Sa shumë lodhej Enveri? Del vendimi për pushimet, sa orë duhet të punonte

  • 16 October 2017 - 10:33
Sa shumë lodhej Enveri? Del vendimi për pushimet, sa orë duhet të punonte

Ish-kreu i Arkives ne Ministrine e Brendshme ka publikuar sot nje vendim qe hedh drite mbi punen dhe pushimin qe duhet te bente ish diktarori Enver Hoxha.

Ne kete vendim, qe shihni me poshte, atij i urdherohej te merrte pushim per t’u clodhur dy here ne vit, per nje periudhe jo me te shkurter se tre muaj, nderkohe qe cdo dite nuk duhet te punonte me shume se 4 ore.

vendimi

Sa shumë lodhej komandanti

Në vitin 1958 Byroja Politike, pa diskutim dhe propozim, miratonte një vendim që kufizonte kohën e punës të sekretarit të parë. Vendimi që bashkëlidhet, justifikohet me domosdoshmërinë e ruajtjes së shëndetit të udhëheqësit, pikërisht në kohën kur klasës punëtore dhe fshatarësisë kooperativiste i kërkohej të rriste normat dhe orët e punës. Mirëpo çfarë pune bënte Enveri? Tematika e mbledhjeve dhe vendimmarrja vetëm thelb dhe cilësi nuk kanë.

(Kosova Sot)