“Si e kam njohur Liri Belishovën, gruan e hekurt që kundërshtoi Enverin”

  • 03 May 2018 - 09:19
“Si e kam njohur Liri Belishovën, gruan e hekurt që kundërshtoi Enverin”

 

Rrahman Parllaku, ish partizan, ish-komandant i Divizionit të mbrojtjes, me detyra të larta në regjimin e asaj kohe por më pas i burgosur politik po nga nga regjimi diktatorial,  ka pak ditë që ka festuar ditëlindjen e 99-të.

Në vitin 1952-1954 caktohet në postin e zëvendësministrit të Mbrojtjes e drejtor i Prapavijës së Ushtrisë dhe mori gradën e lartë të gjeneral-majorit.

Gjatë viteve 1954-1961 do të shërbente si zëvendësministër i Mbrojtjes për përgatitjen luftarake të ushtrisë. Nga viti 1961 deri në vitin 1967 kreu detyrën e komandantit të Forcave Ushtarako-Detare dhe më pas komisar i këtyre forcave dhe iu dha grada gjeneral-lejtnant.

Gjeneral Rrahman Parllaku për të folur për të gjitha këto, por edhe për humbjen e Liri Belishovës ka qenë sonte në emisionin “Studio e Hapur”. Ai e përshkroi bashkëluftëtaren e tij kundër regjimit fashist, Liri Belishovën si një grua të hekurt, me një inteligjencë të jashtëzakonshme që në moshë të re mori detyra të rëndësishme.

Zoti Parllaku ke ta fillojmë me humbjen e zonjës Liri Belishova. Çfarë simbolizon për ju kjo grua?

Të flasësh për Liri Belishovën duhet të flasësh për një njeri që në moshën e rinisë së hershme, 15-vjeçare u përfshi në LANCL dhe në demonstratat e para humbi syrin. Ky fakt nuk e ligështoi por ia shtoi urrejtjen ndaj armikut dhe e bëri më këmbëngulëse. Me inteligjencën e jashtëzakonshme, me guximin dhe vendosmërinë arriti të dalë në udhëheqje. Një vajzë 20-vjeçare arriti të kishte një funksion në drejtim të rinisë që përbënte 95% të forcave luftuese. Në nëntor 44 bashkë me mua u zgjodhëm kandidatë të plenumit. Liria pati një rritje brenda një kohe të shkurtër në detyrat e saj. Kjo falë vendosmërisë.

Kjo nuk e pengoi diktatorin që ta sulmonte?

Liri pësoi dy goditje. Goditja e parë ishte pas vrasjes së Nako Spiros. Atë e përjashtuan nga komiteti qendror. Enveri pasi arriti të përvetësojë dhe të mbajë të fshehuradok që mori Partia Komuniste nga Bashkimi Sovjetik i manipuloi dhe ja vë gjithë fajin Koçi Xoxes dhe vetë doli si shpëtimtar i luftës jugosllave. Kur në fakt ishte ai që nënshkroi marrëveshjet e nënshtrimit ndaj Ish-Jugosllavisë.Ky e manipuloi sikur Nakua ishte vrarë. Por kjo nuk e  bëri Lirinë që të ishte nënshtrues ndaj Enver Hoxhës. Ajo ruajti mendimin e saj. Ajo pati guximin dhe të thtoë fjalën deh të përballet me Hoxhën për problemet e partisë. Kjo e bëri Enverin që të kishte frikë. Goditja qe e tmerrshme. Burrin ja burgosën, vëllezërit gjithashtu. Atë e çuan në malet e Kurvelsiheti. Ishte ajo grua e hekurt që mbijetoi. Goditja e dytë qe me vajzën e saj dhe nuk e lejuan që t’i lagte vajzës buzën me ujë.

Belishova është e vetmja që ka kërkuar ndjesë për krimet e komunizmit, a duhet të ketë të tjerë?

Liria, por edhe e unë në 85 vjetorin tim. Liria bëri autokritikë duke thënë që ne ndihmuam atë sistem. Ne patëm tre detyra në atë kohë. Të çlirojmë Shqipërinë. Thamë se do biem bollëkun dhe se treti thamë se do biem demokracinë, por sollëm diktaturën. Dhe për këtë i kërkojmë popullit falje. Ne duhet ti kishim thirrur më shpejt mendjes.  Liria këtë falje ka kërkuar. Ne i jemi drejtuar edhe Kuvendit dhe kryetarëve te grupeve sepse i vdekuri nuk dënohet me gjyq. Duhet të dënoheshin krimet e diktaturës dhe të mbrohej LANC. Pra kjo luftë ka qene e lavdishëm dhe duhet të shkruhet siç është. Ne ketë donim që të shërbenim të vërtetën.

Janë shumë pak ata që kanë kërkuar falje?

Pak janë këta që kanë pushtet. Ne kemi kërkuar falje zyrtarisht. Asnjë nuk është prononcuar për kërkesën tonë që të dënohet publikisht diktatura…

Si e shpjegoni që politika nuk iu përgjigj kërkesës tuaj?

Ne edhe sot vuajmë pasojat e diktaturës. Ju e dini si shpërtheu populli pas diktaturës dhe deshën të shkatërrojnë  gjithçka. Kjo qe një shpërthim dhe pati një shpërndarje të forcës më të re në të gjithë botën. Ata që mbeten luftuan, por sot pse nuk ngrihen për çështje elementare? Sepse nënshtrimi prej 30 e ca vitesh e bëri popullin tonë të ulë kurrizin dhe të nënshtrohet. Partitë luftojnë për të marrë qeverisjen.

Çfarë mund të thoni për pasardhësit e atyre që dikur ishin në regjimin diktatorial që po qeverisin sot?

Eni unë po jetoj 100 vjetët dhe nuk dua të përziej njerëzit që i shërbyen diktaturës me pasardhësit e tyre. Nuk është e njëjta gjë. Nuk hyj t’i dënoj pasardhësit e tyre. Unë nuk dënoj ata që nuk kanë bërë faje ndaj popullit. Ka pasur edhe fëmijë që kanë dalë kundër prindërve të tyre. Ata që kanë përfituar nga prindërit e tyre do ruajnë kujtimet e prindërve të tyre, ata që kanë vuajtur nga regjimi do ruajnë kujtimet e tyre.

Mendoni që janë aty për shkak të prindërve, trashëgimisë?

Nuk mund të thuash…Ata ruajnë kujtimet për njerëzit e tyre dhe patjetër erdhën në pushtet kur kishin një moshë të pjekurisë. Duhet të kishin një analizë më të plotë për fajësinë e prindërve të tyre dhe jo gjithnjë kjo ndodh dhe veçanërisht tek ne që kemi pasur një trashëgim të patriarkalizmit. Këta fëmijë ndoshta mund ta ruajnë këtë patriarkalizëm por unë nuk mund t’i fajësoj. Edhe ata që nuk janë pasardhës të këtyre familjeve çfarë po bëjnë? Pse kur erdhën nuk i ruajtën dokumentet e komunizmit por i lanë të shpërdoroheshin.

Për Rrahmanin mund të kenë shkruar 30 gazeta por nuk kanë dalë çfarë ishin ata që i shërbyen diktaturës, çfarë krimesh bënë.

Kush i shpërdoroi dokumentet, kush i posedonte?

Ka edhe prej atyre që janë më prejardhje të personave të diktaturës që i përdorin për interesa të tyre në publikimin e shtypit dhe në emisione që janë marrë në dokumente që nuk duhet të shpërdoreshin por duhet të ruheshin për të bërë drejtësi.

Ju keni kërkuar që t’i hiqen të gjitha dekoratat Enver Hoxha?

Unë kam qenë drejtor i personelit në vitet 47-48 dhe atëherë janë dhënë në masë dekoratat. Dekoratat e Enver Hoxhës kam kërkuar publikisht. Nuk mund të kem dhe unë viktima dhe xhelatit i popullit ‘hero i popullit’. Unë po marr veten time nuk po marr ata që shkuan në plumb. Të njëjtat dekorata mban xhelati dhe viktima. Presidenti nuk ka të drejtë të heqë dekoratat por gjyqi ka të drejtë t’i heqë. Gjyqi nuk ua heq të vdekurit. I vetmi organ që kishte fuqi t’i hiqte dekoratat Enver Hoxhës dhe t’ia heqë është parlamenti.

Çfarë përgjigje morët?

Përgjigje mora nga kryetari i Kuvendit që më tha se asnjë nga krerët e grupeve parlamentare nuk ka kërkuar që të prononcohet.

Si u ndjetë për këtë përgjigje?

Si mund të ndihesh kur kërkon një të drejtë dhe nuk të jepet, dhe nuk të plotësohet. Nuk plotësohet në kushtet kur nuk ekziston diktatura. Po jetojmë në një vend që quhet demokratik. Akoma po ruhen nuancat e një pushteti diktatorial. Nuk them që në Shqipëri nuk është bërë gjë, është bërë boll. Edhe në kohën e diktaturës u bënë shumë, u bënë HEC-e, u thanë kënetat, u zhdukën sëmundjet. Edhe pas kësaj ata që u arratisën dhe vuajtën në dyert e botës e kanë ndërtuar e kanë bërë. Puna është sa ne e vlerësojmë këtë dhe sa shteti vetë përpiqet që t’i ndihmojë këtij zhvillimi.

Ju keni shprehur kritika për figurën e Enver Hoxhës dhe thoni se nuk pati rol konkret në luftën NAÇL. Pse ia doli t’i marrë të gjitha meritat dhe ia doli t’iu vrasë dhe burgosi të gjithëve?

Enver Hoxha është udhëheqës politik i luftës jo komandant. Si doli? Prapë është dora e jugosllavëve, manipulimi që ai pati aftësi. Arriti të fitojë besimin e tyre dhe doli në krye. Bashkë me Miladin Popoviç fitoi besimin e tyre dhe ai e nxori në krye të partisë sonë.

Gjatë kohës së diktaturës janë vrarë e burgosur të gjithë gjeneralët. Si ju mundi Enver Hoxha të gjithëve?

Duhet të keni parasysh se proceset nuk janë të një dite. Po ta merrni historikisht deri në gjyqin tonë asnjë nga ata që është dënuar nuk ka shkuar nga plenumi në burg. U përjashtua Sejfulla Malishova, e çoi ministër të arsimit, sa t’i binte nami si udhëheqës. U dënua Tuk Jakova, e bëri zv.ministër të financave pastaj e çoi në burg. Kjo ka shkuar brenda një rrethi të ngushtë që ishte byroja politike.

(Kosova Sot)