Shqiptarët që arratiseshin nga regjimi komunist merreshin në pyetje nga CIA

  • 04 October 2018 - 08:21
Shqiptarët që arratiseshin nga regjimi komunist merreshin në pyetje nga CIA
Gjatë këtij viti stafi ynë ka marrë në pyetje rreth 40 shqiptarë me informacion, nga rreth 180 refugjatë të marrë në pyetje në total

Në programin e lëshimit të fletushkave gjatë vitit 1956 kemi kryer tre fluturime në Shqipëri ku janë lëshuar rreth 8 milionë fletushka.

Një tentativë për të përdorur forcën e erës u detyruam ta braktisnim prej kushteve të këqija të motit, pas lëshimit të vetëm disa qindra fletushkave CIA skanonte të gjitha shqiptarët që arratiseshin nga regjimi komunist. Në një dokument të deklasifikuar, tregohet se dert në vitin 1957 ishin pyetur rreth 180 persona. Amerikanët tregojnë se ata ishin burime të mira informacioni për të kuptuar se çfarë ndodhte në Shqipëri. Po ashtu tregohen dhe operacione për nxitjen e përçarjeve në PKSH.

Mars 1957 

Progres-raport: Lufta psikologjike në Shqipëri
Raportimet e monitorimit nga kufiri greko-shqiptar tregojnë se transmetimet klandestine dëgjohen në Shqipëri gjatë gjithë vitit dhe po bëhen gjithnjë e më të pëlqyera nga shqiptarët. Shumë refugjatë raportojnë se kanë parë disa fletushka antikomuniste të cilat së bashku me artikujt e lëshuar kanë ngritur moralin e shqiptarëve. Mungesa e inteligjencës së freskët nga Shqipëria dhe e informacioneve nga ambasadat italiane dhe franceze në Shqipëri na kanë shkaktuar pengesa serioze në 1957. Gjithashtu masa e pezullimit të programit të fletushkave nga Departamenti i Shtetit ka qenë një tjetër faktor për reduktimin e fluturimeve mbi Shqipëri, së bashku me mangësitë në staf, avionë dhe nganjëherë të kushteve të pranueshme të motit. Planet kryesore për 1957 përfshijnë nisjen e transmetimeve në radio të tipit Nacional Komunist, ku shkrues dhe folës kryesor shqiptar do të jetë agjenti..., intensifikimin e fushatës së ngacmimeve me postë ndaj zyrtarëve komunistë të rangut të dytë.

Planet e vitit 1956 dhe rezultatet
Planet shqiptare për vitin 1956 përfshijnë ruajtjen e transmetimeve të përditshme radio, intensifikimin e fushatës së fletushkave dhe atë postare. Sipas informacioneve të marra nga refugjatë shqiptarë, veçanërisht dy ish-anëtarë të Partisë Komuniste dhe një agjenti të vetë-deklaruar, transmetimet tona dëgjohen gjerësisht në Shqipëri dhe ushtrojnë influencë të konsiderueshme si ndaj antikomunistëve dhe ndaj anëtarëve të partisë, të cilët i shpërndajnë lajmet në bisedat e tyre me të tjerë. Raportimet e refugjatëve dhe monitorimi i operacionit tregon se programet janë plotësisht të dëgjueshme dhe megjithëse zhurmuesit janë intensivë nuk kanë arritur të kenë efekt pasi ne kemi transmetuar njëkohësisht në dy frekuenca, duke mbuluar frekuencën e Radio-Tiranës dhe duke përdorur teknika të tjera të shmangies së zhurmuesve. Shumica e refugjatëve të marrë në pyetje kanë raportuar se lëshimet e fletushkave dhe të artikujve të vegjël industrialë i kanë dhënë atyre ndjesinë se nuk janë të harruar nga Perëndimi dhe i kanë inkurajuar ata të rezistojnë ndaj regjimit apo të arratisen drejt Greqisë. Deri tani fushata e ngacmimeve me postë nuk ka dhënë rezultate. Ndër pengesat e hasura gjatë 1956 ka qenë mungesa e informacionit të freskët dhe e inteligjencës nga Shqipëria. Megjithë kërkesat e përsëritura për informacion ndaj ambasadës italianë në Tiranë dhe asaj më të paanshme franceze, shumë pak ose fare informacion është marrë. Gazetat dhe publikimet e tjera nga Shqipëria arrijnë te ne disa javë me vonesë kështu që mbetemi të varur nga transmetimet e Radio-Tiranës për lajmet tona nga vendi. Megjithëse në 1956 kemi pasur një numër shumë më të madh refugjatësh sesa vitin e kaluar, kemi pasur vështirësi në marrjen e bashkëpunimit të Greqisë për të na lejuar marrjen e tyre në pyetje. Gjithashtu një sëmundje kronike e një prej agjentëve tanë shqiptarë dhe largimi në SHBA i dy të tjerëve na kanë shkaktuar mungesë personali gjatë vitit.

Operacioni OBTEST
Programi ynë i transmetimit është edicion 16 minutësh i përsëritur katër herë në ditë në dy frekuenca të ndryshme. Rreth tre programe të reja shkruhen çdo javë ndërsa orët mujore të transmetimit arrijnë në 185. Përveç kësaj, me lindjen e ngjarjeve si revoltat në Poloni dhe Hungari kemi transmetuar edicione speciale me slogane patriotike dhe letërsi shqiptare nacionaliste të cilat e kanë rritur minutazhin në rreth 220 orë në muaj. Gradualisht kemi reduktuar fokusin nga Komiteti Shqipëria e Lirë si sponsor i transmetimeve dhe prej prillit 1956 përmendja e tij është hequr fare. Tematika është bërë më pak militante anti-komuniste dhe sulmet ndaj personazheve individuale komuniste i kanë lënë vendin gradualisht argumentimeve për refuzimin nga qeveria shqiptare të dështimit të komunizmit në Shqipëri, të ilustruar me shembuj konkretë të dështimeve të tjera nëpër botë, duke i krahasuar ato me skenarin shqiptar. Ne besojmë se shumica e audiencës sonë, ose të paktën audienca që ne dëshirojmë, janë komunistë shqiptarë prandaj jemi përpjekur të theksojmë paragrafin 6 të udhëzimeve ku thuhet se nuk jemi detyrimisht kundër ushtrimit të detyrës në administratën komuniste por vetëm kundër disa politikave të saj. Apelimet për dezertim me premtime për siguri të personit dhe njëfarë sigurie ekonomike janë bërë herë pas here në transmetimet. Por tema jonë kryesore është fushata e "presionit nga poshtë" me të cilën ne përpiqemi të bindim popullin të rezistojë me mjete jo të dhunshme por në mënyrë të bashkuar për të detyruar regjimin të bëjë tolerime. Në vend që të përsërisim stilin e Zërit të Amerikës apo BBC që transmetojnë lajme nga jashtë, ne jemi përpjekur të komentojmë mbi ngjarjet në Shqipëri për nga rëndësia e tyre për popullin shqiptar.

Operacionet
Në programin e lëshimit të fletushkave gjatë vitit 1956 kemi kryer tre fluturime në Shqipëri ku janë lëshuar rreth 8 milionë fletushka. Një tentativë për të përdorur forcën e erës u detyruam ta braktisnim prej kushteve të këqija të motit, pas lëshimit të vetëm disa qindra fletushkave. Tematika si rinovimi i ofertës së ushqimit, denigrimi i Stalinit dhe përmbledhje të lajmeve janë pikat kryesore të fletushkave. Disa refugjatë të marrë në pyetje në 1956 janë dëshmuar se kanë parë lëshimet e fletushkave të propagandës, por shumica e tyre njihnin vetëm fletushkat e kohës përpara 1956. Një numër i konsiderueshëm tekstesh janë shkruar dhe janë përgatitur për printim, por nuk kanë shkuar në shtypshkronjë ose është hequr dorë prej masës së pezullimit të aktivitetit nga Departamenti. Në 1956 nisi gjithashtu fushata e ngacmimeve me postë e quajtur "Socialisti në Ekzil" me letra të veçanta propagandistike të dërguara rreth 230 komunistëve shqiptarë të nivelit të dytë. Letrat u postuan nga qytete në SHBA, Itali, Paris e Stamboll dhe thoshin se dërgoheshin nga një "socialist i vërtetë marksist" i cili nuk është dakord me metodat e përdorura nga Enver Hoxha, Mehmet Shehu dhe klika shtypëse sovjetike që po "ndërton" socializmin në Shqipëri. Qëllimi i fushatës së postës është inkurajimi i anëtarëve të moderuar të administratës komuniste të kundërshtojnë anëtarët radikalë të regjimit që përfaqësohen nga klika Hoxha-Shehu.

Pyetësorët e refugjatëve
Gjatë këtij viti stafi ynë ka marrë në pyetje rreth 40 shqiptarë me informacion, nga rreth 180 refugjatë të marrë në pyetje në total. Prej tyre është përftuar jo vetëm material për transmetim për dhe informacione të vlefshme operacionale. Pyetësorët i kanë dhënë operacionit një dietë të pasur për materialesh të detajuara dhe informacione ku ne të mbështesim vlerësimet tona. Në planet tona të vitit 1957 presim të lëshojmë sasinë e madhe të fletushkave që është akumuluar. Ne kemi tre agjentë vendas që ose janë të gatshëm ose do të jenë së shpejti, dhe jemi në proces rekrutimi të një agjenti të katërt. Ndër asetet e tjera përfshihen magazina e fshehtë për përgatitjen e fletushkave dhe teksteve të radios, si dhe një ambient i dytë që përdoret për marrjen në pyetje të refugjatëve. Vitin që vjen përpjekjet tona kryesore do të shkojnë për radio-propagandën, për arsye të fakteve të mëposhtme: Viti 1957 pritet të ketë një kapje të mirë të transmetimeve në Shqipëri. Informacion i raportuar dhe i konfirmuar është marrë nga refugjatët se ka numri i radiove në përdorim dhe të tjera në shitje janë rritur disi gjatë vitit të kaluar. Kjo dhe fakte të tjera justifikojnë vazhdimin e operacioneve të transmetimeve. Ndërsa për fletushkat do të respektohet politika e departamentit për një numër më të reduktuar, pasi fluturimet dhe lëshimet e shpeshta mund të interpretohen si si shenja të premtimit të çlirimit të vendit në një të ardhme të afërt. Fakti që shumica e audiencës sonë të transmetimeve janë komunistë dhe anëtarë të partisë, na bën të besojmë se tipi i "nacional-komunistit" për transmetimet radio është arma më e efektshme për të shkaktuar mosmarrëveshje brenda partisë komuniste. Nevoja për të dhënë mbështetje për këtë tip transmetimesh do të thotë se duhet të reduktojmë disi tekstet radikale anti-komuniste, por ato gjithsesi do të vazhdojnë por me fokus kryesor në paragrafin e joshjes ndaj zyrtarëve të nivelit të dytë. Tematika e "presionit nga poshtë" do të vazhdojë të jetë paqësore dhe evolucionare me objektiv detyrimin e qeverisë për të bërë tolerime ndaj popullatës. Në lidhje me rritjen e numrit të fletushkave të lëshuara për çdo fluturim do të na nevojiten avionë të tipit të ri dhe pajisje të reja. Por rritja e masës së fletushkave do të jetë gjithsesi e vogël , si prej paralajmërimeve të qendrës dhe prej mundësisë së interpretimit të teksteve më agresive si një premtim se Shtetet e Bashkuara po përgatiten të çlirojnë Shqipërinë. Nëse kemi sukses në fushatën aktuale të "Socialistit në Ekzil" dërgesat e letrave me postë do të shtohen dhe bashkë me to ne shpresojmë të dërgojmë dhe broshura të vogla ku do të tregohet nevoja për reforma në Shqipëri.

(Kosova Sot)