Fotot e rralla të Shkodrës pas luftës, si u lanë 14 burra të pushkatuar në mes të rrugës

  • 08 January 2018 - 10:52
Fotot e rralla të Shkodrës pas luftës, si u lanë 14 burra të pushkatuar në mes të rrugës

Nga Erald Kapri

Shkodra ishte qyteti i fundit ku më pas ushtria gjermanë bëri tërheqjen e madhe nga Shqipëria. Luftime në qytet nuk pati ndërsa gjermanët u larguan qetësisht. Por para largimit ata hodhën në erë urat e qytetit. Me largimin e tyre, qyteti u mor nga forcat partizane. Në Shkodër pati edhe një mision me disa oficerë anglezë që qëndruan në qytet deri në datën 31 janar 1945.

Fotot dhe atmosfera e përshkruar nga oficerët anglezë janë tepër të rralla. Qyteti ziente nga pasiguria. Banorët e Shkodrës u kërkonin llogari britanikëve se kur aleatët do të zbarkonin në Shqipëri. Britanikët rrëfejnë që trupat partizane nuk ishin miqësore me Shkodrën. Çdo familjeje iu ngarkua të strehonte e të ushqente minimalisht 1 partizan. Shumë prej të dyshuarve si antikomunistë u vranë apo u ekzekutuan, raporton “Newsbomb.al”.

Në mes të dhjetorit, një prej oficerëve britanik, Durkan, rrëfen se trupat 14 shkodranëve të pushkatuar u lanë në mes të rrugës në qendër të qytetit.

Ja çfarë raportonte nga Shkodra Kapiteni Durkan i britanikëve: Partizanë me uniformë shkojnë shtëpi më shtëpi pa asnjë dallim dhe kërkojnë para, ushqime, radio, rroba, makina shkrimi, mjete dhe makineri pune të ndryshme. Këto masa po shkatërrojnë privatësinë e familjeve, po rrisin koston e jetesës së tyre dhe këto familje nuk po lihen të qeta. Fola në qytet me një piktor, me një shitës dyqani, murgeshë, punëtor, mjek, drejtor shkolle, hotelier, punonjës librarie dhe një rrobaqepës. Më thanë :”Ne s’mund të vazhdojmë më kështu. Pse britanikët nuk vijnë?! Ne nuk mund të jetojmë kështu”.

Jeta në Shkodër u dokumentua edhe përmes fotografive të oficerëve anglezë si shkatërrimi i urave, rrugët kryesore, kishat, xhamitë, tregu, Kalaja e Rozafës, etj. Shumë prej këtyre pamjeve qyteti i ka ruajtur ende, siç është qendra e Shkodrës.

Image

1-Ura e Bunës e hedhur në erë nga gjermanët

Image

2-Pamje e Shkodrës nga Kalaja e Rozafës

 

Image

3-Kalaja e Rozafës

 

Image

4-Xhamia në Shkodër

Image

5-Xhamia pranë Lumit Drin

 

Image
6-Kisha Katolike në Shkodër

 

 

7-Pamje nga hyrja në Shkodër
7-Pamje nga hyrja në Shkodër
8-Ura e Drinit e hedhur në erë nga gjermanët
8-Ura e Drinit e hedhur në erë nga gjermanët
9-Pamje nga jugu mbi lumin Drin, në muret e Kalasë
9-Pamje nga jugu mbi lumin Drin, në muret e Kalasë
10-Muret e kalasë
10-Muret e kalasë
11-Qendra e qytetit, me pamje nga veriu
11-Qendra e qytetit, me pamje nga veriu
12-Shkodra me pamje nga lindja
12-Shkodra me pamje nga lindja
13-Oficerët britanikë të rrethuar nga populli i Shkodrës duke u kërkuar shpjegime për zbarkimin aleat
13-Oficerët britanikë të rrethuar nga populli i Shkodrës duke u kërkuar shpjegime për zbarkimin aleat
14-Tregu i vjetër në Shkodër
14-Tregu i vjetër në Shkodër
15-Qendra e Shkodrës                                                                                            15-Qendra e Shkodrës