“Bënim dashuri me orar, nuk më kënaqi kurrë…”/ Rrëfimi i rrallë i Tanjës, gruaja e Ahmet Zogut për 4 vjet - Dossier - Kosova Sot
“Bënim dashuri me orar, nuk më kënaqi kurrë…”/ Rrëfimi i rrallë i Tanjës, gruaja e Ahmet Zogut për 4 vjet

“Bënim dashuri me orar, nuk më kënaqi kurrë…”/ Rrëfimi i rrallë i Tanjës, gruaja e Ahmet Zogut për 4 vjet

Është 10 gusht i vitit 1929, një ditë e nxehtë në qytetin bregdetar të Durrësit.

Nga Parisi, kërcimtarja e kabareve Tanja Visirova, falë një kontrate të firmosur me Lalë Krosin, ka mbërritur në Shqipëri, një vend që nuk e kishte shkelur kurrë më parë.

[tanja]

Sipas asaj që i kishin thënë duhet të kërcente “në teatrin mbretëror të Tiranës për Ahmet Zogun, mbretin e shqiptarëve”.

Por e mbajtën në Durrës në një rezidencë ku Zogu do t’i shprehte më pas dashurinë.

Ata jetuan bashkë nga viti 1929, deri në vitin 1933.

Rrëfimin e Tanjas e ka sjellë për DITA diplomati dhe publicisti Idajet Hoxha.

Visirova ka shkuar në ambasadën shqiptare në Francë, ku Hoxha ishte Sekretar i Parë dhe Konsull i Përgjithshëm, e më pas janë bërë miq dhe janë takuar shpesh.

Tanja bëri përpjekje pranë kësaj ambasade në vitin 1977 për t’ju lidhur një pension nga shteti shqiptar si ish-grua e mbretit Zog dhe u interesua për 10 ha tokë në Durrës që Ahmeti ia kishte dhuruar me dokument.

Problemin e ndoqi pikërisht diplomati Hoxha, por pa rezultat.

Rrëfimi i diplomatit bazohet në pohime të vetë Tanjës. Hoxha thotë se babai i saj ishte polak dhe nëna rumune. Ai tregon momentin kur Visirovën e sollën përpara Ahmetit.

“Zogu e priti si i magjepsur. E pyeti për një histori personale të saj. Më pas nxori një dosje dhe i thotë: “Ju duhet të dini Tanja, unë ju njoh mire. Ju kam parë kur kërcenit në Folie Berger. Erdha të të shikoja në mënyrë të fshehtë. Veç kësaj, qëndrimi im në Paris ishte shume i shkurtër’. Më pas ai i tregoi fotografi të Visirovas dhe një hetim të tërë policor, duke shtuar: “Detektivët e mi ju kanë ndjekur. Na duhej të njihnim opinionet tuaja politike. Të mësonim mënyrën e jetesës!’…

Në takimin tjetër Visirova i tregon kontratën. Pasi e lexoi, Zogu i tha:

“Këta janë hajdutë. Kam thënë të bëjnë një kontratë për 25 mijë, ata e kanë bërë për pesëmbëdhjetë mijë franga”. Zogu ishte shumë i egërsuar ndaj ministrave të vet, të cilët, siç thoshte, e vidhnin. Çmimet e të gjitha sendeve që i kishin blerë Tanjas, ishin katërfishuar, ose ishin pesëfishuar në fatura”. 

Hoxha thotë se sipas rrëfimeve të Visirovës “në fund Ahmeti arriti çka dëshironte, por vetëm pas një muaji”.

Ja si shprehet Tanja për marrëdhëniet intime me Zogun:

“Besoj se e kam çuditur, madje jo në pak gjëra. Vinte të më takonte në Durrës, hanim bashkë. Kaloja pasditen me ‘të. Të dy bënim plazh me kostume të rregullta banje. Nuk bëhej fjalë të bënim not nudo megjithëse ia kërkova disa herë. Protokolli parashikonte dhe orët tona të dashurisë. Dashuria bëhej në të njëjtën orë. Zogu, nuk ishte një qenie e ndezur me pasion, por më dashuronte, kishte dobësi të madhe për mua. Por protokolli, kotësitë e funksonit të tij, merrnin frenat dhe i vinin nën kontroll te gjitha gjërat e tjera”.

Për shkak të Tanjës e bija e Shefqet Verlacit që flitej se do fejohej me Ahmet Zogun iu largua atij.

Kur shkuan nga Durrësi në Tiranë, Visirova njohu familjen e Ahmetit, shtatë motrat dhe nënën. Armiqësia e tyre ndaj saj ishte e menjëhershme.

“Unë isha jashtë shijeve të motrave të mbretit. Nuk kisha prirje të njëjta për gjëra të kota. Ndërsa e ëma e detyroi Zogun ti premtonte se asnjë herë, sa të qe gjalle ajo, ky nuk do te merrte për grua, një vajzë që nuk ishte myslimane”.

Zogu e pyeste shpesh për burrat e tjerë në jetën e saj. Visirova tregon:

“Unë kam qenë një grua që mbante marrëdhënie të shumta me meshkuj, por nuk kam qenë nga ato që u japin të pijnë dy tre gota dhe dorëzohen. Për mua dashuria është një festë intime. Që t’i hapem dikujt duhet që ai të jetë edhe miku im veç të tjerave. Zogu nuk diti të zgjonte tek unë këtë ndjesi, në fakt as në dashurinë fizike nuk më kënaqi kurrë. 

Një natë pësova një krize apendisiti. Kërkova mjekun. Kur erdhi Zogu në mëngjes me pyeti: ’Mjeku të pa të zhveshur?! Të preku?’. Unë u tërbova dhe i thashë: ’Ju mbaheni për europian por ju thoni gjëra që vetëm një orjentali i vijnë në mendje. Sa për zhveshjen, i gjithë Parisi më ka parë të zhveshur, ministrat e tu, deputetët me kanë parë lakuriq, ndërsa tani që u sëmura, qenka e ndaluar të më vijë një mjek të më vizitoje!?”

Tanja u zhduk pak përpara takimit të fundit me Idajet Hoxhën, pak pasi ishte botuar një libër kujtimesh ku ajo kishte përmendur raportet me Ahmet Zogun.

Hoxha tregon për DITA:

“Në ambasadë Tanja Visirova kishte lënë një numër telefoni dhe një adresë në Vens, rreth 70 km në veri të Nicës. Disa km para se të futem në qytet, bëra një telefonatë.  Në telefon u përgjigj dikush tjetër që më tha se Visirova ishte larguar nga ajo adresë. I thashë shoferit të shkonim gjithsesi aty.

Pronarja më tregoi se disa ditë më parë aty kishin shkuar dy burra, rreth 60-vjeç. Të veshur mirë, me kravata e kostume të markës ‘Mark & Spencer’. Debatuan gjatë me Tanjën”.  Kuptova që e kërcënuan, dëgjova të flitej për një libër, për diçka të keqe që kishte bërë, por jo më gjatë.

Pas kësaj, Tanja, iku me gjithë bagazhet e saj. Nuk më la adresë” – më tha pronarja e godinës.

Sipas informacioneve që Hoxha mblodhi më pas, kërcënuesit duhet të ishin njerëz të Ahmet Zogut.

“Pikërisht, ato ditë ishte botuar një libër për Tanja Visirovën ku flitej edhe për bashkëjetesën e saj 4-vjeçare me Ahmet Zogun. Prej asaj kohe nuk u bë më e gjallë” – mbyllet rrëfimi i diplomatit për DITA.

(Kosova Sot)

10 orë e 27 minuta më parë
20/09/18