Dy biografi të panjohura të Nolit dhe Konicës

  • 11 May 2017 - 11:18
Dy biografi të panjohura të Nolit dhe Konicës

Biografitë e panjohura të dy personaliteteve më në zë të letrave shqipe, Fan Noli dhe Faik Konica, të referuara në vitin 1969 në Nju Jork, me rastin e kremtimit të 60 vjetorit të gazetës “Dielli”. Jeta dhe krijimtaria e dy kolosëve në këndvështrimin e Hasan Dostit, një prej politikanëve dhe studiuesve të historisë më në zë të diasporës shqiptare, si dhe Martin Camaj, poetit e prozatorit të famshëm që drejtoi për vite me radhë katedrën e Albanalogjisë në Universitetin e Mynihut

Jeta, vepra dhe krijimtaria e Fan Nolit dhe Faik Konicës, të konsideruar me të drejtë si dy nga kolosët më të mëdhenj të letrave shqipe, prej disa dekadash janë bërë objekt librash me studime, analizash dhe kritikash të ndryshme, si nga autorë shqiptarë, ashtu dhe nga studiues të huaj që janë marrë kryesisht me albanologji. Ndryshe nga Noli, vepra e të cilit nuk ka pasur shumë pengesa për të komunikuar me bashkatdhetarët e tij në shtetin amë, për arsye që tashmë janë të njohura, Konica pothuaj ka qenë gati i panjohur në atdheun e tij për një gjysmë shekulli me radhë. Por vepra dhe krijimtaria e tyre nuk kanë qenë e panjohur për diasporën shqiptare, kryesisht atë politike të SHBA-ës, e cila i ka përkujtuar ata herë pas here në jubiletë e ditëlindjeve të tyre, në kremtimet e shoqërisë “Vatra” dhe organit të saj, gazetës “Dielli”, apo në kremtimet e festave kombëtare të Shqipërisë. Në këtë kontekst, revista “Shqip” po publikon për lexuesit dy biografi të panjohura dhe pjesë nga krijimtaria e dy kolosëve të mëdhenj të letrave shqipe të para në këndvështrimin e Hasan Dostit, një prej politikanëve dhe studiuesve të historisë, më në zë të diasporës shqiptare, si dhe Martin Camajt, poetit e prozatorit të famshëm që drejtoi për vite me radhë katedrën e Albanalogjisë në Universitetin e Mynihut. Këto studime për Nolin dhe Konicën, po i japim në variantin origjinal duke mos u ndryshuar asgjë nga teksti integral i shkruar nga Dosti dhe Camaj.

Hasan Dosti: Noli, fytyrë qendrore në historinë e re

Fan Noli ka qenë një fytyrë qendrore në historinë e re të vendit tonë. Ky burrë simbolizon sintezën e virtyteve të racës arbnore. Të shumta e të paçmuarshme janë veprat që ai ka kushtuar Atdheut, në fushën e kulturës e të edukimit të popullit. Po, përmbi të gjitha, qëndron ndërrmarja e themelimit të Kishës autoqefal të Shqipërisë, e çkëputur nga fanari i patriarkatit rë Fanarit, që ka qenë qendra arkane e mohimit të së drejtave të kombësisë t’onë. Fan Noli i madh i ynë ka qenë patriotio që ka menduar, gjykuar e vendosur se autoqefalia e kishës kombatare është akti plotësues i pamvarsisë dhe sovranitetit të Shtetit. Dhe kështu burri i madh i kauzës së autoqefalisë i ka kushtuar nxehtësin e patriotizmit, energjitë shpirtërore, inteligjencën e mrekullueshme dhe kulturën e gjerë theologjike e filozofike. Me rastin e përkujtimit të këtij prelati të lartë, mendimi dhe emocioni ynë drejtohet edhe nga martirizimi i tre prelatëve të tjerë të Kishës orthodokse shqiptare, e kam fjalën për Papa Kristo Negovanin, Papa Stathi Melanin-prift e poet, dhe Papa Llambri Ballamaçi. Megjithse të edukuar në shkollën greke, dhe të dorzuar priftër prej peshkopësh grekë, këtë rrëmbyen nga mistika e racës dhe gjakut shqiptar. Si bij të popullit ata i janë vënë me mish e me shpirt çështjes së edukimit politik kombëtar. Kështu ata janë bërë objekt i mallkimeve dhe ndjekjeve të Fanarit dhe më në fund u martirizuan prej andarëtëve grekë…”  

Faiku dhe Noli, binom i shkëlqyer

Në themelimin e organizatës Vatra janë derdhur shumë energji; janë kosnakruar shumë theorira prej burrave shqiptarë të brezit të vdekur, që tani prehen në botën tjetër, në botën e përjetëshme. Midis këtyre burrave shkëlqen binomi: Styllian Syziu dhe Faik Shishko Konica. Faiku sipas një tradite, nga vija atërore vjen nga fisi Karamurat i Leskovikut. Në Konicë ka marrë emrin Shishko. Nga ana e së ëmës është lab, ka mbiemrin Delvina. Faikut t’onë i edukuar kryesisht në shkollën francze, ku ka thëthitur humanitetet klasike dhe i pajopsur me energjinë burrërore të racës, është lazmuar Thyrseu Spartiak i shqiptarëve të brezit të tij. Fan Noli vjen nga prindër që kanë lënë katundin Qytezë të Kolonjës, për t’u vendosur në Thrakën lindore, ku kanë themeluar katundin e ri me emër Qytezë, që në turqisht quhet Ibriktepe. Emri i vërtetë i familjes së Nolit është Syziu. Priftërit fanatik, që kanë pasur për mision të besuar nga Patriarku i Fanarit helenizimin e gjithë ortodhoksve, nqë regjistrat e kishës, emrin Syziu e kanë përkthyer në greqisht Mavromati, emër i cili shënohet në aktet e diplomat e Fan Nolit.

Shkolla ku u edukua Noli

Thraka (Si provincë afër Stambollit dhe e traditës së kryepeshkopatës metropolitane të Heraklesë, prej së cilës Patrikët marrin patrecën, simbol i cili u jep aftësinë për të meshuar, dhe për të kurorëzuar Perandorë në kathedralin basilik të Aja Sofisë, të ngrehur në qytetin e Konstandinit, prej Justinianit) nuk ka pushuar të jetë nën juridiksionin e Fanarit. Gjuha dhe kultura greke kanë qenë fort të përhapura. Greqia ka qenë gjuha e liturgjisë dhe e predikimit edhe në kishët e vëndeve të banuara prej bullgarëve, edhe pas themel;imit të Eksarkatit bullgar më 1870-1872. Gjimnazi grek i Adrianopolit, ku Fan Noli ka marrë edukimin e mesëm ka qenë nga më të organizuarit; barazohej me atë të Megali tu Jesus të Stambollit dhe me Zosimenë e janinës. Fan Noli ka qenë një nga krijesat që natyra i pajos me cilësira providenciale. I lindur në Qyetzën e re, inspiruar nga nimfat naiade të lumit Hebros të mithollogjisë, u bë belomani Orfe i Thrakës. Njëkohësisht, valët e erës i binin jehonën e nimfave oreade të malit Boion (Gramos) të Qytezës Iliore. Kjo ishte një muzikë qiellore, që futi shpirtin mistik të Patriotizmit shqiptar. Shumë të mbëdha janë shërbimet e teoritë që ky burrë i racës inteligjente, të gjallë dhe trime të Kolonjës, i ka kushtuar Atdheut të Skënderbeut. Por mbi të gjitha qëndron misioni kishtar i Tij. Dijmë rrethanat në të cilat Fan Noli është dorzuar më parë kanonisht prift dhe ka themeluar, në Boston, kishën Shën Gjergj, kushtuar shenjtit, patron të Shqipërisë. Si peshkop, Fan Noli është zgjedhur më më 1918 prej klerit e popullit sipas rregullave të traditës së Kishës , qysh prej periudhës apostolike, ashtu siç zgjidheshin Horepiskopët e dioqezës së Byzantit-të ngritur në rangun e Patrikut-syfraaganë të Heraklisë trakase. Patriarkati i Fanarit nuk njeh për kanonikë zgjedhjen. Por zëri i Bosfrorit nuk dëgjohet në Boston, jo vetëm prej Fan Nolit, por as prej Shqiptarëve orthodoksë të Amerikës. Stiliani ishte njeri që kish ëmsuar filozofinë aristoteliane në Adrianopol, në Athinë e Harvard, por antarët e Shën-Gjergjit, ishin njerëz modestë, dalë nga rradhët e popullit; disa me një edukatë fillore fituar në shkolla në gjuhën greke. Edhe kët3 emigrantë kanë qenë pagëzuar me Ajyon Myron-vaji i shënjtë-të dërguar nga Stambolli. Vaji i shenjtë ka virtytet e misterit të Kishës; por në administrimin e këtij mysteri, prifti Fanarit, mundohej të fuste dhe ndjenjat e helenizmit edhe ndër ata që nuk ishin helenë. Me gjithë këtë, njerëzit modestë, për të cilët po flasim, dënuan veprën e helenizmit të zhvilluar prej Fanarit. Meritë e madhe kjo, dëshmi e çfaqjes së patriotizmit të orthodoksve të asaj kohe, uirtut i racës, lavdi e kombit. Atdheu mirënjoftës. Historia do të dëshmojë.

Noli, predikoi i pari meshën shqip në Vlorë

Fan Noli i zgjedhur deputet në Dhomën e parë të Shqipërisë, në pranverën e 1921-së, zbret në Vlorë, në Bethlemin ideal të Shqipërisë, në vëndin e lindjes së Shën Donatit vlonjat të mrekullive.

Këtu, peshkopi që nuk ishte deklaruar kanonik, i pasuar prej një vargu të gjatë djemsh të rinj orthodoksë, që ndjekin shembullin e atyre të Amerikës, hap portat e kishës Shën Vllash dhe meshon e predikon në gjuhën shqipe. Është herë e parë që në Shqipëri celebrohet gjuha shqipe.-Pastaj Noli shkon në Korçën lule, ku meshon në Kathedralen e Shën Gjergjit. Në gusht 1922, peshkop Syziu organizon Kongresin e Beratit, që proklamon solemnisht Kishën Autoqefale Kombëtare. Për t’u vënë me një pozitë legalisht më të fortë, Fan Noli dorzohet kanonikisht peshkop në Korçë. Nuk është rasti këtu të ndjek, në të gjitha fazat, veprimtarinë që është zhvilluar për konsakrimin kanonik të Kishës Autoqefale.

Për realizmin e këtij programi, është dashur të punohet metodikisht edhe pas 1924-ës. Me vullnetin e mirë të patriotëve orthodoksë, më së fundi u arrit qëllimit. Kisha Autoqefale Shqiptare u konsakrua më 12 Prill 1937 me Tomin e nënshkruar prej patrikut të 243-të Benjamin të Fanarit. Themelimi i Kishës Autoqefale Orthodokse në Ballkan, është një akt që dëshmon prestigjin e Kombit dhe plotëson konceptin e sovranitetit politik të Shtetit. Shumë burra i janë kushtuar realizmit të këtij ideali, por mbi të gjitha shkëlqen fytyra e Kolonjarit Stylian Syziut, i metamorforzuar Apostull llaik i Kishës Orhodokse Shqiptare. Shpirtëndrituri Luigj Gurakuqi ka bërë të tijën fjalën që i ka thënë Krishti Shën Pjetrit: “Ti je guri mbi të cilën do ngreh kishën time”. Gurakuqi i drejtuar FanNolit, me plotë të drejtë i ka thënë: “Ti je guri mbi të cilën do ngrihet Kisha Orthodokse Shqiptare”.

Ndigjues të ndershëm, gëzohem që po më jepet rasti të çfaqë disa mendime mbi këtë temë në lidhje me nji problematikë jashtëzakonisht të rëndësishme me të cilën qenë ballafaque në nji mënyrë të veçantë dy drejtues shpirtnor të Vatrës-dy shkrimtarë ndër më të mëdhaj të letërsisë shqipe-Noli e Konica. Nuk është e rëndomtë që as në studime letrare apo gjuhësore-stilistike të sotme të vihen njeni afër tjetrit Noli e Konica, dhe jo nga shkaqe që kemi të bëjmë me dy temperamnete të ndryshme, me dy shkrimtarë, me dy metoda pune të ndryshme apo me qëllime letrare të papërkueshme-gja që për shumë arsye nuk i përgjigjet së vërtetës (këtu mund të kuptojmë dhe arsyet me karakter pragmatik)-por na paraqiten të ndamë këta dy emna ma tepër për motive paragjykimesh doktrinare të preme.

Në kohën tonë, kudo në botë bihen shpesh herë gjykime mbi këtë apo atë artist simbas qefit apo interesit, pa kritere të caktueme, mbas të cilave mshefen dhe qëllime jetëshkurtra të nji momenti, të nji grupi apo sistemi. Për shembull ngatërrohen apo vehen në nji plan prodhimtaria letrare dhe qëndrimet kauzave të shkrimtarit , me fjakë të tjera ngatërrohet vetja apo biografia me artin e vetjes dhe nuk vehet aspak në dukje funksioni i prodhimtarisë ase shërbimi i veprës së tij për zhvillimin e gjithmbarshëm të letërsisë së nji kombi, funksione e shërbime këto shpesh herë të paparapare prej vetë shkrimtarit. Në këtë kumtesë pak faqesh dëshroj pikërisht të ve në dukje në vija të përgjithshme nji shërbim që i bënë kulturës shqiptare këta dy mendimtarë. Noli, i cili jetoi ma gjatë, përjetoi deri dikund dhe fazat e ndikimit të veprës së vet, pa marrë parasysh pesimizmin apo skepticizmin e tij para fakteve, së paku për ne si studiues janë deri diku irrelevante. Përkundra Konica nuk pati fat si shkrimtar dhe s’ dihet a qe vetëdijës i vlerës së së shkrimeve të veta. Dhe për së vdekuni, si për çudi ende nuk ka ardhë rrethana t’i njigfet ky funksion. Brezinitë e reja nuk e njohin dhe nuk kanë si ta njohin mbasi nuk mund ta studjojnë dot drejtpërdrejt. Por të dy këta shkrimtarë qysh nga fillimi i veprimtarisë së tyne si shkrimtarë patën nji problem të përbashkët për të zgjidhë: me ç’gjuhë të shkruese shqipe do t’i silleshin botës shqiptare për të mundë të sqarojnë mendimet e tyne? Shkrimtarët e Veriut, me qëndër Shkodrën, si ndjekës të një tradite të gjatë dhe të pandërpreme nuk patën këtë kujdes sepse pretendofshin që edhe lexuesi duhej ta njifte këtë traditë: prandj pika nga niseshin Noli e Konica për sa i përket gjuhës ishte tjetër tue qenë se gjindeshin në rrethana krejt të ndryshme nga bashkatdhetarët e Veriut. Asht për t’u habitë se si Noli e Konica, pa qenë gjuhtarë, d.m.th. gjurmues të gjuhës me metoda profesionale, shumë çështje i panë fare qartë.

Si parim kryesor ata patën të shprehunit e thjeshtë, tue pasë gjithnjë parasysh se për kë shkrueshin. Konica reklamon mbi syprinën e librit Në hien e hurmave:”Nji libër për të shkuar kohën e për të nxënë shkrimin e gjuhës. Nji libër për gra e për burra, për të vegjël dhe për të mbëdhenj”. Qëllimi asht i qartë: ai u sillet të gjithëve sepse asht i bindun se gjuha e përdorun në këtë libët asht e kuptueshme për të gjithë. Nji vërejtje e meriton përcaktimi:”shkrimi i gjuhës” që ka një ndryshim të madh me “gjuhën e shkrimit” që sot e ndigjojmë pajandra. Konica niset nga pikëpamja formale e jashtme d.m.th. paraqitjka e gjuhës me shkrim. Mbasi shqiptari gjuhën e jashtme e dinka sepse ai e mësoi nga goja e s’amës: atëherë çështja ishte që ai dinte ta përshkruante bisnikërisht e ta kuptonte. Asgjamangut atë çka porosiste Konica nuk asht as sot nji gja e thjeshtë: me probleme të ngjashme merret sot dhe linvistika moderne. Problemi i parë, çashtja e shkrimit të shqipesm, ia ka vra gjithnji mendjen Konicës, sikurse dishmojnë edhe artikujt e tij në të përkohshmen “Albania”, tue ba që të interesoheshin edhe albanologët e huj ma të mëdhaj të kohës. Por Konica e di se detyra e shkrimtarëve ashjt dhe zhvillimi e përpunimi i gjuhës shqipe.

Ky kujdes shprehet qartë edhe në parathanjen e “Në hien e hurmave”:”Gjuha shqipe aq e vjetër sa greqishtja dhe latinishtja poe mbetur shumë pas nga shoqet, ka nevojë të zhvillohet e të ecë përpara që të fitojë kohën e humbur. Ne kemi nevojë për dy soj veprash: gjëra origjinale, e të çpikura prej shkrimtarësh të vërtetë edhe përkthime”. Në një pikë duket se kanë qenë plotësisht dakort Noli dhe Konica në përpunimin e gjuhës së shkruese: për formimin e gjuhës letrare apo të të shkruese loson një rol të madh përkthimet. Mue më duket se asht i pari shkrimtar shqiptar që u largue nga shprehjet idiomatike, prandej edhe nga rendi i fjalëve dhe konstruktet arkaike e nëndialektore të shqipes, rrugë që ndoqën me të madhe ma von gazetarët dhe shkruesit e prozës eklspozitive. Prandej asht dhe fare i kuptueshëm ndikimi që ushtroi në Shqipëri fill mbas lufte e ma vonë gjuha Nolit përkthyes dhe prozator.

Mbas luftës në vendin tonë Konica u përjashtua zyrtarisht nga letërsia dhe rrjedhimisht dhe shkrimet e tij si modele gjuhësore stilistike. Nuk mund të pohojmë ase mohojmë se në mënyrë indirekte Konica ndikoi ase nuk ndikoi në zhvillimin gjuhësor të mbasluftës në Shqipni: edhe në këtë çpikë përgjegjen do të na e japin studimet e ardhshme. Mjerisht shkrimet e Konicës, sikurse asht vu shpesh në dukje nga studjues të ndryshëm të letërsisë sonë, janë të shpërndame në katër krih ndër revista dhe gazeta, sot fare të rralla. I pamundur asht prandej dhe kategorizimi i këtyne shkrimeve dhe filli i zhvillimit të Konicës si shkrimtar. Nji ribotim i Konicës me nji syzim (shënim) kritik do të ishte ma se i nevojshëm. Por dihet nga përvoja se gjallimi i një shkrimtari nuk varet as nga botimi ma luksoze, as prej fjalëve më të zgjedhuna të kritikës letrare, por nga interesimi i bashkëkohësve  dhe breznive nga leximi e shijimi i saj prej nji publiku. Mbas hamendje dhe mosinteresimi i lexuesëve shqiptarë ja paralizoi pendën këtij stilisti të shkëlqyer shqiptar. Noli dhe Fisha tu qenë se ishin pjestarë organizimesh fetare komplekse, e patën ma të lehtë të ndigjohshin e të lexoheshin nga një publik i gjanë. Në këtë rethanë inkurajuese, ata dhanë një varg veprash të cilat edhe u ribotuen. Konica provoi apo ndieu ma tepër se asnjë shkrimtar tjetër i ynë pakujdesinë e lexuesit dhe si e dini kjo sjellje e bashkëvëndasve e pezmatoi për së tepërmi sa të reagonte me shkrim ma randë se një njeri i idhnuem dhe i fyem me gojë.

(Kosova Sot)