ARKIV/ Si funksiononte prostitucioni në Tiranë gjatë komunizmit dhe implikimi i disa zyrtarëve

  • 19 May 2017 - 12:09
ARKIV/ Si funksiononte prostitucioni në Tiranë gjatë komunizmit dhe implikimi i disa zyrtarëve

Ish drejtori i Arkivës së Ministrisë së Brendshme, Kastriot Dervishi sjell një tjetër dokument kompromentues për regjimin komunist.

Dokumenti i vitit 1969 tregon se si funksiononte prostitucioni në Tiranë dhe se në këtë aktivitet ishin përfshirë edhe disa zyrtarë të lartë.

Në dokument flitet për dy oficere të ushtrisë shqiptare që prostituonin brenda radhëve të ushtrisë.

Dy oficeret kanë pranuar se kanë kryer marrëdhënie seksuale me eprorët e tyre në këmbim të ngritjes në detyrë dhe të përfitimit të të mirave materiale. Thonë se kanë kryer marrëdhënie edhe me oficerë të tjerë të ushtrisë.

Për këtë ngjarje kishte nisur një hetim, por ai nuk përfundoi.

“Në vitin 1969 organet e prokurorisë me një farë droje zhvilluan hetime në lidhje me një grup prostitutash në Tiranë dhe klientët e tyre. Pavarësisht se me Kodin Penal këto veprime dënoheshin, historia e këtyre ngjarjeve ngeli vetëm në akte zyrtare, pasi askush nuk u dënua, madje femrat u përdorën e keqpërdorën nga regjimi”, shkruan ai.

(Kosova Sot)