. -Për urinë dhe rreckosjen që i shkaktoi shqiptarëve si rrallë herë në histori. -Për dëmet e shumta që asnjë pushtues nuk i shkaktoi vendit sa i shkaktoi regjimi i tij. -Prapambetjen e thellë në të cilën e la vendin.

Bashkëlidhur katër foto, dy prej të cilave janë shkrepur më 13.4.1985 kur bëheshin nderimet dhe dy të tjera më 3.5.1992, ditën kur arkivoli i Hoxhës u hoq nga varrezat e dëshmorëve

(Kosova Sot)