E panjohura historike, “Betimi” i Mbretit Zog me Përkrenaren e Skënderbeut

  • 11 September 2018 - 11:20
E panjohura historike, “Betimi” i Mbretit Zog me Përkrenaren e Skënderbeut

Ahmet Zogu u betua si Mbret i shqiptarëve duke u kurorëzuar me një kopje të Skënderbeut, shkruan në një status në Facebook, studiuesi Erald Kapri.

Status i Plotë

E panjohura historike, “Betimi” i Mbretit Zog me Përkrenaren e Skënderbeut

Ahmet Zogu u shpall Mbret i Shqiptarëve me 2 Shtator 1928 nën titullin Zogu i I-rë. Kjo ngjarje që shënon 90-vjetorin e rishpalljes së Monarkisë Shqiptare u la pothuaj në heshtje nga autoritetet shqiptare, ndonëse përbën një nga ngjarjet më të rëndësishme në shtetformimin e shqiptarëve.

Tepër interesante mbeten prapaskenat e Zogut për tu shpallur Mbret. Fillimisht tentoi të marrë titullin Skënderbeu i III-të por hoqi dorë. Shtypi britanik i kohës jep një detaj tepër interesant. Ai u kërkoi autoriteteve austriake të sillnin Përkrenaren e Skënderbeut në Shqipëri me rastin e kurorëzimit të tij.

Austriakët refuzuan të nxjerrin nga muzeu përkrenaren e heroit të shqiptarëve, por i dërguan një kopje Mbretit të Shqiptarëve. Nuk dihet ç’ndodhi me atë kopje sepse ajo nuk u ekspozua.

Për të, ndoshta, lajmi do të ishte kurorëzimi me Përkrenaren e Skënderbeut por lajm botëror u kthye betimi i tij i veçantë me dorën mbi Kuran dhe Bibël.

Më poshtë disa foto interesante; ardhja e Ahmet Zogut në Asamblenë Kushtetuese për të bërë betimin, ulja e flamurit të Republikës Shqiptare për të ngritur atë të Mbretërisë si dhe fotoja e Përkrenares publikuar në shtypin britanik.

41250547_10215388617482289_1220123861454946304_n

41376742_10215388618362311_925882476709019648_n41416063_10215388617642293_7871485360511909888_n41268433_10215388617602292_4127800107913445376_n

(Kosova Sot)