Cilët janë 11 udhëheqësit kriminelë të Shqipërisë?

  • 02 October 2017 - 10:40
Cilët janë 11 udhëheqësit kriminelë të Shqipërisë?

Diktatura në Shqipëri u shndërrua në një model të krimeve.

Një listë prej 11 emrash të komunistëve që udhëhoqën diktaturën është nxjerrë nga arkivat sekretë britanikë. Konsultimi historik i këtij dosieri lidhet me të shkuarën e tyre kriminale derisa morën pushtetin më 1945. Këta ishin emrat kryesorë, nisur nga Enver Hoxha e Mehmet Shehu deri te ministri i Drejtësisë, Manol Konomi, i cili firmosi masivisht pushkatimet e urdhëruara. Në krye të kësaj liste janë emrat: Enver Hoxha, Myslim Peza, Baba Faja Martaneshi, Bedri Spahiu, Kosta Boshnjaku, dr. Omer Nishani, Mehmet Shehu, Sejfulla Malëshova dhe Manol Konomi.

Një listë prej 11 emrash të komunistëve që udhëhoqën diktaturën është nxjerrë nga arkivat sekretë britanikë. Konsultimi historik i këtij dosieri lidhet me të shkuarën e tyre kriminale derisa morën pushtetin më 1945. Këta ishin emrat kryesorë, nisur që nga Enver Hoxha e Mehmet Shehu deri te ministri i Drejtësisë, Manol Konomi, i cili firmosi masivisht pushkatimet e urdhëruara. Nga arkivat shqiptare të dhëna të tilla, mbi të shkuarën kriminale të njerëzve përveç fakteve mbi krimet e bëra gjatë diktaturës pak njihen. Ndërsa dokumentet e arkivit britanik befasojnë me biografinë e detajuar mbi studimet, veprimtarinë, karrierën e udhëheqësve shqiptarë të pasluftës. Në krye të kësaj liste janë emrat: Enver Hoxha, Myslim Peza, Baba Faja Martaneshi, Bedri Spahiu, Kosta Boshnjaku, dr. Omer Nishani, Mehmet Shehu, Sejfulla Malëshova dhe Manol Konomi. Dokumentet britanike nuk kursejnë asgjë nga biografia e tyre, shpesh fakte e dëshmi të panjohura për publikun shqiptar që rrëfejnë arsyet pse diktatura u shndërrua në një model të krimeve.

Dokumentet për Enver Hoxhën Për Enver Hoxhën dokumenti shkruan se "ai u përpoq të mbaronte studimet e larta në Belgjikë, por ndërsa nuk dha provimet për tre vjet me radhë, Ministria e Arsimit i preu bursën, e si rrjedhojë ai filloi të merrej me propagandën komuniste, veçanërisht në vitin 1939 dhe 1940". Hoxha, sipas tyre, u përfshi në bllokun anti-italian vetëm pasi Rusia u përfshi në luftë. "Kjo sjellje nga ana e tij ndaj demokracive perëndimore ishte identike me qëndrimin e eksponentëve të tjerë komunistë, si Koço Tashko, Kostandin Boshnjaku etj. Propaganda antibritanike dhe antiamerikane ndër qarqet komuniste nuk e shfaqnin hapur armiqësinë e tyre ndaj demokracive perëndimore, ndërsa të rinjtë e shfaqnin hapur qëndrimin e tyre të palëkundur ndaj Britanisë së Madhe dhe Shteteve të Bashkuara. Nuk donte shumë mend të shihje se Enver Hoxha ishte një komunist i klasit të parë, i ushqyer siç duhet me teorinë marksiste-leniniste". Këto dëshmi janë shkruar në kohë reale me ngjarjet e fundluftës për ata që ishin në pushtet për atë moment në Shqipëri. Në këtë duhet marrë parasysh që shpesh përdoret termi "sot", duke analizuar Shqipërinë përmes tyre dhe si rrjedhojë të kampeve të ngritura në këtë moment.

Grupet komuniste në kontradiktë me njëra-tjetrën Në atë kohë, sipas vëzhgimit të treguara në dokumente, thuhet se në Shqipëri ekzistonin grupe të ndryshme komuniste te cilat ishin në kontradiktë me njëra tjetrën dhe si rrjedhojë ishin të shpërqendruara, ndërsa Enveri këmbëngultë në bashkimin e tyre, për të formuar partinë komuniste shqiptare, etaloni i luftës së sotme për çlirim. Një tjetër eksponent me rëndësi, të arkivuar nga britanikët ishte dhe Baba Faja Martaneshi, I lindur në vitin 1900 në fshatin Luz të Kavajës, i cili ka qenë shërbëtor në Teqenë e Elbasanit, ku u bë Bektashi dhe më vonë u bë Dervish. Për këtë profil komentohet se ishte mjaft me fat që u bë Baba i Teqes së Martaneshit, ku u rekrutua në komunizëm nga Mustafa Gjinishi pas pushtimit italian të Shqipërisë. Në dokumente shënohet se ndonëse Baba Faja Martaneshi nuk ishte përgjegjës për ndonjë krim të veçantë, ende ai është përgjegjës për të gjitha vrasjet dhe veprimet kriminale të kryera në rajonin e tij nga ndjekësit e tij dhe në emër të tij. Dëshmohet një rast nga britanikët se djegia e Teqesë së Martaneshit dhe i fshatit nuk i bëri përshtypje Baba Fajës, megjithëse ishte shkaku i drejtpërdrejtë i atij shkatërrimi. Më tej këto dokumente flasin për karakterin dhe bëmat e tjera të tij. 

Një herë vesh këmishën e zezë fashiste, pastaj bëhet partizan Një tjetër emër, mjaft popullor dhe një njeri i rëndësishëm në Parti Komuniste, shënohet Bedri Spahiu, i cili u lind në Gjirokastër në vitin 1909 dhe i përfundoi studimet e tij në shkollën ushtarake të Tiranës. Ka shërbyer në ushtrinë shqiptare si toger i dytë. "Në vitin 1936 u përjashtua nga shkolla si komunist. Në vitin 1939 ai u bë fashist i orëve të para, duke qenë nga të parët, duke qenë nga të parët që veshi këmishën e zezë dhe emblemën fashiste". Italianët i dhanë një punë si punëtor në Agjencinë e Transportit Automobilistik të Gjirokastrës. Më vonë u bë oficer në Milici, që ishte një lloj xhandarmërie që i ishte bashkangjitur Partisë Fashiste, ku ai ishte shumë aktiv në rekrutimin e anëtarëve për atë strukturë. Në vitin 1943, duke parë se fashizmit po i vinte fundi,ai u bë sërish komunist dhe doli në mal. Në fakt, edhe të tjerë, që më vonë u rreshtuan në qeverinë e Hoxhës e urdhëruan krimet, kanë pasur të njëjtën taktikë sjellje politike, duke ndryshuar sipas interesave frontet. Britanikët thonë se Spahiu u bë i njohur për krimet që kreu ndaj kundërshtarëve të tij. Erdhën në Shqipëri të shoqëruar nga një agjent i Komiternit Pak i njohur, por që letrat britanike e rendisin në emrat që ka një histori të gjatë me përqafimin e komunizmit. Kosta Boshnjaku, "një nga eksponentët e partisë komuniste dhe për momentin është drejtori i Bankës së Shtetit". Kuptojmë për "momentin" pasi këto dëshmi janë shkruar më '45 sapo u vendos pushteti. Thuhet se Boshnjaku e ka vizituar Rusinë përpara vitit 1914. Pas revolucionit komunist në Rusi ai u kthye atje për t'u bërë një anëtar i regjistruar i partisë komuniste. Në vitin 1921 ai kthehet në Shqipëri, por një vit më vonë së bashku me Dr. Omer Nishanin ai kthehet në Moskë për një mision misterioz. Ende konsiderohet mister nga arkivat sekrete britanike se si Boshnjaku ia doli të caktohet ambasador fuqiplotë në Sofje, ku shkoi së bashku me agjentin rus. "Gjithsesi, lëvizjet e tij vëzhgoheshin nga afër nga agjentët e Shërbimit britanik të inteligjencës dhe përpara se të kishte kohë", thuhet në letra. Omer Nishani, i lindur në Gjirokastër në vitin 1985 nuk pati kohë të përfundonte studimet e tij për mjekësi në Kostandinopojë, për shkak të luftërave ballkanike - shkruajnë dokumentet për këtë personazh. Në biografinë e tij shënohet se në vitin 1922 ai shkoi në Moskë i udhëhequr nga shoku i tij, Kosta Boshnjaku; atje kërkuan nga Komiterni para dhe ndihma të tjera për të krijuar një organizatë komuniste në Shqipëri. U kthyen në Shqipëri të shoqëruar nga një agjent i Komiternit, i cili ishte përgjegjës për lëvizjen komuniste në Ballkan. 

Mehmet Shehu, me të shkuar kriminale Sigurisht që më mizori në këtë listë, dhe me një të shkuar kriminale, arkivat britanike paraqesin Mehmet Shehu. I lindur në fshatin Corush të Mallakastrës, ai është i biri i Ismail Shehut dhe i nipi i Sheh Aliut, që njihen si dy eksponentë të rëndë- sishëm të rebelimit të viteve 1914- 1915, të udhëhequr nga Haxhi Qamili kundër qeverisë shqiptare të asaj kohe. Sheh Aliu, që në vetvete ishte një krijesë e egër dhe e paskrupullt, ka vrarë Hajredin Fratarin dhe Ismail Klosin, që ishin nacionalistët e njohur të provincës së Mallakastrës. Mehmet Shehu la përgjysmë shkollën e tij ushtarake dhe shkoi në Spanjë së bashku me shokun e tij Hulusi Spahiun. Atje së bashku u bënë pjesë e ushtrinë komuniste spanjolle dokumentet britanikë shkruajnë se u stërvitën në kryerjen e torturave dhe vrasjeve. Emër që nuk arriti të potenconte pushtetin në diktaturë pavarësisht një komunist idealist, Sejfulla Malëshova renditet në listën e zezë të britanikëve. I lindur në Malëshovë të Përmetit në vitin 1889, ka ndjekur leksionet e universitetit në Romë me bursë italiane, por nuk i përfundoi studimet e tij. Kur Imzot Fan Noli u bë president i qeverisë revolucionare në vitin 1924, Sejfulla Malëshova, u caktua sekretar i përgjithshëm i kryeministrit. Së bashku me Omer Niashanin dhe Kosta Boshnjakun ishin bashkëpunë- torët më të ngushtë të Fan Nolit. Kjo qeveri revolucionare ishte një nga të parat që pati lidhje diplomatike me Rusinë Sovjetike, madje më parë se Britania e Madhe, Franca dhe shtetet ballkanike. 

Myslym Peza, një fshatar i thjeshtë dhe analfabet, aq sa edhe sot ai në vend të firmës vendos gishtin Emri më popullor Myslym Peza, lindur në Pezë, zonë në Shqipërinë e mesme, është një fshatar i thjeshtë dhe analfabet, aq sa edhe sot ai në vend të firmës vendos gishtin. Kur ka qenë i ri ka kryer disa krime ordinere në fshatin e tij. Dokumentet britanikë shkruajnë se më vonë në vitin 1927 Peza ka vrarë Osman Balin dhe si rrjedhojë u detyrua të largohej nga Shqipëria. Ai u dënua me vdekje nga gjykata e Tiranës, kur ishte në Jugosllavi ku strehohej nga familja e njohur Lleshi. Pas pushtimit italian të Shqipërisë ai kthehet dhe në vitin 1940 vret ish prefektin e Dibrës, Neki Starovën në Pogradec. Siç shihet krimet e këtij "udhëheqësi" komunist vazhdojnë dhe më tej. Kjo është hera e parë që nga arkivat britanike historia lexohet në dëshmi dhe të shkuarën, për të perceptuar ndoshta edhe sot situatën politike. 

(Kosova Sot)