Si festohej përvjetori i parë i Pavarësisë në Shkodër pa dallime politike

  • 28 November 2017 - 11:27
Si festohej përvjetori i parë i Pavarësisë në Shkodër pa dallime politike

Historiani I njohur Kastriot Dervishi ka publikuar përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” një moment të shkëputur nga ceremonia e festimit te përvjetorit të parë të Pavarësisë në qytetin e Shkodres .

Ceremonia është zhvilluar në bashkinë e vjetër të qytetit me 28 Nëntor 1913 ora 10:00 .Ndërkohë që pesë fuqitë e mëdha Britania e Madhe , Austro – Hungaria , Italia , Franca dhe Gjermania , kishin perfaqësuesit e vet në këtë ceremoni .Gjithashtu aty mbajtën fjalim dhe guvernatori Filips dhe kryetari I bashkisë Muharrem Gjylbegu .

Në atë kohë qyteti është administruar nga një komision ndërkombetar . Aktiviteti është zhvilluar pa anjë dallim politik apo fetar .Në fund të fjalimit është thirrur “Rroftë Shqipëria” si dhe është kënduar “Himni Kombëtar” i shkruar nga Pashko Vasa ‘’O moj Shqypni”.

(Kosova Sot)