Raporti i britanikëve, Abaz Kupi: Gegët i shfrytëzuan toskët 1000 vjet, tani është radha e tyre

  • 12 September 2017 - 13:01
Raporti i britanikëve, Abaz Kupi: Gegët i shfrytëzuan toskët 1000 vjet, tani është radha e tyre

Pjesa e dytë e memorandumit të 3 oficerëve britanikë, Billi Meklein, Julian Amery dhe David Smajli, përmban të dhëna interesante për luftën në Shqipëri, kryesisht në veri të vendit. Ata përshkruajnë operacionet ushtarake të kryera nga forcat nacionaliste të Abaz Kupit pas qershorit të vitit 1944. Ky raport flet edhe për arsyet se pse forcat zogiste nuk u mbështetën me armë dhe municione nga britanikët. Hyrja me vonesë në operacione, por edhe frika për një luftë civile në shkallë të gjerë irritoi ata duke mos dhënë ndihma për nacionalistët e Kupit.

Detajet flasin për luftë civile mes partizanëve dhe zogistëve në të paktën disa raste. Para largimit nga Shqipëria, duket që Abaz Kupi e ka marrë me sportivitet humbjen, duke thënë se në Shqipëri pushteti është mbajtur nga gegët për 1 mijë vjet. Një e dhënë interesante e oficerëve është edhe për forcat mercenare që luftuan në Shqipëri gjatë luftës të sjella nga gjermanët. Mund të duket e pabesueshme, por çdo komb përtej Kaukazeve ka pasur luftëtarë në Shqipëri, të tillë si turkmenë, kazakë, armenë, uzbekë, taxhikë, kirkizë.

Oficere britanike ne Shqiperi gjate luftes: Amery, Meklein, Neel dhe Ridell


Oficere britanike ne Shqiperi gjate luftes: Amery, Meklein, Neel dhe Ridell

Qindra forca të rekrutuara nga gjermanët pas luftës në Rusi si një premtim për t’u dhënë lirinë vendeve të tyre nga Rusia komuniste. Mbetet e paqartë se cili ka qenë fati i këtyre qindra forcave pas lufte, të cilat një pjesë dezertuan dhe u bashkuan me partizanët shqiptarë. Britanikët nuk japin të dhëna për fatin e tyre dhe nëse ata patën fatin të kthehen sërish në vendin e tyre. Vlen të theksohet se në disa beteja të rëndësishme këto forca kanë luftuar në krah të partizanëve shqiptarë duke pasur edhe humbje jete.

RAPORTI I PLOTË

Lufta civile në Shqipëri tashmë ka përfunduar dhe çdo gjë tani ishte në dyshim nëse FNÇ do të pengohej për të mos ardhur në pushtet. Forcat politike dhe ushtarake të nacionalizmit të vjetër janë përmbysur dhe udhëheqësit e tyre janë ose në mërgim, robër të FNÇ-së, ose në arrati. Legjenda e njerëzve të tillë si Kupi do të jetojnë në male dhe njerëz të rinj mund të shfaqen madje edhe nga brenda radhëve të Frontit Nacionalç- lirimtar për të shfrytëzuar pakënaqësinë.

Zemërimi ndaj regjimit të ri mund të rritej në mesin e gegëve dhe ndoshta mund të ketë shpërthim të revoltave, por e tërë historia e Shqipërisë tregon se për sa kohë qeveria mbështetet vetëm në ndihmën e huaj, dhe Fronti NÇ duket se ka shumë miq në Beograd edhe pse ndoshta jo më në mënyrë të hapur, një lëvizje opozitare nuk mund të rritet nëse nuk mbështetet nga jashtë.

Fakti thelbësor është se një revolucion po ndodh dhe Shqipëria ka siguruar një kastë të re udhëheqësish dhe një orientim të ri të politikës së jashtme. Mendja ka një prirje të natyrshme për të diktuar një motiv të caktuar lidhur me ngjarjet dhe nuk është e lehtë të vendosësh në një linjë të përbashkët të gjitha këndvështrimet e oficerëve britanikë, të cilët në mënyrë të pashmangshme e lidhin problemin shqiptar me luftën kundër Gjermanisë, dhe pikëpamjet e shqiptarëve, që natyrshëm dhe në mënyrë të njëllojtë, i lidhin të gjitha zhvillimet e luftës kundër Gjermanisë me revolucionin që po zhvillohet në vendin e tyre.

Duke shprehur pikëpamjet tona deri në njëfarë mase, kjo ndoshta u ka dhënë mundësinë shqiptarëve të flasin për veten dhe të arrijmë një përfundim me tre thënie të nxjerra nga bisedat personale me udhëheqësit nacionalistë:

1. “Duhet ta dini që janë vetëm tre parti politike në Shqipëri; agjentët e Gjermanisë, agjentët e Anglisë dhe agjentët e Rusisë. Por ajo që asnjëri nga ne nuk e kupton është përse agjentët e Rusisë paguhen nga anglezët”. Ramadan Kaloshi nga Dibra.

2. “Duhet të mbani mend Zoti Kolonel se ne shqiptarët jemi gjithçka është e ligë; ne jemi të varfër, ne jemi të paditur, ne jemi të vegjël”. Islam Elezi nga Dibra.

3. “Ndoshta është thjesht e drejtë që ata (Fronti Nacionalçlirimtar) të marrin pushtetin. Ne Gegët i kemi shfrytëzuar Toskët për 1000 vjet; tani është radha e tyre të na shfrytëzojnë”. Abaz Kupi.

SHTESA A

DETAJET E BASHKËPUNIMIT ME LËVIZJEN ZOGISTE

I. Operacionet

Përvoja me FNÇ-në në vitin 1943 na çoi në konkluzionin që komunikatat shqiptare shpeshherë janë tërësisht të pabaza dhe në të vërtetë është i dyshimtë fakti nëse u duhet kushtuar rëndësi raporteve të operacioneve të kryera nga shqiptarët për sa kohë që nuk gjenden dëshmitarë okularë për këtë. Si rrjedhojë, ishte politikë e këtij misioni të bënte të gjitha përpjekjet për të siguruar që BLO-të dhe BNCO-të kanë qenë të pranishëm sa herë që e lypte nevoja gjatë operacioneve.

Vinin gjithashtu raporte për aksione të kryera nga forcat zogiste si në rastin e Musa Picarit, Nik Sokolit e të tjerëve, gjatë të cilave nuk kishte pasur vëzhgues britanikë. Këto njoftime mund të kenë qenë të sakta, por meqenëse ato nuk mund të verifikoheshin, atëherë ato nuk përfshiheshin në listën e operacioneve të dhëna si më poshtë, në secilën prej të cilave kishin qenë dëshmitarë okularë BLO-të dhe BNCO-të.

1. 23 qershor. Shkatërrimi i Urës në Gjoles përgjatë rrugës Shkodër-Tiranë nga çeta zogiste. Kjo urë ishte ura e tretë më e madhe në Shqipëri dhe ndodhej në një zonë që mbrohej nga gjermanët. Kjo ndodhi më shumë se një muaj përpara se gjermanët të ngrinin një urë të përkohshme që ruhej nga 60 ushtarë dhe në këtë periudhë, rruga kryesore Shkodër-Tiranë-Durrës ishte mbyllur dhe transporti gjerman (afro 200-300 automjete në natë) ishte detyruar në mënyrë të konsiderueshme të merrte një rrugë të tërthortë. Majori Smiley dhe rreshteri Jenkins ishin të pranishëm.

2. 6 shtator. Çeta zogiste sulmoi dhe mori nën kontroll një pozicion gjerman duke vrarë 10 gjermanë, përfshirë kapitenin e tyre dhe duke sekuestruar material luftarak, si dhe duke kapur rob 12 të burgosur italianë. Urës prej druri iu vu zjarri. Ky pozicion identifikohej si shtabi 3 Bty i Regjimentit të Artilerisë 297. Kolonel-Lejtënant McLean, majori Smiley and kapiteni Amery ishin të pranishëm.

[oficeret britanike 2 copy]

3. 9/10 shtator (mbrëmje). Një çetë e përzier zogiste dhe balliste sulmoi një autokolonë që udhëtonte në rrugën Shkodër për të mbërritur pranë Prezës. Rezultati: 1 kamion me municione u hodh në erë, 2 kamionë u dogjën, afro 15 kamionë u plaçkitën dhe u dëmtuan, 8 motoçikleta u shkatërruan, 35 ushtarë gjermanë u vranë, 2 mitraloza të lehtë, 30 pushkë dhe materiale të tjera ushtarake. Lejtënanti Merrett, rreshteri Jones and Corsentino ishin të pranishëm.

4. 10/11 shtator (mbrëmje). Çeta zogiste dhe rreshteri Jenkins minuan rrugën kryesore të Shkodrës. 3 kamionë u hodhën në erë.

5. 11/12 shtator (mbrëmje). Çeta zogiste me majorin Smiley dhe rreshterin Jenkins hodhën në erë urën prej betoni në rrugën kryesore të Shkodrës në G.2558 duke bllokuar rrugën për tri net me radhë.

6. 12/13 shtator (mbrëmje). Çeta zogiste sulmoi autokolonën gjermane në Kulakumit G.21 një autokolonë plot me 9 automjete e shkatërruar plotësisht nga zjarri dhe të gjithë ushtarët gjermanë u vranë apo u shpërndanë, përfshirë dy oficerë feltegendarmerie. U sekuestruan mitraloza të lehtë, pushkë dhe material tjetër ushtarak. Një çantë e divizionit 181 të Trupave Alpine 21 gjendej mes dokumenteve të sekuestruara. Kolonel-lejtënant McLean, kapiteni Amery dhe rreshteri Jenkins ishin të pranishëm.

7. 14/15 shtator (mbrëmje). Pritë e çetës zogiste në rrugën Tiranë-Durrës, dy milje në veri të Tiranës. Vendosen mina. 1 kamion që transportonte ushtarë gjermanë u shkatërrua plotë- sisht, 1 kamion u dëmtua dhe 3 ushtarë gjermanë u vranë. Aksioni u prish ndërsa FNÇ-ja nisi të sulmonte çetën zogiste pas shpine. Majori Smiley ishte i pranishëm.

8. 15 shtator (mbrëmje). Forca zogiste dhe të Turkestanit sulmuan dhe sprapsën një autoblindë gjermane që udhëtonte drejt Shkodrës. Kolonel-lejtënant McLean, kapiteni Amery dhe rreshteri Jenkins ishin të pranishëm.

oficeret britanike 2 copy

9. 20 shtator. Një çetë e përbashkët zogiste dhe balliste sulmoi një autokolonë dhe në të njëjtën kohë hodhi në erë urën që gjendet në rrugën që të çon në Shkodër pranë Laçit. 1 kamion u shkatërrua. Rreshteri Jenkins ishte i pranishëm.

10. 21 shtator. E njëjta çetë sulmoi një kolonë gjermane në rrugën e Shkodrës, duke e detyruar atë të tërhiqej. Rreshteri Jenkins dhe rreshteri Schoemaker ishin të pranishëm.

11. 24 shtator. Ura te Hani i Teqes në rrugën kryesore të Shkodrës u hodh në erë dhe kolona gjermane u sulmua e u detyrua të tërhiqej nga çeta zogiste. Majori Smiley ishte i pranishëm.

12. 12 tetor. Zogistët sprapsën sulmin gjerman kundër shtabit të misionit britanik në Velsh. 3 viktima në radhët e gjermanëve e ndoshta më tepër. Kolonel-lejtënant McLean dhkapiteni Amery ishin të pranishëm. Përveç këtyre aksioneve, më shumë se 200 shpues gomash u vendosën nga zogistët, BLO-të dhe BNCO-të dhe rezultuan të suksesshme. Duhet theksuar se të gjitha këto operacione u kryen nga forca të vogla, në një kohë kur ofensiva e FNC-së kundër zogistëve ishte në kulmin e saj, dhe kur letra që morëm nuk inkurajonte në asnjë aspekt ndihmën me furnizime dhe propagandë nga britanikët. Rezultat e siguruara, si rrjedhojë, mund të konsiderohen vetëm si një shprehje e pjesshme e potencialeve ushtarake të forcave të Abaz Kupit.

Abaz Kupi në ditët e fundit të qëndrimit në Shqipëri
Abaz Kupi në ditët e fundit të qëndrimit në Shqipëri

Ata të misionit, që e kishin përjetuar shërbimin nga të dyja krahët, ishin të mendimit se megjithëse si njësi ushtarake, partizanët e FNC-së, padyshim që ishin superiorë në raport me organizimin, disiplinën dhe pajisjet e tyre, malësorët gegë, të cilët formonin trungun kryesor të forcave të Kupit, ishin luftëtarë më të mirë nga pikëpamja individuale.

Ndoshta është gjithashtu me vlerë të kujtojmë se kolonel-lejtnant McLean, majori Smiley dhe rreshterët Jenkins and Jones, të cilët kishin patur gjithashtu përvojë me FNC-në të gjithë, binin dakord se secili prej tyre pa më shumë kamionë gjermanë të shkatërruar dhe gjermanë të vrarë brenda tri javësh (6-24 shtator), kohë gjatë së cilës qëndruan më shumë me Kupin sesa me pjesën tjetër të 14 muajve të qëndrimit të tyre në Shqipëri.

II. Inteligjenca Ushtarake

(a). Misionet Ushtarake të Zbulimit. Personeli i misionit kreu tërheqjen e detajuar nga e gjithë zona e Durrësit, Shijakut, Vorës, Tiranës deri te San Giovani De Medua, përfshirë mbrojtjen bregdetare, depot e municionit, urat, instalimet dhe postëkomandat gjermane dhe gjithashtu aerodromin dhe qytetin e Tiranës. Kjo u bë e mundur nga bashkëpunimi i plotë i Kupit, veçanërisht për sa u përket eskortave, guidave etj.

(b). Agjentët. Kupi ishte gjithmonë i gatshëm t’i vinte oficerët dhe agjentët e tij në dispozicionin tonë për të siguruar informacion specifik dhe në përgjithësi vihej në vështirësi ta kalonte në duart tona një informacion të tillë ushtarak, ndërsa e siguronte përmes kanaleve të tij. Pjesa më e madhe e këtij informacioni sigurohej nga Franz Linder, një NCO në Byronë Operacionale Gekados të trupave alpine 21 të shkatërruara nga zogistët që përfshinin detaje të urdhrit luftarak gjerman dhe urdhrit operacional për tërheqjen e trupave alpine 21 dhe 22, që besohet se ishin e vetmja njësi operacionale gjermane e sigurt përpara ekzekutimit.

[abaz kupi 2]

(c). Dokumentet. Kupi bëri përpjekje të mundimshme që të sigurohej se librat e pagesave, dokumentet e sekuestruara dhe traktet propagandistike të binin në duart tona. Veçanërisht, një çantë e divizionit 181 të shtabit të trupave malore 21, që përmbante informacione të rëndësishme, përfshirë vlerësime lidhur me situatën ushtarake dhe politike në zonën ku operonte divizioni 181.

(d). Inteligjenca Politike. Kupi na mbajti të informuar për zhvillimet politike dhe shpeshherë bëri verifikime specifike me kërkesën tonë. Ai tentoi të dekurajonte shqiptarët e tjerë të viheshin në kontakt me ne, por asnjëherë nuk u përpoq të na pengonte të vendosnim çdolloj kontakti politik që dëshironim. Zyrtarët shqiptarë mbajtën një qëndrim të paarsyeshëm dhe irritues. Sidoqoftë, pavarësisht nga vështirësitë apo burokracitë e imponuara, italianët mbetën bashkëpunues dhe të mirëdisiplinuar. Në shumë raste ata ndihmuan Shqipërinë në ngarkimin dhe shkarkimin e anijeve dhe si rrjedhojë, shmangën vonesat në transportin e mallrave.

III. SUBVERSIONET

Kupi na siguroi të gjitha mundësitë për të kontaktuar personelin e armikut, si trupat turkistane dhe italiane që ne donim t’i shkatërronim dhe me të vërtetë na ndihmoi dhe i rigrupoi ata pasi kishin dezertuar një herë. Duhet gjithashtu të thuhet që se në shumë raste Kupi u orvat t’i shkatërronte vetë trupat turkistane, edhe pse në asnjë rast nuk pati ndonjë sukses të madh.

IV. SHPËTIMI I PILOTËVE

Tetë amerikanë dhe një pilot i forcës ajrore britanike u shpë- tuan nga forcat zogiste. Kapiteni Tailor (TAYLOR i marinës amerikane, dhe togeri Bullok (BULLOCK) u ndihmuan gjithashtu nga zogistët kur ata ishin bllokuar në Kepin e Rodonit. Këtu duhet të theksohet gjithashtu, se për të 11 pilotët amerikanë të parashutuar në Mirditë, ishte raportuar se u ishin dorë- zuar gjermanëve nga Gjon Markagjoni.

NDIHMA KRYESORE

(a) Shtabi dhe personeli i misionit prej afro 200 personash ishin nën mbrojtjen e forcave zogiste prej 17 prillit deri më 27 tetor. Strehimi, ushqimi, rojat, udhërrëfyesit, përkthyesit ishin siguruar nga Abaz Kupi, së bashku me gjithë ndihmën tjetër të mundshme gjatë kësaj periudhe, si për shembull bërja a pazarit për blerjen e kafshëve të transportit (mushka), tagjisë, drithit, naftës dhe gjetjes së korrierëve për t’u lidhur me Tiranën.

(b) Të gjitha masat ishin marrë për Lejtnant Hands dhe grupin e tij, të cilët të sigurt, u shoqëruan për te partizanët në Jug të vendit, dhe për Nënkolonelin Seymour dhe një grup amerikanësh, të cilët u shoqëruan për në kufirin jugosllav në Veri të vendit duke iu dorëzuar partizanëve.

(c) Gjatë muajit të fundit, misionit i mbaruan fondet dhe hyri në borxhe dhe, kur Forca 399 nuk pranoi të dërgonte para të tjera, u duk se nuk kishte më asnjë mënyrë për zgjidhjen e kësaj çështjeje. Për të shmangur një njollë të keqe në reputacionin britanik për mospagim të borxheve te fshatarët shqiptarë, Kupi na dha hua një shumë të konsiderueshme për zgjidhjen e borxhit, megjithëse ai në atë kohë ishte i vetëdijshëm se për pak kohë pritej të largoheshim nga Shqipëria dhe se ai nuk do udhëtonte me ne, e për pasojë, kishte pak gjasa të merrte sërish paratë e tij.

(d) Evakuimi. Misionit iu siguruan të gjitha lehtësitë për njohjen e terrenit dhe kryerjen e evakuimit, edhe pse largimi ynë nënkuptonte një goditje vdekjeprurëse për kauzën e Abaz Kupit. Duhet gjithashtu të theksohet, se në një kohë kur nuk kishte mënyra të tjera të pranueshme për evakuimin tonë, Kupi bëri përpjekje për gjetjen e një varke për ne.

SHTOJCA “B” TRUPAT TURKESTANE

Në kohën e mbërritjes së misionit, në Shqipëri ishte një numër i madh trupash turkestane, kaukaziane dhe forca të tjera jo gjermane. Ishte gjithmonë pjesë integrale e planit tonë të shkatërronim një pjesë të këtyre trupave, në mënyrë që të krijonim një forcë goditëse nën komandën direkte të misionit që do të na jepte mundësinë, që në përputhje me parimet e vendosura nga gjenerali Uingate, të ushtronim një ndikim të madh mbi natyrën e këtyre lloj operacionesh, për të cilët mund të përfshinim udhëheqësit nacionalistë.

Me këtë qëllim në mendje, ne tentuam të vendosnim kontakte me trupat gjermane, por me përjashtim të një takimi me Cpl., ndryshe Kolonel Brandt, që u rregullua nga Ë/Cdr. Neel në qershor, dhe për rezultatet e të cilit i kemi trajtuar më parë, vetëm në muajin gusht arritëm disa suksese në këtë drejtim. Në gusht arritëm të vendosim kontakte me njësitë turkestane në zonën e Kepit të Rodonit dhe Durrësit përmes dy hoxhallarëve që flisnin turqisht.

Më 5 shtator, njëri prej hoxhallarëve raportoi se ia kishte dalë të organizonte një dezertim të shkallës së lartë nga njëri prej këtyre reparteve. Por raporti rezultoi të ishte shumë i ekzagjeruar si pjesa më e madhe e raporteve shqiptare. Megjithatë, hoxhallarët ia kishin dalë të na siguronin mjaft turkestanë për t’i përdorur si agjentë, që i bindëm të riktheheshin në bazat e tyre dhe përmes letrave apo kontakteve personale, të bindnin edhe pjesën tjetër.

Si rezultat i këtyre përpjekjeve, dy kompani të trupave turkistane vranë komandantët e tyre gjermanë dhe dezertuan. Të paktën 80 prej tyre u rigrupuan nën komandën tonë, ndërsa pjesa tjetër u zhduk ose ndoshta përfundimisht, iu bashkua forcave partizane. Bëhet fjalë për repartin Turkestan Bn të regjimentit 359 që përbëhej nga 4 kompani trupash kazake dhe një kompani taxhike. + Kini parasysh që të mos ngatërroni Kazakët me Kozakët. Është gjithashtu e vlefshme të theksohet se rusët u referoheshin turkestanëve si “aziatikë” dhe jo turkistanë. (Në çdo kompani që dezertuan kishte gjithashtu edhe disa trupa të pakta uzbeke dhe kirgize).

Ata ishin zënë robër nga gjermanët në frontin rus, kryesisht pas operacioneve përreth Kharkovit në maj të vitit 1942, dhe pas një kohe trajtimi të ashpër në një kamp të robërve të luftës, ata, në shtator të vitit 1943 ishin bindur që në mënyrë vullnetare t’u bashkoheshin radhëve të ushtrisë gjermane, kryesisht pas premtimeve për ushqim dhe paga më të mira. Ata ishin vendosur dhe stërvitur në Ukrainë dhe u bënë pjesë e regjimentit 176.

Më vonë këta trupa u zhvendosën përmes Gjermanisë dhe Italisë për në Ballkan dhe u transferuan nga regjimenti 176 në regjimentin 359. Të gjithë oficerët dhe shumica e NCO-s ishin gjermanë. Këta trupa mbanin pajisje dhe pushkë gjermane, por automatikë dhe mitrolozë të lehtë të prodhimit rus. Ata që u rigrupuan nga ne ishin kryesisht taxhikë, disa kazakë dhe pak uzbekë.

abaz kupi 2

Ata flisnin persisht, turqisht dhe në shumicën e rasteve në rusisht. I organizuam në pesë grupe me katër rusë që u arratisën nga organizata TODT që shërbente si NCO. Në mënyrë që t’i angazhonim plotësisht në funksion të kauzës sonë, qëllimisht i përdorëm në sulmin e parë të ndërmarrë nga zogistët kundër pozicioneve gjermane, duke i bërë parapritë një mundësie të një dezertimi të dytë nga ana e tyre.

Më pas, ata morën pjesë në disa aksione kundër gjermanëve dhe pasi ishte marrë vendimi për të mos u dhënë furnizime, ata u përdorën për ruajtjen e shtabit të misionit, pasi nuk kishin sasi të mjaftueshme municioni për të marrë pjesë në operacione të tjera. U provua që ata ishin trima, me disiplinë të mirë, të ashpër dhe gazmorë, pavarësisht ushqimit të keq, shirave të vazhdueshëm, malaries, mungesës së veshjeve dhe çizmeve.

(Kosova Sot)