Publikohen pamjet e ushtarëve serbë të vrarë nga çeta e Azem Galicës në 1924 (Foto)

  • 17 July 2017 - 09:14
Publikohen pamjet e ushtarëve serbë të vrarë nga çeta e Azem Galicës në 1924 (Foto)

Kolona e serbëve në Mitrovicë, gjatë ceremonisë se varrimit të ushtarëve serbë në Galicë Serbia kishte dërguar atje mbi 1000 trupat e saj më të stërvitura dhe më të mirë-përgatitura si dhe oficerët më të zot për luftime,me qëllim të shuarjes definitive si të Arbërisë së Vogël, ashtu edhe të lëvizjes kryengritëse të shqiptarëve në përgjithësi.

Megjithëse sulmet serbe do të fillonin herët, që para agut të mëngjesit,me të gjitha llojet e armatimeve të rënda dhe nga të gjitha anët duke u munduar që ti zinin luftëtarët e Azem Bejtës në befasi,përkundër dëmtimeve nga topat e ushtrisë pushtuese serbe, Azem Bejta me disa nga bashkëluftëtarët e tij, do të arrinte që ta qante rrethimin e hekurt trepalësh të cilin e kishte vënë ushtria, xhandarmëria dhe vullnetarët serbo-malazez.

(Kosova Sot)