Si u pushkatua në Shqipëri piloti, 23-vjeçari agjent grek i CIA-s

  • 09 December 2017 - 11:23
Si u pushkatua në Shqipëri piloti, 23-vjeçari agjent grek i CIA-s

Piloti grek 23-vjeçar Nikos Akrivojanis, i cili u ul me avionin e tij afër qytetit të Sarandës duke pretenduar se urrente regjimin shtetëror në Greqi. Por, në të vërtetë piloti grek kishte tjetër mision.I-sapo-arrestuar-Nikos-Akrivojannis

Nga Arben Llalla

Ishte koha, ku në kufirin greko-shqiptar në zonën e Çamërisë funksionin disa zyra dhe baza sekrete të CIA-s për të përgatitur shqiptarët e arratisur për rrëzimin e rregjimit të Enver Hoxhës. Kampet ku stërviteshin të arratisurit shqiptar mbështeteshin në mënyrë sekrete edhe nga shërbimi inteligjent i Greqisë. Gjatë viteve 1949-1956 në Shqipëri ishin strehuar rreth 35 mijë grekë të ushtrisë komuniste, të cilët erdhën pas luftës qytetare greke 1945-1949. Grekët e ushtrisë komuniste shiheshin si një rrezik i madh për rrëzimin e qeverisë së Greqisë që mbështetej fort ato viteve nga Anglia dhe SHBA.Libreya-ushtarake-e-Nikos-Akrivojannis-537x335

Ishte prilli i vitit 1952, kur aeroplani i ushtrisë greke që e drejtonte piloti Nikos Akrivojanis u ul në territorin e Shqipërisë. Piloti grek pretendonte se ishte një i arratisur nga Greqia, ndërsa gjykata shqiptare e dënoi me burgim për spiunazh. Për disa vite Nikos Akrivojannis quhej tradhtar, por me kalimin e viteve ai u rehabilitua, pasi u vërteua se kishte qenë me mision të zbulim dhe kundërzbulimit grek në bashkëpunim me CIA.

Nikos Akrivojannis vinte nga një familje greke nga Selaniku dhe babai i tij kishte qenë ushtarak i lartë i rregjimit të Elefteros Venizellos. Akrivojannis për dy vite u stërvit në kampet sekrete të CIA nga 1950-1952, atje mori edukimin komunist, mënyrën politike marksiste-leniniste. Emri i koduar si agjent i CIA, Nikos Akrivojannis ishte “Lokris”. Pas gjykimit Nikos u dërgua në kampet, ku ishin edhe të burgosur të tjerë grekë, të cilët ishin zënë rob gjatë provokimet e gushtit 1949.Nikos-Akrivojannis-225x335

Sipas historianit grek Stavros Dajos gjatë marrjes në pyetje dhe gjyqit nuk doli informata rreth misionit sekret të pilotit Nikos Akrivojannis. Ai u dërgua fillimisht në një kamp në Lushnje ku gjendeshin edhe shumë grekë të tjerë. Në kamp Nikos Akrivojannis krijoi një organizatë sekrete të robëve me synim të t’u arratisur, por u spiunua nga një tjetër bashkëatdhetar pranë autoriteteve shqiptare, kështu që u kap gjatë tentativës në 13 dhjetor 1953. Më tej, u dënua me vdekje nga Gjykata e Beratit në korrik dhe u pushkatua më 14 gusht 1954. Kështu përfundoi piloti grek Nikos Akrivojannis, i cili u ngarkua me mision sekret nga sigurimi i Greqisë dhe CIA, por që në Greqi u gjykua zyrtarisht për tradhti kombëtare, ndërsa në Shqipëri u dënua për spiunazh.me-rroba-piloti-Nikos-Akrivojannis-314x335

(Kosova Sot)